Kosova dhe Serbia detyrimisht duhet arritur marrëveshjen për tu pajtuar, bashkësia ndërkombëtare nuk ka investuar kot së koti 24 vjet për ta ndërtuar një shtet të ri dhe të përfundon me një storje të dështuar

Kosova dhe Serbia detyrimisht duhet arritur marrëveshjen për tu pajtuar, bashkësia ndërkombëtare nuk ka investuar kot së koti 24 vjet për ta ndërtuar një shtet të ri dhe të përfundon me një storje të dështuar
Kosova dhe Serbia detyrimisht duhet arritur marrëveshjen për tu pajtuar, bashkësia ndërkombëtare nuk ka investuar kot së koti 24 vjet për ta ndërtuar një shtet të ri dhe të përfundon me një storje të dështuar

Hajrullah Ternava

  • 24 September 2023 - 08:55

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Tani e mbi 23 vite nga çlirimi i Kosovës, me ato bombardime të NATO-s të vitit 1999, kur Serbia u detyrua ta nënshkruaj kapitullimin e Kumanovës, dhe nga ajo kohë e deri më tani janë bërë angazhime të ndryshme të ndërmjetësimeve për një pajtim të mundshëm mes këtyre dy shteteve Serbi--Kosovë, edhe që nga çlirimi i Kosovës e deri më tani sovranitetin e saje e siguron KFOR si pjesë përbërëse e NATO-s, dhe gjithë ky investim i ndërkombëtarëve për një pajtim të mundshëm duhet përmbyllur me sukses, gjithsesi se duhet të besohet në një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Duhet të jemi real dhe të sigurt se këto investime nuk do të shkojnë për së koti, prandaj tani do të përdoren metoda të ndryshme nga ndërkombëtarët për tu arritur ai qëllim i pajtimit në mes të dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

 

 Edhe vizita e fundit e komandantit të KFOR-it Ristucia në Beograd, dhe mesazhi që ka dhënë atje, është porosia më serioze dhe direkt për Serbinë, që të mos provoj të luaj me demonstrim të armëve në drejtim të Kosovës, por të vazhdohet dialogu dhe të arrihet marrëveshja që siguron paqe dhe stabilitet në rajon. Komandanti i KFOR-it Ristucia ka thënë në Beograd se veç një zgjidhje politike Kosovë-Serbi mund të sjellë paqe e stabilitet të pakthyeshëm. Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, këto komente i ka bërë gjatë qëndrimit në Beograd ku u takua të martën me Milan Mojsiloviq, shefin e shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe. KFOR-i ka njoftuar se “ata diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rëndësinë e ndërveprimit dhe bashkëpunimit efektiv ndërmjet komandantit të KFOR-it dhe shefit të mbrojtjes serbe”. Gjeneralmajor Ristuccia në kryeqytetin serb zhvilloi edhe një takim edhe me ambasadorët e BE-së dhe të QUINT-it, të organizuar nga ambasadori italian, Luca Gori. Në njoftim thuhet se “Ambasadorët shprehën vlerësimin e tyre për punën jetike të KFOR-it në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe sigurimin e lirisë së lëvizjes në Kosovë për të gjitha komunitetet, bazuar në mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në komunikatën e KFOR-it. Po ashtu Komandanti iu drejtua publikut në një konferencë për media, ku foli edhe për rëndësinë e një zgjidhjeje politike mes Kosovës dhe Serbisë. “Vetëm një zgjidhje politike mund të sjellë një paqe dhe stabilitet të pakthyeshëm në zonë. Kjo është arsyeja pse NATO vazhdon ta mbështesë plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe përpjekjet e tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka deklaruar gjeneralmajor Ristuccia. Ai ka treguar se si mandati i KFOR-it u karakterizua me “menaxhim të përhershëm të krizës”, duke theksuar se “sulmet e paprovokuara ndaj trupave të NATO-s në veri të Kosovës më 29 maj 2023 paraqesin momentin më të madh të tensionit në dekadën e fundit”. A është tregimi i forcës së “muskujve” të NATO-s ndaj Serbisë, formula e vetme e eliminimit të rrezikut nga projektet e shërbimeve sekrete serbe, dhe grupeve kriminale në veri, për rikthim të trazirave, rrezikim të sigurisë atje dhe pamundësimin e funksionimit të organeve legjitime të shtetit të Kosovës, në kohën kur po bisedohet e bëhen përgatitjet edhe për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetarë komune në katër komunat veriut. Këto aktivitete te shpeshtuara të ndërkombëtarëve për një pajtim të mundshëm na japin shpresë se edhe pajtimi mes këtyre dy shteteve nuk është i largët, dhe ky pajtim do të ju kontribuonte këtyre dy shteteve që sa më shpejtë të anëtarësohen në NATO si dhe në BE dhe institucione tjera ndërkombëtare, dhe të jetojnë në fqinjësi të mirë mes veti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".