BE-ja duhet të tregohet e sinqertë me Kosovën dhe qytetarët, le të tregon se çfarë modeli të Asociacioni po na ofron

BE-ja duhet të tregohet e sinqertë  me Kosovën dhe qytetarët, le të tregon se çfarë modeli të Asociacioni po na ofron
BE-ja duhet të tregohet e sinqertë  me Kosovën dhe qytetarët, le të tregon se çfarë modeli të Asociacioni po na ofron

Skender Mulliqi

  • 09 November 2023 - 17:00

 Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Është koha e transparencës politike të BE-së, të tregon se më çfarë asociacioni kemi të bëjmë konkretisht, nëse dëshirojnë të eliminojnë luftën e re shqiptaro-serbe në rajon. Nëse Asociacioni është jashtë normave të Kushtetutës tonë, atëherë nuk duhet pranuar në asnjë mënyrë një asociacion të tillë, që paraqet herëdo kurë rrezik për shpërbërjen e shtetit multi etnik të Kosovës, sipas Planit të Marti Ahtisarit.

 

Bandat terroriste serbe po operojnë në mbarë rajonin, e prapa tyre fshihet, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, I cili po e sforcon idenë megalomane e shoviniste të botës serbe. Në të njëjtën kohë, duke u fshehur prapa këtyre bandave terroriste po tenton ndarjen e Kosovës. Tentimi i fundit të aktit terrorist tragjik të pushtetit serb, u thye turpshëm nga forcat tona policore në Banjskë. Parlamenti Evropian ishte dashur ti bënë thirrje komisionit të Evropës , për çka edhe kishte premtuar, që të marrë masa kundër pushtetit të Vuçiqit, por që ende nuk është bërë e ditur se çka është duke u punuar në këtë drejtim. Vetë fakti se ka shumë mundësi që ngjarja e Banjskës të tejkalohet në heshtje, flet fakti se nga ndërmjetësit ndërkombëtar në bisedime po kërkohet me ngulm vetëm implementimi i Asociacionit me një autonomi të gjerë për serbët në veri, që është presedan i llojit të vetë, kur dihet se minoriteti serb gëzon të drejta më shumë se çdo minoritet tjetër në botën demokratike . Është shumë i çuditshëm fakti tjetër pse është kërkuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që mos të shpaloset e gjitha ajo që është biseduar në takimin e fundit të Brukselit lidhur me temën e asociacionit. Është koha e transparencës politike të BE-së, të tregon se më çfarë asociacioni kemi të bëjmë konkretisht, nëse dëshirojnë të eliminojnë luftën e re shqiptaro-serbe në rajon. Nëse Asociacioni është jashtë normave të Kushtetutës tonë, atëherë nuk duhet pranuar në asnjë mënyrë një asociacion të tillë, që paraqet herëdo kurë rrezik për shpërbërjen e shtetit multi etnik të Kosovës, sipas Planit të Marti Ahtisarit. Se Vuçiqi dhe Dodik janë aleat dhe argat të Putinit e kanë dëshmuar shumë herë me vizitat e tyre Moskës zyrtare dhe me deklarimet politike. Dodik jo që po kërkon shkëputjen e Republika Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina-ja, por po deklarohet haptazi për formimin e Serbisë së Madhe, çka mori kritika verbale , por jo edhe masa të rrepta nga BE-ja dhe Amerika .Bandat e tyre po operojnë për këtë qëllim ne Bosnje, Mal të Zi dhe në Kosovë. Serbisë nuk i intereson asnjë Asociacion, vetëm ai i vitit 2013, që është një tjetër Republika Srpska në Kosovë. Vuçiqi përfundimisht po përçon mesazhe lufte, duke promovuar çetnikizmin përmes promovimit të bustit të Drazha Mihaloviqit, dhe asnjë reagim ndaj kësaj ngjarje nga BE-ja. Relativizmi i të gjitha këtyre që i potencova dhe shumë të pathënave me këtë rast për regjimin kriminal të Vuçiqit , paraqesin rrezik për paqen në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Vuçiqi është njeriu i gjenocidit dhe i spastrimeve etnike në Bosnjë dhe në Kosovë, më rastin e shpërbërjes të ish –Jugosllavisë,tjetër ai nuk bëhet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".