Presidenca dhe Qeveria nuk dorëzohen përballë shantazhit të KPK-së

Presidenca dhe Qeveria nuk dorëzohen përballë shantazhit të KPK-së
Presidenca dhe Qeveria nuk dorëzohen përballë shantazhit të KPK-së

Gani Qarri

  • 09 November 2023 - 17:02

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Pas refuzimit të Presidentes së vendit, të deklaruar edhe zyrtarisht, se nuk do ta dekretojë emrin e propozuar për kryeprokuror të shtetit, më në fund dhe atë pa vonesa të mëtejme të qëllimshme, Këshilli Prokurorial i Kosovës, është i detyruar që ti bindet ligjit e Kushtetutës dhe të tërhiqet nga kushtëzimi ndaj Presidentes së shtetit që në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën ta dekretojë medoemos Blerim Isufajn për kryeprokuror shteti, emrin e të cilit edhe pse ajo ka refuzuar ta dekretojë, KPK-ja të njëjtin kandidat përsëri e ka ri proceduar dhe dërguar në Presidencë me kërkesë të re për ta dekretuar.

 

Se Kosova vërtetë ka nevojë urgjente për një sistem të njëmendtë të drejtësisë, të spastruar dhe të reformuar rrënjësisht nga elementët e inkriminuar, e thotë edhe raporti i fundit i Progresit të Bashkimit Evropian, në të cilin theksohet publikisht, se përparimet në sistemin e drejtësisë, janë krejtësisht simbolike dhe Kosova ende është në "fazë të hershme" të zhvillimit të një sistemi gjyqësor që vërtetë, funksionon mirë! Kështu që, pas refuzimit të Presidentes së vendit, të deklaruar edhe zyrtarisht, se nuk do ta dekretojë emrin e propozuar për kryeprokuror të shtetit, më në fund dhe atë pa vonesa të mëtejme të qëllimshme, Këshilli Prokurorial i Kosovës, është i detyruar që ti bindet ligjit e Kushtetutës dhe të tërhiqet nga kushtëzimi ndaj Presidentes së shtetit që në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën ta dekretojë medoemos Blerim Isufajn për kryeprokuror shteti, emrin e të cilit edhe pse ajo ka refuzuar ta dekretojë, KPK-ja të njëjtin kandidat përsëri e ka ri proceduar dhe dërguar në Presidencë me kërkesë të re për ta dekretuar. Por vendimi refuzues për dekretim të Isufajt nga ana e Presidentes Osmani është përshëndetur publikisht dhe mbështetur në mënyrë zyrtare edhe nga Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e cila ka deklaruar se nuk ka rrugë tjetër ligjore të këtij procesi, përveç përsëritjes së konkursit, kthimit në pikën zero dhe sigurimit të transparencës së plotë në proces kandidimi, intervistimi dhe vlerësimi të kandidatëve të rinj që do të paraqiten për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Ministrja deklaron; “Mirëpres letrën e Presidentes Vjosa Osmani për mos dekretimin e Blerim Isufajt si Kryeprokuror i Shtetit, për arsyet që i ka përmendur edhe në letër presidentja Osmani. Duke pasur parasysh se Kryeprokurori i Shtetit ka mandat 7 vjeçar, procesi i përzgjedhjes së tij, sigurisht që duhet të jetë transparent e meritor, dhe jo në përzgjedhjen e tij, të ndikojnë grupet e interesit apo individë brenda sistemit në mënyrë që të sjellin një rezultat që dihet para se ai të ndodh. Prandaj, unë e mbështes presidenten Osmani në letrën që e ka adresuar” është shprehur Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, madje ajo e ka kritikuar ashpër Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), i cili ia ka dërguar sërish presidentes Vjosa Osmani, emrin e Blerim Isufajt për dekretim në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, pavarësisht arsyetimit të kundërshtimit dhe mos dekretimit të emrit të tij, nga ajo. Sipas Haxhiut, propozimi i emrit të njëjtë nuk ka bazë kushtetuese as ligjore, ndaj nuk e di se ku dhe në çka është bazuar “Këshilli Prokurorial kur e ka dërguar emrin e njëjtë për dekretim, te presidentja Osmani, përderisa dihet se ky proces duhet të kthehet në pikën zero dhe do të kthehet në pikën zero”, ka deklaruar Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. Se Kosova vërtetë ka nevojë urgjente për një sistem të spastruar dhe të reformuar rrënjësisht të drejtësisë, e thotë edhe raporti i fundit i Progresit të Bashkimit Evropian, sipas të cilit, përparimet në këtë drejtim janë krejtësisht simbolike, madje sipas raportit, Kosova është ende në një "fazë të hershme" të zhvillimit të një sistemi gjyqësor që funksionon mirë. Për aq më tepër, në raport thuhet se ka pasur vetëm, progres të kufizuar, ku mbetet e domosdoshme nevoja për të forcuar mjetet ekzistuese që mbrojnë integritetin, përgjegjshmërinë, pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë. Dhe megjithëse Ministrja e Drejtësisë dhe krerët e institucioneve kryesore të sistemit të drejtësisë kanë nënshkruar një deklaratë, për angazhim me plan të përbashkët veprimi për futjen e reformës në drejtësi, nevojitet një përkushtim më i madh për të arritur rezultate të prekshme, në këtë drejtim thuhet në raport.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".