Ministria e Drejtësisë me Ligjin për Konfliktet Administrative i ndihmon qytetarët dhe bizneset, godet strukturat kriminale të SHIK-ut në administratë dhe drejtësi

Ministria e Drejtësisë me Ligjin për Konfliktet Administrative i ndihmon qytetarët dhe bizneset, godet strukturat kriminale të SHIK-ut në administratë dhe drejtësi
Ministria e Drejtësisë me Ligjin për Konfliktet Administrative i ndihmon qytetarët dhe bizneset, godet strukturat kriminale të SHIK-ut në administratë dhe drejtësi

Hajrullah Ternava

  • 23 December 2023 - 19:32

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava 

Ligji i ri përcakton parimet, rregullat dhe procedurën e gjykimit të konflikteve administrative, konflikte këto që ngritën ndaj organeve publike si pasojë e veprimeve ose mos-veprimeve të tyre gjatë procedurës administrative dhe është një ligj për të cilin meritojnë lëvdata serioze i gjithë stafi i angazhuar për hartimin e tij në Ministrinë e Drejtësisë, në krye më ministren Albulena Haxhiu. Qëllimi i ligjit të ri është pikërisht rritja e efikasitetit të gjyqësorit për ti gjykuar këto raste në kohë të arsyeshme, duke ju ofruar mbrojtja e duhur gjyqësore e të drejtave të tjera të palëve, janë qëllimet thelbësore të këtij Ligji.

-Praktikat gjyqësore deri tanishme që u zbatuan që nga ditët e para të  pasluftës e deri me tani, ka qenë thellësisht e ndikuar dhe e inkriminuar.  Kjo do të thotë se  ka funksionuar ashtu  në vazhdimësi rreth 24 vite, me ato të meta të atyre ligjeve, që në atë kohë u krijuan dhe u miratuan nga strukturat e tilla të pasluftës,  që kryesisht ishin anëtarët e SHIK-ut, e që në ato poste i emëronin ato struktura gjyqësore, me njerëz që atyre iu përshtateshin e që duheshin ti kryejnë detyrat e tyre sipas urdhrave të tyre, dhe nga ajo kohë e deri më tani ata i kryenin detyrat e atyre shefave të tyre. Prandaj tani nuk duhet të jetë  befasi as kjo situatë e tillë kaotike  që mbretëron në këtë institucion të drejtësisë, në gjyqësor. Në këtë mandat qeverisës, kanë filluar  të hidhen hapat e parë pozitiv në përpjekje të reformimit të sistemit të drejtësisë dhe pavarësimit të tij nga grupet e interesit. Masa serioze janë ndërmarr  nga ana  e Ministrisë së  Drejtësisë ku  deri më tani, dhe në bazë të  rrethanave që i shpjeguam deri tash , dhe provave të dëshmuara në praktike, ekspert  nga  njohur të lëmive të drejtësisë i kane punuar në mënyrë permanente dhe profesionale ato ligje të përgjithshme dhe akte administrative, ku janë dëshmuar  e zbuluar të gjitha  ato mangësi nga përvojat e deri tashme të pasluftës.

Edhe tani besohet se Ministria e Drejtësisë në të ardhmen,  me punën e tyre që do ta bëjnë, do ta spastrojnë edhe administratën por edhe sistemin e drejtësisë nga ata njerëz që  deri më tash kanë shkaktua reputacion negativ.  Në  një të ardhme të afërt e më tutje kjo ministri do ta kthej autoritetin e munguar deri me tani, dhe në të ardhmen kjo ministri do të jetë  shembull edhe për shumë Ministri tjera,  do të jetë  shembull se si duhet të punohet për një reputacion pozitiv , e që do ta respektojnë edhe banorët e Kosovës. Procesi i reformave që vijnë nga Ministria e drejtësisë mundë të iu shërbej edhe tjerave shtete si shembull pozitiv,  dhe si iniciativë që  në ato shtete ku ka qalime-mangësi të tilla, sikur që ishin te ne, edhe ata të ndërmarrin veprime te tilla si shembull i ndryshimit të ligjeve negative, dhe avancimeve të ligjeve sikur ligjet tona.

Prandaj me këto veprime të fundit, Ministria e Drejtësisë  po  tregon dhe dëshmon se Qeveria e Kosovës, respektivisht në rastin konkret Ministria e Drejtësisë, e ka përkushtimin dhe vendosmërinë serioze për të krijuar rend dhe ligj, funksionim sa më efikas në sistemin gjyqësor, gjë që u dëshmuan së fundi me miratimin e ligjit më të ri, të plotësuar dhe ndryshuar për Konfliktet Administrative, një nga veprimet e qëlluara dhe për tu vlerësuar angazhimi i Ministrisë së drejtësisë. Kosova ka pasur edhe më parë një ligj të tillë por ka qenë i ndërtuar me plot zbraztësira të cilat janë keq shfrytëzuar sipas dëshirës së gjyqtarëve, sipas interesit të klientelës dhe grupeve të interesit, nëntokës kriminale e krimit të organizuar të instaluar nga strukturat e SHIK-ut ilegal para institucional e para politik. Ligji i ri përcakton parimet, rregullat dhe procedurën e gjykimit të konflikteve administrative, konflikte këto që ngritën ndaj organeve publike si pasojë e veprimeve ose mos-veprimeve të tyre gjatë procedurës administrative dhe është një ligj për të cilin meritojnë lëvdata serioze i gjithë stafi i angazhuar për hartimin e tij në Ministrinë e Drejtësisë, në krye më ministren Albulena Haxhiu.

Qëllimi i ligjit të ri është pikërisht rritja e efikasitetit të gjyqësorit për ti gjykuar këto raste në kohë të arsyeshme, duke ju ofruar mbrojtja e duhur gjyqësore e të drejtave të tjera të palëve, janë qëllimet thelbësore të këtij Ligji. Pra në këtë mandat qeverisës, ky është ligji i parë të cilin kjo qeveri e bënë ashtu sikur që duhet dhe është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, sepse janë evituar dhe korrigjuar të gjitha vakuumet që kanë ekzistuar me ligjin e kaluar dhe tani nga ky ligj përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, sepse pothuajse nuk ka qytetar i cili në një moment të caktuar, nuk përfshihet për çështje të caktuara nga ky ligj. Me ligjin e ri janë bërë shumë rregullime dhe saktësime, e njëra prej tyre është edhe mundësia për Gjykatën për zhvillimin e procedurës me shkrim, pa prezencën e palëve, në raste të caktuara, gjë që shkon në funksion të efikasitetit dhe azhuritetit më të madh të zgjidhjes së rasteve. Edhe me ligjin e vjetër gjyqtarët kanë mundur të zgjidhin rastet pa i zvarritur por ka pasur zbrazësi e vakum, duke mos u udhëzuar deri në fund gjyqtarët se si të veprojnë ata, dhe i kanë shfrytëzuar ato sipas lidhjeve të interesit. Për miq e për dosta kanë kryer punë e për të tjerët i kanë shikuar mes gishtrinjëve dhe i kanë zvarritur.

Tash me këtë ligji vihet në situatë kur gjyqtarët nuk mundë të veprojnë jashtë kornizave ligjore sepse aty ju thuhet qartë që gjyqtarët e shkallës së parë, nuk kanë të drejtë ta refuzojnë ta rikthejnë te administrata, port ta pranojnë vendosin dhe zgjidhin ashtu siç e parasheh ligji. Në të kaluarën ka pasur edhe aso hapësire që lëndët të kthehen e shëtitin poshtë lartë nga administrata gjyqësore e cila ka qenë e korruptuar, e inkriminuar dhe e kapur, sepse dihet fare mirë që të gjitha administratat dihet që janë të instaluara në të kaluarën, në të gjitha nivelet, nga ai lokal e deri në atë qendror, janë instaluar dhe kontrolluar nga SHIK-u ilegal dhe para institucional. Njerëzit e vendosur aty kanë qenë të inkriminuar e të korruptuar, të pozicionuar që ti procedojnë rastet vetëm sipas lidhjeve, sipas porosive të shefave të tyre ilegal, të korruptuar e të inkriminuar. Tash me këtë ligj është limituar koha dhe procedura, që vetëm në rastet tepër të veçanta, raste tepër specifike të caktuara, lëndët mundë të rikthehen në shkallen e parë, ndryshe pavarësisht se si ka vendosur shkalla e parë e gjykatës, shkalla e dytë nuk ka të drejtë ta rikthen rastin në shkallën e parë, por shkalla e dytë duhet ti jep zgjidhje meritore dhe të mos luhet loja e pingpongut duke u zvarritur mos zgjidhja me dekada, ndikuar nga grupet e interesit të krimit të organizuar.

Risi e këtij ligji është edhe zgjerimi dhe konkretizimi i llojit të padive me të cilat mund të iniciohet një konflikt administrative e që me këtë përfitojnë akoma më shumë qytetarët dhe bizneset për ti realizuar të drejtat e tyre. Pra shumë pozitive dhe në interes të palës është përcaktimi i saktë afateve ligjore sa më të shkurta dhe veprime tjera që mundësojnë zgjidhjen efikase të rasteve nga Gjykata, me pamundësi të zvarritjes së tyre. Sanksionimi i ndalimit të kthimit të lëndëve gjyqësore në rishqyrtim dhe rivendosje në organet publike pamundëson involvimin dhe ndikimin e strukturave të krimit, dhe rrjetit të SHIK-ut ilegal e kriminal që ka shtrirë rrjetin e tij në të gjitha nivelet e administratës për dekada të kaluara. Në funksion të efikasitetit të zgjidhjes së këtyre rasteve është edhe limitimi i rasteve të kthimit në rishqyrtim dhe rivendosje nga gjykata e shkallës së dytë në gjykatën e shkallës së parë por duhet ta gjykon dhe përfundon ashtu sikur që e parasheh ligji.

Për të mos zvarritur rastet, por për të ju dhënë zgjidhje në afatin sa më të shkurtër kohorë është krijuar edhe mundësia ligjore e komunikimit elektronik dhe mbajtjen e seancave në distancë kur të krijohen kushtet në të ardhmen, në mënyrë që të vendosen lëndët dhe të mos lejohet edhe këtu ajo loja e pingpongut të cilën e kemi pasur tash e 24 vjet. Një ndryshim pozitiv për të cilin vlen të komplimentohet dhe vlerësohet Ministria e Drejtësisë për këtë ligj në funksion të efikasitet është rregullimi dhe saktësimi i përgjegjësisë për zyrtarët e administratës, tek rregullimi i procedurës së ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, duke përfshirë edhe fuqinë ligjore që do ta kenë gjyqtarët për të shqiptuar gjoba ndaj zyrtarëve përgjegjës të cilët provojnë të abuzojnë dhe nuk e zbatojnë si duhet procedurën.

Zgjidhje e re për të cilën merr merita dhe duhet vlerësuar Ministria e Drejtësisë me bërjen e këtij ligji është edhe krijimi i Gjykatës Administrative, si profil i specializuar gjyqësor, si pjesë tjetër e reformës së Qeverisë së Republikës së Kosovës në drejtësinë administrative, që pritët të funksionalizohet po ashtu vitin që vjen. Një element që do të duhet kë kihet parasysh dhe të përshpejtohet procedura e zbatimit të këtij është rishikimi i afatit kohor, sepse ligjvënësi e ka paraparë që të hyn në fuqi një viti, një vit pas publikimit në Gazetën Zyrtare dhe kjo është një zgjidhe nga ana e ligjvënësit duhet dhe mundë të të rishikohet sa më shpejtë, me një vendim administrativ nga Ministria e Drejtësisë, në mënyrë që pas publikimit në Gazetën Zyrtare, ky ligj të fillon të zbatohet pa vonesë dhe menjëherë në pjesën e parë të vitit që vjen, brenda dy tre muajsh dhe të mos vazhdojnë të zgjaten akoma vuajtjet dhe maltretimet e qytetarëve, në pritje për një vit të plotë pa asnjë arsye për zbatimin e tij. Sa më parë të jetësohen ligjet e reja në gjykatat t e Kosovës, dhe evitimet e atyre mangësive të ligjeve të deritashme në ato gjykata, edhe   Kosovës shpejtë mund ti kthehet reputacioni pozitiv, e që edhe shtete tjera mund ta kopjojnë shtetin tonë në këtë pikëpamje, dhe reputacioni pozitiv do ti rritet Kosovës se si luftohet ligjërisht krimi, dhe shteteve fqinje do t’iu shërbej si shembull se si me këto ligje të reja luftohen krimet, dhe zbardhja e krimeve, dhe në ato ministri të drejtësisë punojnë vetëm njerëzit e merituar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".