Rezoluta e PE-së për zhvillimet në Kosovë duhet të nxirret bazuar në gjendjen reale të krijuar me ndërhyrjen terroriste nga shteti serb

Rezoluta e PE-së për zhvillimet në Kosovë duhet të nxirret bazuar në gjendjen reale të krijuar me ndërhyrjen terroriste nga shteti serb
Rezoluta e PE-së për zhvillimet në Kosovë duhet të nxirret bazuar në gjendjen reale të krijuar me ndërhyrjen terroriste nga shteti serb

Muhamet Kelmendi

  • 07 October 2023 - 09:14

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Zërat që dëgjohen në Parlamentin e Evropës janë në vijën e ruajtjes së paqes dhe të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Në parlament kishte mendime se nuk duhet lejuar ndonjë autonomi për minoritetin serb në Kosovë. Arsyeja e diskutimit të tillë mbështetej në rrezikimin e shtetit, duke u vu kjo autonomi nën komandën e shtetit serb.

-Deputeti krot, z. Ilcic Ladislav tha: "Duhet thënë qartë se pas sulmeve të fundit terroriste serbe, asnjë autonomi serbe në Kosovë nuk është e mundur. Do të ishte thjesht një faktor paqëndrueshmërie në telekomandën e Beogradit. Le ti japim shansin një Kosove demokratike, dhe kjo bëhet e mundur vetëm me prerjen e të çarave të oktopodit të Serbisë së madhe". Mendim të përafërt kanë shprehur edhe disa deputet të tjerë austriake dhe gjerman në Parlamentin e BE-së. Disa udhëheqës të shteteve në takimin në Spanjë kërkuan dënimin e shtetit serb. Kryeministri kroat kërkoj për shkak të aktit agresiv e terrorist në Bansjkë të Zveçanit sanksione ndaj shtetit serb, në mënyrë që të kuptohen pozita dhe detyrat e Serbisë.

Reagime pati edhe nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, nga deputetët anglez, senator e kongresmen amerikan. Pritet edhe një Rezolutë e Parlamentit të Unionit të Evropës të nxirret mbi gjendjen e krijuar dhe shtetin serb. Faktet tregojnë se rasti i agresionit i terroristëve serbë ka bërë kthesë pozitive në raportet dhe pozitën e Kosovës dhe të Serbisë. Kjo gjendje e rrezikoj tërë strukturën e sigurisë në rajon. NATO po dërgon forca të reja në veri me kufirin serb. Anglia po e rritë numrin e ushtarëve në KFOR në 600. Edhe Turqia ka dërguar forca të reja. Pritet që edhe RF e Gjermanisë të dërgon ushtar të tjerë në Kosovë. Gjendja po vihet nën kontroll. Por, pa e bërë të qartë dhe pa u dënuar shteti serb nuk ka paqe. Këtu mendoj në marrjen e sanksioneve ndaj Serbisë dhe përgjegjësve në Serbi. Natyrisht se kërkohet të rishikohet edhe Marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015, sikundër edhe plani Franko-Gjerman, ku shihet një lloj Autonomie për minoritetin serb në veri të Kosovës. Terrori i bërë në Banjska është shembull se si Serbia e keqpërdorë këtë minoritet në veprime terroriste kundër Republikës së Kosovës. Shteti serb u tregua shtet terrorist që angazhohet kundër çdo parimi të BE-së, NATO-s dhe t Evropës si kontinent.

Serbia e futi në zbatim metodën e njëjtë të agresionit terrorist, si rusët në Krime, në Donjezk, në Luhansk dhe në vendet tjera të Ukrainës. Pushtimi i veriut të Kosovës ishte programuar dhe planifikuar në Beograd. U veprua me një agresivitet të theksuar terrorist. Shteti i Kosovës ishte në rrezik. Qëllimi ishte pushtimi dhe ndarja e veriut. Terroristët ikën. Ikën në Serbi. Disa shkuan në spitale dhe të tjerët u kthyen tek shteti terrorist. Mbetën edhe tre terrorist të vrarë. Serbia nuk i kapi. Nuk po i kthen në vendin e terrorit. Mbajti si shtet edhe ditë zie për terroristët e rënë në Banjskë të Kosovës. Kështu doli në shesh një Serbia terroriste dhe tregoj se është organizatore dhe komanduese e terroristëve në Ballkan. Thjesht u tregua se Serbia nuk është vend paqësor dhe nuk punon për fqinjësi të mirë.

U pa terrori. Këtej duhet të pësoj ndryshim edhe dialogimi dhe ndërmjetësit. Paraprakisht kërkohet të vihen masa ndaj Serbisë. Terroristët kërkohet të ekstradohen në Kosovë dhe kuptohet se tërë plani i deritashëm duhet të pësoj ndryshime. Bazë e dialogimit kërkohet të jetë njohja reciproke dhe respektimi i shtetësisë; garantimi i paqes dhe i integritetit territorial. Në Kosovë nuk duhet lejuar autonomi, shtet në shtet; sistem federativ a konfederativ. Kosova është dhe duhet të mbetet shtet dy shkallësh.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".