
Lexoni edhe:
Jemi lodhur duke pritur Vettingun e premtuar për një drejtësi të pastruar nga nëntoka e krimit të organizuar
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Nuk kemi ende të dhëna se z.Emanuel Macron apo z. Olaf Scholz, sikundër edhe kompetentët në Bruksel, që ti kenë bërë plotësisht të qarta qëndrimet e tyre ndaj shtetit serb. Fakte ende nuk ka! Kemi vetëm deklarata të ndryshme, prej të cilave nuk del se po bëhet presion ndaj Serbisë.
-Deklarata e fundit e z. Macron është vetëm një shqetësim i shprehur mbi gjendje. Z. Macron tha:
" Jam i shqetësuar për Kosovën, por jo i frikësuar për një rifillim të konfliktit". Me këtë mendon z. Macron se Asociacioni është mjet i realizimit të interesave serbe në Kosovë dhe se me këtë organizim nuk ka frikë për një rifillim të konfliktit në Kosovë. Në vizitën e sllavomadhit Lajçak në Beograd u kërkua që të zgjerohen kompetencat e Asociacionit edhe në fusha tjera ekzekutive. Krimineli Vuçiq mendon se Asociacionit të pranuar nga z. Kurti mund ti shtohen edhe disa kompetenca në fushën ekzekutive dhe Asociacioni të fiton statusin e Autonomisë së zgjeruar politike, juridike e shoqërore- ekonomike. Këtu mbështetet deklarata e z. Macron.
Me këtë status mendohet se nuk ka konflikte te armatosura në Kosovë me shtetin serb. Mirëpo, ky status është përfundimi i fundit i Republikës së Kosovës.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë do ta dërgon Kosovën në dy pozita : 1. Vazhdon konflikti dhe lufta në Kosovë e më gjerë shqiptaro-serbe dhe
2. Krijohen kushtet me luftë për tërheqjen e vijës së re të kufirit me shtetin serb. Zgjidhje tjera me Asociacion nuk priten. Asociacioni dërgon në konflikte ushtarake.
Kjo veç dihet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".