Koalicioni i liderëve nacionalist në pushtet në Serbi, sfidë serioze me përmasat rajonale për paqen, stabilitet dhe siguri

Koalicioni i liderëve nacionalist në pushtet në Serbi, sfidë serioze me përmasat rajonale për paqen, stabilitet dhe siguri
Koalicioni i liderëve nacionalist në pushtet në Serbi, sfidë serioze me përmasat rajonale për paqen, stabilitet dhe siguri

Hajrullah Ternava

  • 21 December 2023 - 07:54

Shkruan: ANALISTI- Harullah Tërnava

Tani më ashiqare po shihet se zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme në serbi janë provokuar qëllimisht nga vetë Aleksandër Vuçiq, për ti manipuluar ato dhe ruajtur vazhdimësinë e pushtetit, por me një koalicion të ri të zgjeruar në të cilin janë përfshirë të gjithë përgjegjësit për krime luftë në luftërat e kaluara në rajon dekadat e fundit, nga të cilat pasoj edhe shpërbërja e ish Jugosllavisë.

-Duke i marrë parasysh situatat politike në rajon, e sidomos politikat në Serbi, që zhvillohen pa ndërpre në mënyra konfliktuoze, sikur që ndodhi edhe sulmi terrorist ndaj Kosovës më 24 shtator 2023, ende sikur që po vërehet edhe më Serbia tutje ka tendenca të përsëritjes së sulmit ndaj territorit të Kosovës. Për ta parandaluar këtë rrezik faktori ndërkombëtar gjithsesi duhet ta shfrytëzon situatën e zgjedhjeve në Serbi si pretekst të manipulimit të zgjedhjeve, nga ana e pushtetarëve në krye me Vuçiqin, dhe ta ketë pikërisht argumentin e fuqishëm të manipulimit të zgjedhjeve në serbi nga klani i koalicionit të Aleksandër Vuçiqit me aleatët, për ta kushtëzuar qeverinë re serbe dhe detyruar që ti distancohet nga politika agresive dhe ti respekton marrëveshjet e fazës së kaluar të dialogut, ku bëjnë pjesë edhe dy marrëveshjet e fundit e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit.

Tani më ashiqare po shihet se zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme në serbi janë provokuar qëllimisht nga vetë Aleksandër Vuçiq, për ti manipuluar ato dhe ruajtur vazhdimësinë e pushtetit, por me një koalicion të ri të zgjeruar në të cilin janë përfshirë të gjithë përgjegjësit për krime luftë në luftërat e kaluara në rajon dekadat e fundit, nga të cilat pasoj edhe shpërbërja e ish Jugosllavisë. Procesi zgjedhor i manipuluar skajshmërisht në Serbi nga partitë në pushtet, është evidentuar dhe denoncuar nga të gjitha organizatat ndërkombëtare që vëzhguan së afërmi zgjedhjet e 17 nëntorit. Për parregullësit e norme në zgjedhje reagoi edhe Komisioni Evropian duke shprehur shqetësimin serioz për procesin zgjedhor në Serbi, duke ju kujtuar autoriteteve serbe se zgjedhjet e lira dhe demokratike janë edhe kriter bazë për procesin e integrimit në BE. “Komisioni Evropian shprehu shqetësimin për procesin zgjedhor në Serbi, duke konsideruar se funksionimi i duhur i institucioneve demokratike është kushti kryesor për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian”, tha ajo.

Në konferencën e mbajtur në selinë e BE-së, u theksua se Komisioni pret raportin përfundimtar nga vëzhguesit dhe rekomandimet për zgjedhjet e ardhshme, të cilat duhet të zbatohen sa më shpejt dhe para zgjedhjeve të ardhshme. Autoritetet në Serbi pritet që në mënyrë transparente të ofrojnë raporte të besueshme për parregullsitë e përmendura zgjedhore, shtoi ajo. Këtu përfshihen akuzat për zgjedhjet lokale në Beograd dhe komunat e tjera me thirrje drejtuar lidershipit politik serb për të siguruar një dialog konstruktiv të të gjithë spektrit politik. Kreu i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që vëzhgoi zgjedhjet në Serbi, Stefan Schennach, tha se e vërteta në Serbi është disi tronditëse, sepse zgjedhjet nuk ishin të drejta, se votat u manipuluan dhe se mbi të gjitha ky është një problem për një vend që dëshiron të ecë në rrugë demokratike dhe evropian. “Ajo që pamë ishte një fushatë e tërë e dominuar nga presidenti. Kjo nuk është punë e presidentit.

Presidenti është një person neutral që duhet të garantojë për vendin dhe për të gjithë njerëzit. Por presidenti aktual i menaxhoi zgjedhjet dhe ishte kandidat në të gjitha nivelet, pavarësisht nëse ishte fshati apo e gjithë republika,” ka deklaruar Stefan Schennach. Kundër manipulimit të egër të zgjedhjeve në serbi ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Prishtinë Jörn Rohde, duke shpërndarë një reagim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, e cila ka reaguar për zgjedhjet në Serbi, që u mbajtën 17 dhjetor, të fituara nga partia e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, por OSBE/ ODIHR ka evidentuar një mori shkeljesh. Këto shkelje përfshijnë keqpërdorime të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votës. Për Gjermaninë një gjë e tillë është e papranueshme, e sidomos kur Serbia është shtet kandidat për integrim në Bashkimin Evropian (BE).

E këtë deklarim të MPJ-së gjermane e shpërndau ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde. Abuzimi i thellë me procesin e zgjedhjeve në Serbi, i cili nxori fitues bllokun radikal që është trumbetues i politikës luftënxitëse e konfliktuoze në rajon, e kanë kritikuar dhe kanë shprehur shqetësim për mënyrën e menaxhimit edhe zyrtarët e lartë të BE-së. Përmes një deklarate të përbashkët për media, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi, thanë se në mesin e parregullsive gjatë zgjedhjeve parlamentare, lokale dhe krahinore në Serbi, përfshihen edhe ato të raportuara në kryeqytetin serb, Beograd dhe komuna të tjera. “Ne marrim parasysh gjetjet preliminare dhe konkluzionet e vëzhguesve ndërkombëtarë të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë dhe Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut për zgjedhjet parlamentare serbe. Në dritë të këtyre gjetjeve, me shqetësim ne vijmë në përfundim se procesi zgjedhor ka nevojë për përmirësim dhe reforma të mëtejme, pasi që funksionimi i duhur i institucioneve demokratike të Serbisë është thelbi i procesit të pranimit të Serbisë në BE”, u tha në deklaratën e përbashkët të Borrellit dhe Varheyit.

Dy zyrtarët e lartë evropianë i bënë thirrje udhëheqjes politike serbe që të sigurojë një dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në të gjithë spektrin politik. Partia Progresive Serbe (SNS) e presidentit Aleksandër Vuçiq, ka shpallur fitoren në të gjitha nivelet. Por, partitë e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” kanë kërkuar anulimin e zgjedhjeve lokale në Beograd, duke argumentuar se për shkak të parregullsive të shumta, rezultatet zgjedhore nuk e reflektojnë vullnetin e qytetarëve. Partitë e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës”, kanë thënë se në zgjedhjet lokale në Beograd ka pasur shumë parregullsi, dhe se rezultatet nuk e reflektojnë vullnetin e qytetarëve. Edhe nga vëzhguesit zgjedhor serb, CRTA, kanë deklaruar se rezultatet në Beograd nuk pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve. Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Republikan Zgjedhor, lista zgjedhore “Aleksandër Vuçiq – Serbia nuk guxon të ndalet” ka fituar 46.71 për qind, pasur nga lista “Serbia kundër dhunës” me 23.58 për qind. E treta është radhitur lista “Ivica Daçiq – kryeministër i Serbisë” me 6.57 për qind të votave.

Më pas vjen “Shpresa për Serbinë” me 5.03 për qind dhe “Ne – Zëri i Popullit” me 4.69 për qind. Ndryshe, Eurodeputetja Viola von Cramon, anëtare e misionit vëzhgues të Parlamentit Evropian në zgjedhjet në Serbi, ka shkuar akoma më larg, duke kërkuar edhe hetim ndërkombëtar për ,manipulim të zgjedhjeve “Ne jemi dëshmitarë të rasteve të sjelljes së organizuar të votuesve nga ‘Republika Srpska’ dhe frikësimit të votuesve. Ne absolutisht prisnim standarde më të larta demokratike nga një vend kandidat për anëtarësim në BE, i cili po negocion anëtarësimin në BE. Nevojitet një monitorim ndërkombëtar dhe një hetim i plotë”, ka deklaruar Von Cramon.

Tani kjo se çfarë ka ndodhur ne Serbi me këto manipulime të dukshme të zgjedhjeve që po vërehen, tani faktori ndërkombëtar i ka gjërat më të qarta për çështjen e Serbisë, edhe që situata e tanishme është e tillë që megjithatë ekzistojnë dilemat se situatat politike tani për tani janë mjaftë të koklavitura, sepse në vitin e ardhshëm priten zgjedhje në Amerikë, në BE etj. dhe për këto zgjedhje Vuçiqi pret se kush po i fiton ato, dhe supozimet e tija janë se nëse konkurron prapë Donald Tramp në Amerikë edhe mundet me i fitua zgjedhjet, prandaj me ardhjen e tij në pushtet strategjia politike mund të ndryshohet në favor të Serbisë, dhe së paku këto janë shpresat e Serbisë që po i luan këto lojëra, e kur dihet se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, që Rusinë po e përkrah Serbia, do ti ketë efektet e saja, që mundë të ndikoj edhe në disa shtete të BE-së qe munden ta përkrahin Serbinë, dhe Serbia ta ketë përkrahjen e tyre, kështu që shpresat e saja janë për ta nda pjesën e veriut dhe t’ia bashkangjet Serbisë, prandaj faktori ndërkombëtar që po e ndërmjetëson situatën e pajtimit duhet ti ketë këto rrethana parasysh, e sidomos sa ma parë ta jetëson marrëveshjen e Ohrit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".