Kushtëzimi i Asociacionit nga Kryeministri, hapi më i rëndësishëm politik që detyron Serbinë për njohjen formale defakto të pavarësisë

Kushtëzimi i Asociacionit nga Kryeministri, hapi më i rëndësishëm politik që detyron Serbinë për njohjen formale defakto të pavarësisë
Kushtëzimi i Asociacionit nga Kryeministri, hapi më i rëndësishëm politik që detyron Serbinë për njohjen formale defakto të pavarësisë

Gani Qarri

  • 18 November 2023 - 09:13

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi e ka bërë publik qëndrimin zyrtar të shtetit të Kosovës, se pa nënshkrim të marrëveshjes nga të dyja palët dhe garanci për zbatim nga Bashkimi Evropian dhe SHBA si ndërmjetësues të dialogut, nuk do të niset fare me themelimin e Asociacionit, meqë na duhet garancia nga BE dhe SHBA, të cilat të dyja, tash e sa kohë, janë bashkë në procesin e ndërmjetësimit.

qartësimit të plotë të pozicionit të Qeverisë së Kosovës, është koha e fundit që partitë politikë të jenë unike dhe të flasin me një zë, rreth masave konkrete të veprimit për jetësimin e marrëveshjes, e cila tash e sa kohë është parë qartë, se duhet kushtëzuar me nënshkrimin e saj në pako nga presidenti serb Vuçiq, në mënyrë që Serbia, të mos lejohet të luaj më, tani as në të ardhmen me marrëveshjet, siç ka vepruar në dekadën e kaluar, duke mos i zbatuar marrëveshjet e dakorduara, duke zbatuar vetëm pjesërisht ato, në pikat që Serbisë i kanë konvenuar, apo dërguar edhe në Gjykatë Kushtetuese të Serbisë për tu anuluar tërësisht.

Kështu që, përderisa zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi e ka bërë publik qëndrimin zyrtar të shtetit dhe qeverisë së Kosovës që të mos niset fare me themelimin e Asociacionit pa nënshkrim të marrëveshjes nga të dyja palët dhe pa garanci për zbatim nga Bashkimi Evropian dhe SHBA si ndërmjetësues të dialogut, qëndrim ky i cili u bë publik pas takimeve me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, tanimë nuk ka paqartësi dhe kërkohet unitet, pozitë-opozitë për përmbylljen e bisedimeve maratonike me Serbinë, duke mbrojtur Kosovën nga pasojat eventuale. Në fakt është shumë pozitive, që në deklarimin e tij pas përfundimit të takimit, zëvendëskryeministri Bislimi ka deklaruar qartë, se pa u nënshkruar të tri marrëveshjet, nuk do të fillojë puna për formimin e Asociacionit, për këtë vendim i kemi treguar Lajçakut se kemi pozicion të qartë siç e ka dhënë edhe vet Kryeministri Kurti më 26 tetor, është shprehur ai! Sipas Bislimit drafti që i është sjellë Kosovës ka pasur kujdes të shtuar për Kushtetutën e Kosovës, ndaj s’kemi pasur nevojë për sqarime shtesë nga ana e BE-së dhe jemi treguar të gatshëm ta pranojmë dokumentin në plotëni, nëse atë e nënshkruan edhe Serbia, së bashku me dy dokumentet tjera.

Por, pa nënshkrim, nuk mund të nisë puna, pasi duhen garanca që kemi marrëveshje valide, e cila pastaj krijon obligime edhe për palën tjetër, e nëse është draft-dokumenti në harmoi të plotë me Kushtetutën – do ta vendosë Gjykata Kushtetuese e Kosovës. ”, ka thënë zv.Kryeministri Bislimi. Ai ka vlerësuar se pika më e rëndësishme e takimit të 16 nëntorit, ka qenë diskutimi për finalizimin e draftit të sekuencimit të marrëveshjes bazike të 17 shkurtit dhe aneksit të 18 marsit, të këtij viti. “Drafti i ri e fut për herë të parë paralelizmin e plotë në zbatimin e marrëveshjes apo zbatimit më të balancuar dhe ne jemi përpjekur që për këtë draft t’i japim komentet finale në mënyrë që të jetë i pranueshëm për palën tonë. Ndaj kësaj radhe, mendon se ka pasur një lloj gatishmërie nga Lajçaku që t’i akomodojë propozimet tona sepse janë argumentuar mirë deri në detaje”, deklaroi Bislimi, derisa ka sqaruar se pas takimit të zhvilluar komentet do të dërgohen në formë të shkruar, në mënyrë që ato të inkorporohen në draft-dokument, për të ecur tutje, nëse për këtë ka gatishmëri edhe pala tjetër, në këtë rast Serbia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".