Kosova ta merr seriozisht korrigjimin dhe harmonizimin e draft-statutit të Asociacionit me Kushtetutën e Republikës

Kosova ta merr seriozisht korrigjimin dhe harmonizimin e draft-statutit të Asociacionit me Kushtetutën e Republikës
Kosova ta merr seriozisht korrigjimin dhe harmonizimin e draft-statutit të Asociacionit me Kushtetutën e Republikës

Gani Qarri

  • 22 December 2023 - 17:36

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Duket që ky fakt i afatizimit kohor, tregon mjaftueshëm se Kosova duhet ta shfrytëzojë maksimalisht potencialin Profesional akademik dhe juridik, për ti dhënë statutit të Asociacionit formë dhe përmbajtje plotësisht të harmonizuar me kushtetutën, si model i ngjashëm me statutin e Asociacionit ekzistues, që nuk interferon me asnjë element në kompetencat e nivelit të lartë të shtetit. Pra pa kompetenca ekzekutive-paralele të pushtetit, të cilat do ta rrezikonin në faza të mëvonshme stabilitetin e vendit dhe funksionalitetin normal të shtetit unitar, ashti siç është përcaktuar edhe me ligje e kushtetutën e Kosovës. Emisari sllovak dhe ndërmjetësuesi në bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se sipas pikëpamjes së Bashkimit Evropian s’është e nevojshme që Serbia ta nënshkruajë Statutin e Asociacionit, pasi që Drafti në fakt, është dizajnuar të jetë “Dokument i Brendshëm i Kosovës”.

 

Me këtë duket se ndërmjetësit ndërkombëtar, po i japin edhe një sinjal Qeverisë së Kosovës, se kur është në pyetje, çështja e Asociacionit, të mos hezitoj për paraqitjen e vërejtjeve dhe harmonizimit të plotë me Kushtetutën e Kosovës, pavarësisht reagimeve që vijnë nga Beogradi, pasi që propozimi i dhënë nga ana e BE-së mbanë autorësi kosovare dhe është i pa ndikuar nga Beogradi, madje edhe ekipi që e ka hartuar, ka qenë në përbërje të pa varur ndërkombëtare. Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak, në një intervistë për mediet ka folur pikërisht për çështjen e nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, Aneksit të Implementimit dhe Draft-Statuti të Asociacionin, duke sqaruar se ekipi i tij ka shqyrtuar disa herë çështjen e formalizimit sipas kërkesës së Kosovës dhe ka sqaruar se ia ka ofruar kryeministrit Kurti disa opsione, për të cilat janë duke pritur përgjigje. Sipas Lajçakut, në tetor të këtij viti, të dy liderët shprehën gatishmërinë e tyre në parim për ta pranuar Draft-Statutin evropian për themelimin e Asociacionit, kurse Kryeministri Kurti e kushtëzoi pranimin e Statutit me nënshkrimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, aneksit të saj, si dhe të vetë Statutit të asociacionit, nga Kosova dhe Serbia, për çka Serbia ka paraqitur pyetje shtesë për sqarim. Kështu që, aktualisht zbatimi i marrëveshjes, është në pritje për shkak të këtyre kërkesave nga palët, dhe po punojmë fort për t’i adresuar ato në cilësinë tonë si lehtësues. Ekipi im e ka shqyrtuar edhe një herë çështjen e normalizimit sipas kërkesës së Kosovës, si dhe i kemi ofruar Kosovës disa opsione në këtë drejtim, ndaj aktualisht po presim përgjigjen e tyre”, ka potencuar Lajcak. Ai po ashtu ka treguar se Bashkimi Evropian kërkon nga Serbia që me çdo kusht ti përmbahet respektimit dhe zbatimit të plotë të marrëveshjes që do ta ketë edhe kusht vendimtar, në procesin për integrimit në BE dhe për këtë Serbia duhet të deklarohet para fundit të muajit janar të vitit vijues. E njëkohësisht me këtë, shtetet anëtare të BE-së e kanë ngarkuar BE-në që zotimet e Serbisë të cilat rrjedhin nga Marrëveshja të përfshihen para fundit të janarit 2024, në Kapitullin 35 të negociatave me Serbinë, i cili mbulon normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Prandaj tani kemi një afat të qartë kohor për formalizmin e Marrëveshjes si pjesë e marrëveshjes kontraktuale me BE-në dhe e kritereve të anëtarësimit të Serbisë, ka deklaruar Lajçak. Në anën tjetër ai ka potencuar se nuk ka peshë kërkesa e Kosovës që Serbia ta nënshkruajë Statutin, pasi që “sipas pikëpamjes sonë, kjo nuk është e nevojshme, për faktin se ky akt ligjor, ashtu sikur është i dizajnuar tani, është paraparë të jetë dokument i brendshëm i Kosovës. Me nënshkrimin e Kosovës dhe Serbisë, Statuti do të bëhej marrëveshje ndërkombëtare, çka nuk është”, ka shtuar Lajçak. Ai po ashtu ka treguar se tani në proces është duke u diskutuar çështja e formalizimit shtesë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe aneksit të zbatimit të saj me Qeverinë e Kosovës. Por le të mos harrojmë se pranimi i tekstit të Statutit është vetëm një element i procesit dhe nevojiten hapa shtesë nga pala kosovare për themelimin e Asociacionit”, ka potencuar Lajçak. Duket që ky fakt i afatizimit kohor, tregon mjaftueshëm se Kosova duhet ta shfrytëzojë maksimalisht potencialin Profesional akademik dhe juridik, për ti dhënë statutit të Asociacionit formë dhe përmbajtje plotësisht të harmonizuar me kushtetutën, si model i ngjashëm me statutin e Asociacionit ekzistues, që nuk interferon me asnjë element në kompetencat e nivelit të lartë të shtetit. Pra pa kompetenca ekzekutiveparalele të pushtetit, të cilat do ta rrezikonin në faza të mëvonshme stabilitetin e vendit dhe funksionalitetin normal të shtetit unitar, ashti siç është përcaktuar edhe me ligje e kushtetutën e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".