Me kriminelët serb të luftës në pushtet, bisedimet Kosovë- Serbi do të jenë para një sprove të madhe

Me kriminelët serb të luftës në pushtet, bisedimet Kosovë- Serbi do të jenë para një sprove të madhe
Me kriminelët serb të luftës në pushtet, bisedimet Kosovë- Serbi do të jenë para një sprove të madhe

Skender Mulliqi

  • 21 December 2023 - 07:43

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Ardhja apo bashkimi i tyre është ogur i keq për rajonin, të cilët mendojnë që me ndihmën e Putinit ta zhvendosin luftën në Ballkan. Idetë për botën serbe dhe për botën ruse janë kreaturat më të shëmtuara të këtij fillim shekulli. Më duket iluzore që BE dhe Amerika të mendojnë në "lëshimet" e mundshme të kësaj garniture politike në pushtetin e Serbisë, për t’jua bashkuar taborit të bllokut perëndimor, duke e anashkaluar Rusinë dhe Kinën, të cilat shtete edhe janë në një mënyrë apo tjetër sponsorët e fitores të kampit radikal me Serbi. Zor është me njerëzit e komprometuar, të korruptuar dhe me biografi kriminale të luftës të bisedohet, e shumë më zor të mendohet se do të arrihet paqja apo pajtimi i popujve në Ballkan.

-A ishte fitorja e Aleksandër Vuçiqit, në zgjedhjet e fundit, fitore e nacionalizmit serbomadh? Kjo është pyetje pak sa hipotetike, por sigurisht që po. Autokratët dihet se janë manipulues, mashtrues dhe njerëz të cilët përdorin forcën. Vuçiqi vazhdon të mbetet në pushtet, pse me këtë logjikë janë shumica e serbëve në Serbi, në Mal të Zi dhe në Bosnje e Hercegovinë. Kur e shpalli fitoren Vuçiqi ishte i rrethuar me njerëzit e" botës serbe". Kishte afër Millatoviqin e Malit të Zi, Dodikun e Bosnjës dhe njerëzit e politikës serbo çetnike në Serbi. Është e çuditshme se si njerëzit e degraduar , korruptuar dhe me biografi kriminale sot po lartësohen më shumë se kurrë jo vetëm në Serbi.

Se populli serb nuk është liruar nga logjika mesjetare për pushtimin e tokave të huaja, e tregoj triumfi i Vuçiqit. Ky dhe Putini kanë marrë detyrë që edhe pjesën veriore të Mitrovicës, mos më shumë t’ia bashkangjesin botës së urryer serbe. Por, kjo pse nuk po ndodhë se në krye të Kosovës, është Albin Kurti, i cili është duke i penguar këto plane djallëzore .Intervenimi i shpejtë i organeve tona policore me rastin terrorist në Banjskë, të sponsorizuar nga Vuçiqi dhe Radojçiqi, ishte grushti më i fortë që ju dha terrorizmit serb të pas luftës. Kështu do të ndodhë sa herë që treshja famëkeqe Vuçiqi, Shesheli dhe Nikoliqi do të tentojnë e sigurisht se do të thurin skenarë lufte në veri të vendit. Ardhja apo bashkimi i tyre është ogur i keq për rajonin, të cilët mendojnë që me ndihmën e Putinit ta zhvendosin luftën në Ballkan.

Idetë për botën serbe dhe për botën ruse janë kreaturat më të shëmtuara të këtij fillim shekulli. Më duket iluzore që BE dhe Amerika të mendojnë në "lëshimet" e mundshme të kësaj garniture politike në pushtetin e Serbisë, për t’jua bashkuar taborit të bllokut perëndimor, duke e anashkaluar Rusinë dhe Kinën, të cilat shtete edhe janë në një mënyrë apo tjetër sponsorët e fitores të kampit radikal me Serbi. Zor është me njerëzit e komprometuar, të korruptuar dhe me biografi kriminale të luftës të bisedohet, e shumë më zor të mendohet se do të arrihet paqja apo pajtimi i popujve në Ballkan.

Bisedimet Kosovë Serbi për normalizim të marrëdhënieve do të jenë para një sprove të madhe në vitin 2024. Krye terroristi Vladimir Putin, i ka forcuar pozitat në rajon, me bashkëngjitjen në pushtet të Vuçiqit, Sheshelit dhe Nikoliqit,dhe kur dihet për pushtetin proserb të Millatoviqit në Mal të Zi, dhe me Dodikun e Republika Srpska në Bosnjë. Këtë bosht fashist bota perëndimore e thyen , nëse e detyrojnë Putinin të kapitullon në Ukrainë. Bota është vu para rrezikut serioz të luftës nga vrastarët e fundshekullit të kaluar dhe të këtij fillim shekulli, siç janë , Putin dhe Vuçiqi me kampet e tyre terroriste ruso serbomëdha.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".