Sot bëhen 80 vjet të Kuvendit historik të Kosovës, të mbajtur në Bujan më 31.12.1943 dhe 1-2 janar 1944

Sot bëhen 80 vjet të Kuvendit historik të Kosovës, të mbajtur në Bujan më 31.12.1943 dhe 1-2 janar 1944
Sot bëhen 80 vjet të Kuvendit historik të Kosovës, të mbajtur në Bujan më 31.12.1943 dhe 1-2 janar 1944

Prof.Dr.Hakif Bajrami

  • 26 December 2023 - 12:47

Shkruan: Akademik: Prof Dr Hakif Bajrami

RËNDËSIA HISTORIKE E KËSHILLIT NACIONAL ÇLIRIMTAR TË KOSOVËS PËR PËRHAPJËN E LUFTËS ANTIFASHISTE DHE KOMPLOTET KUNDËR 

Në 18 dhjetor 1943 çarqet e pushtetit nazifashist i kishte kapluar aksioza, sepse e kishin kuptuar se ka filluar aksioni ilegal për organizimin e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës. E vërteta, në këtë datë aktivistët e luftës më 18 dhjetor e kishin kryer detyrën e zgjedhjes së kandidatëve për Kuvendin e Bujanit, i cili duhej të fillonte më 31 dhjetor 1943. Lidhur me këtë luftën kundër vendimeve të KNÇ të Kosovës jugosllavët nuk do ta ndalin për një gjysëm shekulli. Ja historia e kësaj ngjarje, që është themel orientues se kah duhet rreshtohet Kosova në ardhmërinë e saj.

Pas kësaj ngjarje historike antifashizmi në Kosovë te shqiptarët, do të merr rreshtim të dukshëm popullor e që ndikoi te disa intelektualë që kishin qëndruar neutral, për faktin se nuk donin të ishin në në “valle” në luftë me serbian. Qëndrimin e tyre e peshonin me argumentin historik, prandaj pa hamendje paralajmëruan rrezikun e një mundësie që kuadrot- prijëse shqiptar të tradhtohen: “nëse bashkpunojnë me sllavët grabitaçarë” dhe të shpërndarë në katër taborre politike. Prandaj, anatifashizmi në Kosovë nuk mund të spjegohet ndryshe, vetëm si rreshtim politik për bashkim kombëtar, sepse popullit shqiptar, ose duhej t` i ndodhëte bashkimi me Shqipërinë, ose t` i ndodhë themelimi i Repubkës Kosovës. Jashtë këtyre kushteve nuk kishte disponim për luftë antifashiste. E këto dy mundësi, antifashizmi popullor sjqiptar nuk kishte fuqi t` i realizojë, pa një politikë të mirëfillët nacionale, qoftë të Partisë Komuniste SHqiptare,  Ballit Kombëtar,  Legalitetit,  Nacional Demokracisë SHqiptare , Lidhjës Popullore Shqiptare ose Lidhjes Dytë të Prizrenit. E vërteta, antifashizmi  shqiptar në fund të vitit 1944, dhe fillim të vitit 1945 ishte me një përfshirëje të gjërë, për faktin se fjalori patriotik në asnjë grupacion nuk mungonte. Por mungoi përkushtimi për luftë të vërtetë të përbashkët kundër fashizmit me përjashtim të PKSH-ës, e ky argumet duhet të thuhet publikisht. Në anën tjetër,  PKSH  do të luftohet tinzishtë sidomos nga PKJ edhe nga politikat kuisllinge e të gjitha ngjyrave. Por, edhe nga grupacionet që kishin bashkpunim me nazizimin, siç ishin organizatat serbiane si: ZBOR, Çetnikët e të gjitha ngjyrave, pastaj Balli, Legaliteti e deri te Lidhja e Dytë e Prizrenit. Në këto rrethana me të gjitha mjetet e vjetra dhe të reja, forcat atifashiste (mendo në Kosovë, i krijuan 9 brigada Partizane, të cilat pastaj u kthyen në Divizion 52 me 56000 luftetarë, ku 96% ishin shqiptarë. Kjo forcë do të shndërrohen në shpitimtare të Kosovës, duke pasë për bazë vendimet Cherçill, Ruzvellt, Stalin në Konferencën e Teheranit, qysh në tetor 1943. Por, prap se parap, populli shqiptar  nuk e fitoi atë që e ëndrronte në vepër, përkatësisht atë që ishte premtuar në Bujan, muk e arrijti bashkimin kombëtar, sepse në kontinuitet Avnoistët sllavë ia përgatitën me dhjeta kurtha politike dhe ushtarake. Por idea që u kthye në shpresë, sidomos pas 18 VI 1944, nuk do të vdes kurrë. Në bazë të argumenteve, një pjesë jo  e vogël e popullit shqiptar, rregjimin titist e ka quajtë në vijim: ‘fashizëm ma të egër’, se sa atë të Hitlerit.

1.RËNDËSIA E KNÇ  TË KOSOVËS PËR PËRHAPJEN E ANTIFASHIZMIT TE SHQIPTARËT 

-TË GJITHA PËRPARËSITË DHE KOMPLOTET 

Nuk ka pushtet e as qeveri në Botë që për dy shekuj rresht (XIX dhe XX) do t` i ketë përpiluar 37 programe si Serbia për ta SHFAROSUR një popull fqinjë (Shqiptar). Prandaj, t` i thrrasish shqiptarët më 1941 në luftë antifashsite së bashku me serbianë dhe malazezë, kur të krahsohet e kaluara  e afërt do të ishte sikur t i ftoish HEBRENJËT të luftojnë për Hitlerin më 1945. Por, Konferenca Nacional Çlirimtare e Bujanit, me vendimet e saj rrezolutive, ua ngjalli shqiptarëve SHPRESËN, se duhët të luftojnë nazifashizmin dhe përmes asaj lufte do të bashkohen me Shqipërinë Bregdetare. Mjerishtë, më 1945 çdo shpresë e shqiptarëve u shporr. Të lexohet studimi dhe do të kuptohet realiteti. Por jo vetëm PKJ por edhe Qeveria Mbretërore e Jugosllavisë në Londër, e subvencuinuar nga Britania, edhe Qeveria kusillinge e Millan  Nediqit (1941-1944), kur ishte në pyetje Shqipëria Kontinentale (Kosova dhe pjesët tjera të okupuara nga Jugosllavia) ishin në një gojë. Të tri taborret frymonin sllavisht sepse çetnikët nga 21 XI 1944 u AMANSTUAN nga Kryesia e AVNOJ-it, dhe njëherit PKJ u bë INKUBATORE e të gjitha njësive çetnike, të cilat në 76% u konveruan  në “partizanë”. Kjo e vertetë argumentohet me dokumente që kanë qenë të njohura, sidomos në Arkivat jugosllave dhe ato të Londrës nga viti 1976.E vërteta, e arritura më e fuqishme antifashiste shqiptare më 1941, ka qenë themelimi i Partisë Komuniste Shqiptare më 8 XI 1941, parti kjo që e drejtoi luftën antifashite deri në fitore. Sipas dokuemneteve sekrete të Kominternit, që të themlohet PKSH ishte paraparë që në krye të këtij insititucioni të kandidohën TRE kandiadatë. I pari ishte KOÇO TASHKO (Studiues në Moskë), një antifashist i verifukuar me shkollim të lartë dhe me dituri solide rrevolucionare. I dyti ishte ZEF MALA, të cilin e kishte propozuar Palmiro Tolati (PK Italiane). I TRETI ishte ENVER HOXHA, të cilin e simpatizonin komunstët francezë në qarqet më të larta të Kominternit. Epilogu dihet dhe në asnjë element nuk mund të thuhet sepse nuk ka prova, se në zgjedhjën e ENVERIT drejtues të PKSH-ës  “ndikuan” komunistët jugosllavë (Milladvin Popoviqi dhe Dushan Mugosha, dy analfabet). Ky i dyti ishte total analfabet, por dinak sikurse Makivaeli. Lidhur me këtë themlim të një partie politike KOMINTERNISTE më së shumti fitoi Kosova, sepse shteti shqiptar prap do të themelohej, po të fitonin edhe politikat konzervative, madje edhe pronaziste. Por, historikisht, “zgjimi kominist në Kosovë” dhe fitorja e PKJ në Jugosllavi, përkudnër plagëve të shumta dhe padrejtësive të pafund, prap se prap është në favor të historisë që ka fituar në FRONTIN JUGOSLLAV PKJ, sepse po të fitonte Lëvizja Çetnike dhe Qeveria Mbretërore Jugosllave në Londër, shqiptarë sot në Kosovë nuk do të kishte, sepse ishte në fuqi Konventa Jugosllavo-Turke e vitit 1938, për shpërnguljën e Shqiptarëve në Anadolli (në Vilajetin MYSH). Edhe më keq, pushteti i Dinastisë Karagjorgjeviqëve nuk do ta lejonte asnjë SHKOLLË shqipe, nuk do të lejonte administratë shqip në viset e okupuara. Ndërsa, shtypjet tjera ndaj shqiptarëve por thuej se nuk e kanë ndryshuar pozitën e shqiptarëve, as pas vitit 1945, kur tirumfoi titizmi, dhe Kosova mbeti koloni moderene serbe. Lidhur me këtë në kohën e fundit vrehet një fushatë se: “Enver Hoxha ia ddhuroi Titos Kosovën, për shkak të mundësisë që Jugosllavia do ta diciplinojë nacionalizmin e saj”. Ky pohim pas shumë hulumtimeve del se është një RRENË e sajuar. Dhe, po të ekzistonte një Pazar i tillë, sidomos Pera Damjanoviq, që është botues i 50 vllimeve –dokumente për Titon, do ta botonte. Jo vetëm ky, por edhe Vlladimir Dedier, viograf i Titos, me siguri do ta citonte në katër vllimet e tij. Lidhur me këtë, kam hulumtuar në Beograd dokumentet e PKJ-LKJ,madje edhe ato ushtarake, por askund nuk ekziston një dokument i till. E vërteta, personalisht V. Cherchilli në Itali ia ka “falë” Kosovën Jugosllavisë, duke pohuar se: “Kam marrëveshje me Jugosllavinë për eksploatimin e Trepçës. Me Shqipërinë nuk kam as një kontratë”. Dihet rezultati.

Mbi të gjitha duhet shënuar se shqiptarët i mbrojtën: A) Hebrenjët; Nuk i persekutuan në asnjë mënyrë ushtarët e dorëzuar italian, pas shtatorit 1943; Me çdo mjet i mbrojtën 30 oficerë dhe ushtarë amerikan që shpëtuan nga një aeroplan i havarisur në Jug të Shqipërisë në fund të 1943 dhe fillim 1944. Pra shqiptarët, janë mbi të gjitha BESNIK dhe liridashës.

Lufta antifashiste nacionalçlirimtare në Kosovë, sipas dokumenteve  fillon më 30 korrik 1941, kur minatorët e Trepçës organizuan prishjen e teleferikut që e bartëte xehen nga minjera e Trepçës  në shkritore në Zveqan.1. (1. Shiqo: Qeta e Minatorëve , Mitrovicë 1981, f. 22; H. Bajrami, Aksioni i 30 korrikut 1941 në teleferikun e barjtëjes së xehes nga minjera në Stan Treg në Zveçan, Prishtinë 1980, f. 6).

Atifashizmi në Kosovë do të dëshmohet me mjaftë ngadalësi dhe vështërsi, sepse okupatori jugosllavë kishte ushtruar terror shtetëror, politik dhe kishtar ndaj shqiptarëve që nga viti 1918 e deri më 1941.2. (2.H. Bajrami,Dokumente gjermane për historinë shqiptare 1939-1944 , Libri nr. 2, Prishtinë 2018; “Nga ditari i oficerit serbian”, f. 4-22; Unistiti Jugoslaviju, Beograd 1975, f. 18; Antifashizmi shqiptar u manifesstua më 24 prill 1941 kur në fshatin Prapashticë (në lindje të Prishtinës)  erdhi deri të lufta në mes shqiptarëve dhe një bataloni gjerman. Në luftë u vranë 18 ushtarë gjermanë, fakt ky që nuk ka ngja në asnjë pjesë të atij shtreti të padrejtësive. Fakti tjetër  se nga 3 e deri më 5 maj 1941 gjermanët i bombarduan tri fshatra shqiptare të Gallapit; Me atë rast i deportuan mbi 2300 civilë shqiptarë në Vrajë dhe Nish, gra, fëmi, plrq e plaka, por kurrë nuk është pranuar nga historiogarfia komuniste jugosllave kjo ngjarje, sepse konsiderohej se për këtë aksion: “nuk ka urdhëruar PKJ”3. (3.Arkivi Ushtark Beograd; Zbornik, dok. gjermane, Libri 1, Për ngjrjen e 24 prillit 1941).

Në maj të vitit 1941 në Pejë do të mbaheht Këshillimi i Komitetit Krahinor të PKJ-ës për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit. Aty do të shqyrtohën mundësitë që antifahsitët shqiptarë dhe serbo malazezë të luftojnë së bashku me një grancion se me asnjë çmim nuk do të lejojnë të përseritet pozita koloniale e shqiptarëve siç ishte në Mbretërinë Jugosllave.4. (4. Dr Ali Hadri, Këshillimet e Komitetit Krahinor të PKJ për Kosovë, në “Kosova” nr. 1 gjerësisht; Këshillmi i majit 1941 në Arkivin e Kosovës, Fondi: K. K. LKJ, viti 1941).

Në verë të vitit 1941 kryesisht nga komunistët do të duken aksionet e para antifashiste nepër qytete, e që kishin karakter simbollik. Si rezultat i këtij orientimi, më 28 nëntor 1941 në disa qytete të Kosovës do të mbahen manifestime kombëtare shqiptare, të cilat në forma të ndryshme do të shfaqin një antifashizëm nën velin e festimit të shpalljes së pavarsisë Shqipërisë, datë kjo që ua përkujtonte shqiptarëve detyrat kombëtare në çdo kohë dhe situatë, pra edhe në rrethnat e okupimit nzifashist, të cilin duhej luftuar ,si çdo okupator tjetër.5. (5.Fadil Hoxha, Si dhe me çfarë motoje e festuam më 28 XI 1941 nepër disa qytete të Kosovës).

Në shkurt 1942 do të mbahet Këshillimi i Komitetit Krahinor të PKJ-ës për Kosovë, që ishte vijimësi  e Këshillimit të dhjetorit 1941. Në Këshillimin e shkuritit 1942, fjalën kryesore politike dhe strategjiko luftarke do ta ketë Emin Duraku. Në këtë këshillim Emin Duraku, do të citojë rreshtimin e PKJ-ës me Rrezolutë në Kongresin  e fundit të mbajtur në Drezden më 1928. Aty ndër të tjera tekstualisht thuhet: Citon Emin Duraku- “Partia (PKJ) deklaron solidarësi me popullin shqiptar të robëruar nën Mbretërinë SKS dhe e fton klasën punëtore që të luftojë për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë. Para së gjithash kjo detyrë i takon klasës punëtore në Jugosllavi e sidomos të Serbisë”.6. (6. Referati i Emin Durakut në AVIIB. K 1141 i plotë; Referati i Emin Durakut jo i plotë në Arkivin e Kosovës, Fondi PKJ për Kosmet 1942; me qëllim nga Pavle Joviqeviqi është falsifikuar Fjalimi i Emin Durakut, më 1948. Mu për këtë fjalim Emini u qitë në pritë në Lipjan. Si i plagosur rëndë vdiq në spitalin e Prizrenit.5. (5. Fadil Hoxha, Kujtime lëshuar Hasan Zherkës më 1957; “Çetvërti Kongres KPJ, Drezden 1928, botuar si material i plotë në “Istoriski Arhiv KPJ, III, Beograd 1949. ).

Me gjithë këtë, antifashizmi në Kosovë po shënonte kthesa strukturore dhe politike në vijimsi. Kështu më 20 tetor 1942, si rezultat i një aktiviteti politik dhe ushtrak, Komiteti Krahibor i PKJ-ës për KOSOVË  në VETINICIATIVË do ta themelojë Shtabin e Përkohëshem Kryesor të  Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe  Aradhave Partizane të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit. Komandant i Shtabit do të emrohet Fadil Hoxha. Kuptohet, ky shtab ishte themeluar pas disa aksionve ushtarke që i kishte kryer Aradha Partizane “Zenel Hajdini”, dhe, disa qeta të vogla që vepronin kryesisht në pjesën juglindore të Kosovës.7. (7. Fadil Hoxha, Deklaratë më 1974 dhënë Hakif Bajramit në Prishtinë më 1973; Zbornik, vllimi I, libri 19, dok, Shtabi i përkohëshëm..).

Nga koha e themelimit të Shtabit të Përkohëshëm Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës e deri më 15 prill 1943,antifashizmi do të merr përmasa strikte politike dhe ushtarke, sepse do të themlohen:  Aradha partizane  “Bjarm Curri”;Aradha partizane “Emin Duraku” si dhe “Aradha partizane  e Sharit”. Këto aradha do të forcohen edhe mëtej me rastin e  themlimit të Shtabit Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit, me Fadil Hoxhën komandant. Këtë fakt do të detyrohet ta pranojë edhe instruktori i KQ PKJ-ës S. V. Tempo. Në vijim, nga kjo kohë e deri në Këshillimin e Nëntorit (4-6 XI 1943 në Shar) të Komitetit Krahinor të PKJ-ës për Kosovë, do të fillojë themelimi i këshillave ILEGALE NÇ në shumë vise të Kosovës.8 (8. Po aty). Në Këshillimin e Nëntorit 1943 ,u maur vednimi që të themlohet Këshillimi Naicioanlçlirimtar i Kosovës, si kuvend ligjëdhënës; u muar vendimi që Kosova dhe Rrafshi i Duakgjinit e jo Metohi, të figurojë në dokumnete, si dhe ca vendime tjera me rëndësi strategjike dhe politike për antifashizmin, që duhej popullarizuar, e që është iniciativa për themelimin e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit.

Të trimëruar nga një frymë antifashiste, me që kishte kapitulluar Italia (7 shtator 1943),më 3-6 XI 1943, nga Këshillimi i KK të PKJ-ës për Kosovë doli edhe propozimi shtesë  që Fadil Hoxha  të zhvillojë aktivitet antifashst në Rrafshin e Kosovës, duke i zgjedhë delegatët për KNÇ. Ndërsa, Ismet Shaqiri së bashku me Xhavit Nimanin, muarën për detyrë të zhvillojë akativitet në Rrafshinn e Dukagjinit, duke i zgjedhur delegatët për KNÇ. Për një kohë rekorde, do të zgjidhen antifashitët (delegatët) ma të devotshëm nga të gjitha viset  e Kosovës. Prej 62 delegatëve  të zgjedhur për KNÇ , për shkak të rrethanave të veshtira politike, në Kuvend  muarrën pjesë 49 delegatë,nga të gjitha trevat e Kosovës. Aty ishin përfaqsuesit e shqiptarëve, serbëve dhe malazezëve.Konferenca u mbajtë në BUJAN, më 31XII 1943 dhe 1 e 2 janar 1944. Kulmi politik dhe kombëtar që e rreshtoi pjesën ma të madhe të popullit shqiptar kah ANTIFASHIZMI POPULLOR dhe POLITIK e ushtrak, ishte qëndrimi në Rezolutë, rreshtim ky që u bë SYNIM i tërë kombit në veprimtarinë politike kombëtare antifashiste. Teksti i atij dokumenti është: “Kosova e Rrafshi i Dukagjinit asht nji krahinë e banueme në shumicë nga populli shqiptar, i cili si gjithmonë ashtu edhe sot dëshiron më u bashkue me Shqipëni. Prandaj e ndiejmë për detyrë me i tregue rrugën e drejtë që duhet me ndjekë populli shqiptarpër me realizue aspiratat e veta….” .9. (9. Dr Ali Hadri, Këshillimet e Komiteti Krahinor 1941-1944, “Kosova”, nr. 1, 1972; Hakif Bajrami, Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997, dok. si fototip në ballinë; Këshilli Popullor i Kosovës 1943-1953, Prishtinë 1954, dokumenti nr. 1.)

Vendimet e Konferencës KNÇ duhej popullarizuar, se në Kosovë antifahsizmi po masovizohet dhe instutucionalizohet. Prandaj,  më 12 janar 1944,Fadil Hoxha një kopje të dokumneteve në gjuhën shqipe, do t` ia dërgon Enver Hoxhës, për A P R O V I M. Vendimet e Konferencës së Bujanit PKSH i APROVOI pa asnjë vrejtëje.   Në të njejtën ditë (12 janar 1944) një kopje të dokuemneteve  të Konferencës KNÇ nga Buajni, Fadil Hoxha do të ia dërgojë J.B. Titos  në gjuhën serbishte, për N J O F T I M. Pas një analize politike,M. Gjillasi më 28 III 1944, në emër të KQ PKJ-ës  i kthen përgjegje K.K. të PKJ për Kosovë, duke e njoftuar për mospëlqimin në tërësi të dokumemtit, pse ishte mbajtur Konferenca e KNÇ të Kosovës, pa dieninë e KQ PKJ-ës. Përgjegja kishte  për qëllim defaktorizimin e antifashizmit në Kosovë në përgjithësi. Kjo luftë speciale e PKJ-ës, ishte vërejtur edhe nga sielljet e S. V. Tempos, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.  E vërteta, PKJ ishte vrejtur se  kundërthënjet do të shprehen në të gjitha sferat, sidomos  gjatë vitit 1943 e në vijim, sepse PKJ aspironte që antifashizmin shqiptarë ta konsiderojë si një filialë të saj, e cila “nuk organizon luftë por bënë rrezistencë” (Pokret otpora-hb). Aty ndër të tejra Millovan Gjillasi në emër të KQ PKJ-ës  thot: ”Treva e Kosovës nuk është krahinë kompakte; Nominimi Kosovë dhe Rrafshi I Dukagjinit duhet të kthehet në Kosovë e Metohi; Kosova nuk është krahinë por rregjion; Nuk guxoni të veproni në dobi të themelimit Shtabit Ballkanik; KANÇ nuk mund të ketë ingerenca ligjëdhënëse, që pastaj ka pasojë se në Kosovë nuk mund të ketë qeverisje autonome e as gjyqe që i emron Kuvendi i saj legal dhe legjitim”. Ky qëndrim ishte me tepër se atentat ndaj luftës së drejtë që me vështërsi po organizohej në Kosovë.  Duke i pasë të dy përgjigjet, nga PKSH (pozitive) dhe nga PKJ (negative), KANÇ I Kosovës,Letrën e M. Gjilasit e vënë në rend dite më 18 VI 1944, në Kolosian. Aty, vërejtëjet e M. Gjillasit aprovohën në bazë të diciplinës (hierarkisë) partiake, por kundethënjet tani  e tutje në mes PKSH dhe PKJ-ës rreth Kosovës dhe për Kosovën, do të legalizohen plotësisht . Ato kundërthënje do të manifestohen jo vetëm në Kosovë por edhe në Luftën Antifashiste në Shqipëri.10 (10.Fadil Hoxha, Konferenca e Bujanit dhe autonomia e Kosovës, dorëshkrim i pabotuar në pronësi të Hakif Bajramit nga viti 1984; Dr Hakif Bajrami, Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997, pjesa për Bujanin, gjërësisht).

Enver Hoxha (KQ PKSH) në anën tjetër, do të informohet me shkrim më 12 VII 1944, për kundërthënjet në mes KQ PKJ dhe KK të PKJ për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit, përmes sielljeve të emisarëve serbian që ishin si “instruktor”  në Kosovë e pastaj edhe në Shqipëri si;S. V. Tempo, Velimir Stojniqi, Niazi Dizdareviqi, Dushan Mugosha, Sava Zllatiq e deri në një mënyrë edhe te M. Popoviqi.11. (11. A. Q. PKJ/1944/VII).

Në KQ PKSH, pas një analize të hollësishme, më 12 VIII 1944 do të dali idea që një delegacion i lartë i PKSH të shkojë për konsultime me KQ PKJ-ën kryesishtë për Çështjen e Kosovës, sepse për çështjet tjera antifashizmi në Shqipërinë Bregdetare e kishte rrugën e vet origjinale. Për t` u takuar me Titon dhe shoqëruesit e tij në Vis të Jugosllavisë do të shkojë delegacioni : Koçi Xoxe kryetar i delegacionit, Ramadan Çitaku dhe Berdi Spahiu, anatar të delegacionit. Në Vis, Delegacioni shqiptar arrin më 24 VIII 1944. Ndërsa pas dy ditë bisedimesh, më 26 gusht, do të arrihet pëlqimi i plotë,pas një debati të gjërë: ”Nëse Shqipëria, pas mbarimit të Luftës Antifashiste ndërton sistem socialist, Kosova do t`i takojë Shqipërisë; nëse Shqipëria ndërton sistem kapitalist, Kosova do t`i takojë Jugosllavisë socialsite”. Pas largimit të Delegacionit shqiptar nga Visi do të fillojnë reagimet e Gjillasit dhe Rankoviqit, pikërisht rreth ardhmërisë së Kosovës. Ky qëndrim pas një dite, do të kritikohet nga A. Rankoviqi, të cilit Tito i përgjigjet se: “Vendimi ka pasë VLERË, derisa Delegacioni shqiptar u largua nga ujdhesa”12. (12.AQ LKJ. Analizë e Millovan Gjillasit, e pabotuar, me shifer: “ KPA i Kosovsko pitanje” , i shkruar me makinë në pronësi të V. Dedierit dhe Pera Damjanoviqit; Koleksioni i Eduard Kardelit, Bisedimet jugosllavo-shqiptare në Vis , gusht 1944. ).

Çështja e Kosovës do të merr dimenzione ndërkombëtare  dhe pas disa ditësh J.B. Tito do të kontaktojë me Cherchillin në Bari të Italisë. Aty do të mirret vendim i prerë.Në ato rrethana, jorastësisht në Bari ishin Bedri Spahiu dhe Zef Mala (ky I fundit mik i Palmiro Tolatit).Në bisedë  me Titon, Cherchill do të kuptojë se Kosova,“do t` i takojë Shqipërisë sipas Marrëveshjes në Vis më 26 gusht 1944”. Aty, sipas dokumenteve të PKJ-ës, Cherchilli do të shpërthej se: ‘Nga viti 1927 Anglia ka kontratë me Jugosllavinë për shfrytëzimin e Trepçës, deri në vitin 2050”. Pra,Trepça dhe Kosova, sipas Cerchillit, ishin interes anglez i padiskutueshëm, dhe si faktor i tillë gjeostartegjik,  Kosova sipas Cherchillit, mbetet me Jugisllavinë. Cherchilli pra nuk donte kontratë të re me Shqipërinë duke thënë:” Nuk dua të këm punë me Tiranën, sepse Qeverinë Mbretërore Jugosllave në Londër nuk e mbajmë për humanizëm, por duam të na paguhet, ashtu si ka deklaruar Qeveria Mbretërore”. Këtë përgjegje Tito e priti shumë miqësishtë, vërtetojnë argumentet arkivore. Nga kjo ditë PKJ dhe Shtabi Suprem i Jugosllavisë, do të fillojnë me të gjitha mjetet, ta defaktorizojnë antifashizmin e popullit të Kosovës, për ta krijuar shansën e aneksimit. Kjo politikë titiste, nuk do të kuptohet për një kohë, por do të dali në siperfaqe sidomos pas 2 shtatorit 1944, kur u degradua Shtabi Kryesor i Kosovës, në Shtab Opetaiv të Kosovës, pikërishtë me urdhër të J. B. Titos 13. (13. A. CK SKJ. Letrat dhe bisedimet Tito-Cherchill, K. 7/44).

Pas këtij prononcimi të Cherchillit, J. B. Tito do të kalojë plotësisht në prehrin e shovinizmit serbomadh dhe me të gjitha mjetet do të luftojë për defaktorizimin e atifashizmit në Kosovë, por pa e kursyer edhe antifashizmin në Shqipëri që ishte më i fuqishën në të gjitha lemitë se sa në Jugosllavi ku çetnikizmi dhe ustashizmi ishin bërë vëlla e motër me Herman Nojbahrin. Në lidhje me këtë J. B. Tito do të provojë që në aspektin ideologjik dhe taktiko strategjik të luftës origjianle antifashiste shqiptare, të dobësojë fuqinë e luftës shqiptare në favor të antifashizmit, kryesisht për t` u dukaur sa më të dobët tek aleatët. Ky pozicionim bëhej me qëllim  për ta trajtuar Luftën Antifashiste shqiptare  të varur prej Luftës antifashite jugosllave, në mënyrë që ta ngulafatë çdo kërkesë të Kosovës, qoftë si Republikë shtatë brenda Jugosllavisë, qoftë si pjesë integrale  e Shqipërisë. Dhe për ta realizuar këtë skenar serbomadh, së pari, Tito më 2 X 1944, e degradoi Shtabin Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës në Shtab Operativ, nën Shtabin Suprem të Jugosllavisë. Ndërsa, pas një muaji e ridegradoi nën Shtabin Kryesor të Serbisë.14. (14. AVIIB. K. 1141/44-Glavni Stab Kosova i Metohije se preimenjuje u Operativni Stab…”).

Gjatë kësaj kohe vendiemt e KANÇ të Kosovës  në anën tjetër ishin përhapur kudo nepër  popull. Në çdo rreth filluan të veprojnë KNÇ ilegale.  U themeluan batalone dhe aradha të reja partizane antifashiste nacionalçlirimtare. Ardhat e reja partizane shqiptare ishin realitet si:  “Aradha e Shalës”, “Meto Bajraktari”, “Kosova”, “Lirjia”, e “Rakoshit”, Aradha “Bajram Curri” etj. Ishin masivizuar batalonet:“Ramiz Sadiku”, ‘Boris Vukmiroviq”. Ishin themeluar  tri brigada kosovare, jashtë Kosovës, të cilat vetëm e peritinin monetin që të hyjnë në luftë kundër njësiteve çetnike dhe njësive speciale gjermane si : “ Llanger” ( në Krahinën e Llapit), “Bredov”(Në Krahinën e Ana Moravës), “Shollc” (në sigurimine hekurudhës Shkup-Mitrovicë, për t` u vëndosur aty më 14 tetor 1944 Shatbi i Aramtës “E’ gjermane. Në frontin kah Mali i Zi Fon Ler, komandant i Aramtës “E”, kishte angazhaur Divizionin “Skenderbeg” me shifrën ushtarke “Draufengegenger”. I tërë ky pozicionim nazifashit bëhej për ta mundësuar TERHIEKJEN E Aramtës “E” nga Jugu i Ballkanit dhe nepër Kosovë për t` u trasferuar në Bosnje me Shtab në Sarajevë. 15. (15. Ditari i Armatës “E”, libri i 28, Selaniku, Prishtina, Mitrovica, Kraaleva, Sarajeva, detalisht).

Në këtë luftë për çlirimin e Kosovës, angtifashimzi shqiptar do të shënoi nivel rekord të regrutimit kryesisht të rinisë shqiptare, sa që disa batalonte do ta kanë partizan trefish më shumë se sa brigadat në viset tejra. Ato batalone e pritinin monetin e trasformimit, gjithnjë  në luftë frontale drejtë çlirimit definitiv të Kosovës.16.( 16. AK. KK LKK, Kronologjia e themelimit të aradheave partizane në Kosovë pas Konferencës Bujanit. K. 11/44).

Enver Hoxha, duke e vrejtur qëllimin meskin jugosllavë, duke mësuar për së afërmi nga misionarët e shumtë jugosllavë që kishin shkuar në Shqipëri për ta FAKTORIZUAR Kosovën antifashiste, më 12 shtator 1944, do t` i DREJTOJË  DY BRIGADA (III dhe V), në luftimet përfundimtare për çlirimin e Kosovës. Në saje të luftës së batalonve, brigadave dhe njësiteve tjera ofenzive si çeta diverzive, kundër okupatorit, Kosova  defintivisht, çlirohet më 19 nëntor 1944. 17. (17. Prvi susreti nasih partizana sa partizanima Jugoslavije, Beograd 1946, publikim për nevoja ushtarke në AVIIVB.K. 1141.46-përshkruhet detalisht rruga luftarke e dy brigadave shqiptare në luftë për çlirimine  Kosovës dhe një pjese të Sanxhakut 1944/45.).

Më 20 tetor 1944, Armata e Kuqe e çliroi Beogradin. Me këtë ngjarje që ishte strategjike për Ballkanin, Shtabi Suprem i LANÇ të Jugosllavisë, do të fitojë pozicion të ri ushtrak dhe politk.Tash në rrethana të reja PKJ do të radikalizojë kursin politik dhe ideologjiko-nacional ndaj shqiptarëve, gjithënjë duke thur komplote. Tani  nga Shtabi Suprem i UNÇ dhe AP të Jugosllavisë  dedikuar Kosovës, do të jipen shumë urdhëra, sa që divizionet serbe: divizionet 22; divizioni 24 dhe divizioni 46 do të hyjnë në Kosovë, krejtë me qëllim që të paktën ta militarizojnë këtë trevë shqiptare dhe në kushte të luftës totale të sillen ndaj shqiptarëve sikurse Jugosllavia e kralit 1918-1941. 18. (18. Shiqo: Hakif Bajrami, Riokupimi i Kosovës nga Jugosllavia federative 1944-1999, Prishtinë 2014. F. 196).

E vërteta, divizonet serbiane, në vend që të drejtohen në luftimin e nazifashizmit në Jugoslavinë Perendimore, ato do  ta kthejnë Kosovën në fund të vitit 1944, në vednin ma të militarizuar në Evropë. Në vijim, në pozicionin e “çlirimtarëve” në  Kosovë hynë Brigada  e 17 maqendone edhe dy brigada malazeze, kishin ardhur për të shkaktuar terror në popull . Këto brigada dhe divizone kishin për  qëllim që LANÇ të Kosovës, jo t` ia pranojnë meritat e luftës, por ta përgatisin për aneksim.19.  (19. Po aty: AVIIB. K. 1141/44/45-Strogo pov. nr 12/44-Priprema za vojne akcije na terenu, protiv Arnauta”). Kështu do të plotësohet parula e Rankoviqit dhe Gjillasit për shqiptar: “ Gjithëkund vaj, çdo kund trishtin e më së shumti rrevoltë njerëzore që të bëhen të dyshimtë pse jetojnë me sllavë, e pastaj për të pasur argument për t` i luftuar me pushkë dhe topa si gjithëherë”. 20. (20. Arkivi i KQ LKJ, Dosja Vlladimir Dedier).

2.Amnestimi i çetnikëve dhe konvertimi i tyre në njësi partizane më 21 XI 1944 nga Kryesia e AVNOJ-it 

Në kuadër të militarizimit me njësite jugosllave, me që nuk kishin “luftetarë serbianë”, më 21 nëntor 1944 Kryesia e AVNOJ-it do të merr vednim për t` i AMNESTUAR të gjitha njësietet çetnike në Serbi dhe Mal të Zi. Shumë shepjtë të gjitha njësitet çetnike serbiane do të konvertohen në “partizanë”, dhe në këto rrethana do të fillojë ploja mbi shqiptarë si popull në tërë Kosovën. Nga kjo datë PKJ do të rreshtohet në një INKUBATOR të çetnikëve , sidomos në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe sidomos në Kosovë.21 (21. Zakonodavni rad Predsetnistva AVNOJ-a, 21 sednica 21 XI 1944).

Në frymën e këtij amnestimi që ishte në përgatitje e sipër nga 25 tetori 1944 e deri më 3 nëntor 1944, Vasa Çubrilloviq, do të publikojë elaboratin: “Për likuidimin e pakicës shqiptare në Jugosllavi deri sa të zgjasin operacionet ushtrake”. Ky elaborat sidomos njësiteve çetnike do t` u shërbejë për punë në teren ku do të shfaqet anarki  e paparë kriminale. Jo vetëm kaq, Mashan Gjuroviqi, i cili i drejtonte njësitet çetnike në kufirin verior të Kosovës, do t` u lëshojë URDHËRESË forcave të veta që: “kur të hyni në Kosovë të vrani aranautë dhe gjermanë”.22. (22. Arhiv Vojno Istoriskog Instututa, “Çetniçka arhiva” kutia 1483/2-111, reg. 9/4 s.pov.14 novembar 1944).

Në të njetën kohë Shtabi Suprem u UNÇ dhe AP të Jugosllavisë, do të lëshojë urdhër për mobilizim në Kosovë me moton:“Çdo gjë për frontin- të gjithë në front”. Me këtë parullë do të mobilizohen vetëm shqiptarët, krejtë me qëllim që për nevoja të frontit  në Srem dhe në Bregdet,të largohen nga Kosova të gjithë mashkujt nga 18 deri në 45 vjeç. Kjo do të thot, në anën tjetër që njësitet serbiano-malazeze të  hyjnë në Kosovë dhe të veprojnë pa asnjë rrezistencë. Lidhur me këtë, derisa  në Kosovë për çdo ditë po vinin njësite të reja çetniko-partizane, të cilat filluan të sillen ndaj popullit sikurse ushtria e kralit( deri më 1941), në saje të mobilizimit, njësitet partizane shqiptare të Kosovës, në fund të vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945 do të arrijnë në nëntë  (9 ) brigada me 56000 luftetarë antifashistë. Por, ato njësite shumë shpejtë me urdhëresa do të neutralizohen ose do të deportohen në Frontin e Sremit dhe të Adriatikut.23. (23. Fadil Hoxha, Rrethanat e reja në fund të vitit 1944 dhe fillim 1945 për Kosovën, shkrim autorial i pabotuar; Vjetari i Arkivit Kosovës për vitet 1985-1988, dokumente të botuara në origjinal nga Hakif Bajrami).

Në këto rrethana, me qëllime politike antishqiptare kurrëfarë rëndësie nuk kishte për Shtabin Suprem të Jugosllavisë masivizimi i antifashizmit në Kosovë. Kosova në këto rretana do të kthehet në kamp përqëndrimi. Prandaj, më 26 XII 1944, P. Brajeviq dhe P. Joviqeviq të nxitur nga shovinizmi serbiano-malazez e të drejtuar nga A, Rankoviq, M. Gjillas, Bllagoje Neshkoviqi dhe P. Stambilliqi, do të kërkojnë “zyrtarishtë”  Titos: “Që në Kosovë të vëjë diktaurë ushtarke”, krejtë me qëllim që askush mos të guxojë të kërkojë të drejta elemnetare shqiptare  e lere ma bashkim me Shqipërinë, si e kishte rreshtimin Vendimi i KÇ të Kosovës i mbajtur në Bujan.24.(24. AVIIB. K.1141/44, 36 XII 1944-strogo pov. Zahtev za uvodhenje vojne uprave na  Kosovu 26 XII 1944).

Duke mos u pajtuar me realitetin e krijuar, kundër  mizorive që po ushtronin ndaj shqiptarëve, divizonet e ardhura nga Serbia si dhe brigadat nga Maqedonia dhe Mali i Zi, së pari më 10 janar 1945, do të reagojë Fadil Hoxha se: “Njësitet partizane jugosllave si në qytete ashtu edhe në fshatra, po sillen sikurse ushtria e kralit ndaj shqiptarëve. Mu për këtë kemi reagime të gjëra në popull”.25. (25. Hakif Bajrami, Dokumenti NOB-a… janar mart 1945, “VJETARI” nr. XXI-XXII, Prishtinë, 1986, f. 274-Naredba br. 3). Për të njetat çështje të sielljës kriminale që po ushtronin njësitet sllave në Kosovë ndaj shqiptarëve, do të reagojë Milladin Popoviqi më 14 janar 1945.26. (26. A. CK SKJ. Telegrami i 14 jnaarit 1945). Prap për krime të ngjajëshme do të regojë në vijim Fadil Hoxha më 19 janar 1945. Por çdo gjë do të drejtohet që në Kosovë të vëndoset diktatura ushtarke, ashtu si ishte vëndosur më 1912 dhe 1918-1941 shovinizmi politik serbian .27. (27.AVIIB, K.1413/9/4/1/8).

Për ta arsyetuar militarizimin e Kosovës J. B. Tito me 8 shkurt 1945, e zyrtarizon Duktaturën ushtarake, pa qenë në dieni Fadil Hoxha dhe Miladin Popoviqi.28. (28. AVIIB. NOB, K. 25/A-11/2/9;AVIIB. NOB. K. 1411/13/2; Hakif Bajrami, Dokumneti NOB-a…, “VJETARI” nr. XXI-XXII, Prishtinë 1986, f. 315).

Kundër vënjës së Diktaturës ushtarke në Kosovë, për t` u ankuar, më 19 shkurt 1945, do të shkojnë në Beograd Fadil Hoxha dhe Miladin Popoviqi. Në Beograd nuk do të pranohen nga J. B. Tito, por do t` i pranon për 10 minuta M. Gjilasi duke u kërcnuar: “Ejani Shoku Milladin ta ndajmë Kosovën sikurse synojmë ta ndajm Sanxhakun në mes Serbisë dhe Malit Zi”. Me që nuk e pranojnë propozimin e M. Gjillasit, Miladini dhe Fadili do të largohen nga zyra. Por i njejti, M. Gjillas së bashku me A. Rankoviqin dhe Titon, palnifikojnë likuidimin e Miladinit- të parin ose duhet vrarë ose duhet dërguar ambasdor në Poloni; Të dytin- Fadilin, ose duhet vrarë ose duhet dërguar ambasador në Turqi. Të parin-Miladinin  e vrasin më 13 mars 1945, të dytin-Fadilin e prolongojnë atentatin, sepse i frigohen reagimit popullor, me çka çdo gjë që ishte antifashiste në Kosovë, vihet  në dyshim. Pra krijohen kushte komplotiste, që të kthehet ushtria jugosllave në sillje edhe më kriminale ndaj shqiptarëve, sikurse ushtria e Jugosllavisë monrakiste. Se në çfarë pozite ishte kthyer Kosova dëshmon fakti  se  Mashan Gjuroviq (çetniku më mizor) urdhëronte njësitet e tij “partizane” në janar- shkurt 1945 nga Perpellaci:“Kur të hyni në Kosovë, duhet të vrani  sa më shumë Aranutë sepse gjermanët janë larguar”. Prandaj, Sava Derleviq me suitën e tij nga 8 shkurti 1945, do ta sundojnë për një kohë Kosovën me 54 instruktorë sllavë, duke vrarë me dhjeta mija shqiptarë duarthatë, kudo që gjindeshin.29. (29. Fadil Hoxha, Kujtime për takimin me Millovan Gjillasin më 19 II 1945).

Në këto rrethana për t` i kompromituar luftëtarët e mobilizuar duke shkuar në Frontin e Sremit, atyre  iu përgatitë vrasje masive-komplot (Brigadës Shaban Haxhisë, janar 1945) në mes të Kushumlisë dhe Prekupës. Në vijim u porvokua Shaban Polluzha sa ishte në Llap, duke ia vrarë civilët masovikisht në prapavi (Drenas), duke i futur kufomat nën akull të lumit Drenica, ku nuk do të kursehet  as populli duarthatë.30.(30. Muhamet Mjeku, Shaban Polluzha, Prishtinë 1991, f. 49; AVIIB. K. 1411/45- Ditari i divizioneve të ardhura nga Serbia).

Edhe më targjikisht,  në çfarë niveli pësuan eshallonet  e ushtarëve shqiptarë të Kosovës gjatë marsit-prillit më 1945 në vijën: Kosovë-Shkodër-Tivar- Dubrovnik-Trogir, dokumentet e akuzojnë palën jugosllave për përpiekje gjenocidale, ndaj tërë djalërisë shqiptare. Vetëm në Tivar më 1 prill 1945 për një malazez të vetvrarë do të masakrohen 300 shqiptarë, për ta hapur shansën që të masakrohen edhe mija të tjerë në:  Dubrovnik dhe Trogir.31.(31. Hakif Bajrami, Tragjedia e Tivarit, Prishtinë 1992, f. 211; Osnivaçki kongres Serbije 15 maj 1945).

Për ta defaktorizuar antifashizmin popullor në Kosovë PKJ do të luaj me dy “letra”. Së pari, publikisht do ta aprovojë: “Ligjin mbi ndalimin e kthimit të kolonistëve në Kosovë”, më 6 mars 1945. Ky ligjë do t` i bind  të gjithë shqiptarët se “vërtetë nuk do të kthehet koha koloniale e kralit 1912-1941”. Por KQ PKJ më 1 prill 1945, ilegalisht aprovon unanimihshtë tekstin rezolutiv të cilin e dikton J. B. Tito dhe të cilit i aplaudojnë të gjithë të pranishmit: “Të gjithë kolonistët që janë larguar nga Kosova dhe Metohia më 1941, me çdo kusht duhet të kthehen në Kosovë. Plus shqiptarët me HAGARI (deryrim), janë të obliguar t` ua ndertojnë kolonistëve sllavë 10 000 shtëpi”. Dhe ky realitet ndodhi. Kam pasë arstin të bisedojë me shqiptar të moshuar të cilët kishin qenë të detyruar gjatë viteve 1945-1946 të punojnë në ndërtimin e këtyre shtëpive për kolonistët sllavë. Po, me pezmë ata do t` u klithin bagtive të tyre: ‘Hajt murroj, hajt murroj, se vjen koha prap i rrxoj”.32. (32. Tregim i Sylë Ukellit nga Peja më 1974).

Fushata e komploteve vazhdon me defaktorizim politik

Lidhur me këtë pikërishtë më 31 mars dhe 1 prill 1945 në Prizren do të mbahet Konferenca e TRETË e PKJ-ës për KOSMET. Aty do të mirret vendimi që Organizata e PKJ për Kosmet të konvrtohet në Organizatë të Partisë Komuniste të Serbisë, e cila do të themelohet më 15 maj 1945 në Kongresin e parë të saj.Pra PKJ për Kosovë është ‘bashkangjitur” PKS pa ekzistuar kjo e fundit fare. 33 . (34.Konfrenca e Tretë e PKJ për Kosmet 31 III dhe 1 IV 1945 në AK. Fondi LKK, Konfrencat krahnore të LKK; Osnivaçki Kongres KPS, Beograd 1972). Ky fakt shënonte një fazë të re të DEFAKTORIZIMIT POLITIK të ANTIFASHIZMIT NË KOSOVË, sepse defaktorizimi ushtrak kishte ndodhë më 2 shtator 1944, kur Shtabi Kryesor ishte konvetuar në Shtab Operativ. Pas këtyre defaktorizimeve (ushtrak dhe politk) mbetej që Kosova të defaktorizohet edhe në rrafshin e devalvimit të punës së Këshillit Nacionalçlirimtar të themeluar në Bujan. Mbetej tash të ckatohet vetëm data e mbajtjes së atij Këshilli nën diktaturën ushtarke, që u vendosur më 8 shkurt 1945.  Pas kësaj ngajrje tragjike politike të një prillit 1945 për defaktorzim politik dhe për kthimine kolonistëve në Kosovë, J. B. Tito do ta oragnizojë parnimin e një Delagacioni shqiptar, i cili do t` ia përlasë të gjitha padrejtësitë e Kralevinës dhe ato që po ndodhnin nën pushtetin e KUQ-kominist, Halim Spahija. Tito do t` i kërcnohet delegacionit të Komitetit Shqiptar në Beograd më 10 prill 1945, duke thenë se: “Ju Aranutët 90% keni qenë me fashizmin. Juve jau lofsha Skenderbegun”. Reagon Halim Spahija dhe Mehmet Krileva. 35.(35.AC. SKJ. Albanska delegacija kod Tita, 9 april 1945, Stenogram; Qamil Luzha, Takimi me Titon në Beograd ishte incidenatal nga ana e atij që do të na urrej deri në vdekje. Ata që aty për aty iu kundervunë, posa kthehen në Kosovë do të u organizohet linçim dhe dikush do të pushkatohen, e dikush do të hetohet deri në vdekje).

Në vijim,  për ta kthyer në tragjedi luftën drejtë shqiptare, Dushan Mugosha më 15 maj 1945, në Beograd  do të shpërthen: “Dy porcionet (dygjuhësia-hb) në Kosovë nuk mund të aplikohen”. E përkthyer shqip kjo do të thot se :Në Kosovë nuk mund të aplikohet dygjuhësia. Edhe ky kërcnim politik ishte për defaktorizimin e antifashizmit që do të pasojë pastaj me defaktorizimin e shqiptarëve mos të kërkojnë Republikë dhe mos të guxojnë të kërkojnë bashkim me Shqipërinë Bregdetare. Lidhur me këtë, neofashizmi jugosllavë kundër antifashizmit në Kosovë, nuk do të përfundojë më 10 korrik 1945 në Prizren, kur me Rezolutë delegatët e Partisë dhe OZN-ës u detyruan ta ngrisin dorën (jo të gjithë dhe ata që nuk e ngritën u pushkatuan ose u burgosen), por mizoritë dhe tretmani kolonial ndaj shqiptarëve në Jugosllavi nuk do të pushojë deri me shkatrrimin definitiv të saj, në fund të shekullit.36.( 36. Osnivaçki Kongres KPS, Beograd 1972, Diskutimi i D. Mugoshës).

VASNOS dhe komplotet në vijim 

Në realitet, më 9 prill 1945 në Beograd mbahej mbledhja e VASNOS-t, e cila u kthye në ASNOS. Aty Mehmet Hoxha, pa asnjë autorizim nga KNÇ i KOSOVËS do të detryrohet të deklarojë se :  “Populli i Kosovës ka nderin të deklarohet se është për t` iu bashkua Kosova Serbisë Federale…”. Këtë deklarim individual të Mehmet Hoxhës do ta “zyrtarizojnë delegatët e OZN-ës dhe PKJ-ës pas mbarimit të Konferencës së Prizrenit më 10 korrik 1945. E verteta,  Beogradi zyrtar do ta aprovojë një teks kinse në Kosovë:  “hiqet pushteti ushtrak më 15 korrik 1945”. Pra, së pari delegatët e detyruan nga Oznashët të votojnë që t i “bashkohen Serbisë Fedrale” në kushte të diktaturës ushtarake, e pastaj u hoq diktatura ushtrake, de jure, një muaj më vonë. E në bazë të dokuemneteve arkivpre ushtarake, policore dhe politike, de fakto diktatura, nuk është anuluar kurrë.37. (37. AVIIB. Vojna Uprava në Kosovu, K. 1141/45).

 3.Tekstin që u përpilua në Beograd e prezantojmë për herë të parë* 

*“ ME RASTIN E HEQJËS PUSHTETIT USHTARAK NË KOSOVË” 

‘Vendimi për heqjen e pushtetit Ushtark, që ka qenë deri tash si nji instancë ma i naltë e pushtetit në Kosomet përfaqson nji njohje pozitive të punës s` onë deri tash dhe të gjendjës politike të sotshme në këtë krahinë, pika ma e madhe asht që tash përfaqsonë nji  periudhë të punës shumë të gjallë politike arsimore ndër masat e gjana popullore, pozitës së masave të varfuna punonjëse të qytetit dhe të katundit.

Me gjithë që para disa muajve, me nji herë, pas lirimit të kësaj krahine, banditat tradhatre të ballistëve, të çetnikëve, të udhequna prej Ferhat Dragës, Shaban Palluzhës, Adem Osmanit, Zhika Markoviqit  dhe hyzmeqarëve të tjer fashista, me nji pjesë të katundarëvet të mashturem na mesyen dhe e veshtersuen seriozishtë pozitën t` onë në Kosmet, prap se parap të gjitha këto nuk i ndihmuen realizmit të planeve të tyne kriminale nuk e penguen fitoren t` onë. Prandaj, vendimi për HEQJEN e pushtetit Ushtrak përfaqson nji  dokuementë të suksesevet t` ona, nji grushtë të mirë të gjithë anmiqëvet t` ona. Ai duhet t` a baj të mundun dhe t` a shpejtësoj forcimin e fuqivet t` ona forcmimin e vllaznimit t` onë, zhvillimin e të gjitha punëve t` ona , në t` ardhëshëmenin e ma të mirë popullit të Koosmetit”. 38. ( 38. AVIIB. K. 168/11/9/1411-dokumenti është përshkruar në tërësi, nuk ka nënshkrim e as vulë e adresë të institucionit që e “hjek” diktaturën. Kjo do të thot se në arkivë dikush vetëm e ka hudhë si një leckë.).

Komplotet dhe intrigat vazhdojnë 

Lufta antifashiste në Kosovë është zhvilluar në rrethana specifike, sepse atë nuk e rëndonte vetëm aktualja (1945 e tutje), por situatën politike dhe shoqërorre e dezorientone sidomos  e kaluara dhe aktualiteti kolonial i Kosovës dhe shqiptarëve si shumicë apsolute në te. Prandaj,  të futësh në luftë me një kolonialistë ma të “dobët” (parafashizmi serbian që me mejshtri u konvertua në majtizëm Kominternist 1941-1945), e i cili kishte kapitualluar para një kolonialisti ma të frotë ( që quhej nazifashizëm), i plasone shqiptarët e Shqipërisë Kontinentale (të robëruar në Jugosllavi-hb), në dyemndësi problematike, pa asnjë shkëputje kohore.  E vërteta, vetëm Konferenca e KNÇ në Bujan ua pati hapi shqiptarëve SHPRESËN, e cila pastaj u luftua me të gjitha mjetet ushtrake, policore dhe konstitcionale Jugosllave, për ta kthyer Kosovën sërish në koloni modrene, për të mbetur vendi më i prambetur në Evropë. Megjithë këtë, shqiptarët në asnjë etapë historike, nuk do të pajtohen me rirobrimin kalisik të tyre. Antifashizmi në Kosovë ka qenë shumë i theksuar te shtresa e mesme dhe e ulët popullore. Por me që shtresa e lartë ishin nja 2% të shqiptarëve, të tjerët në shtresën e lartë pushtetore ishin kolonistët sllavë, fakt ky që dëshmon se populli shqiptar i Kosovës ishte i rreshtuar drejtë krahas rrethanave që ishin në nivelin ma të gjerë botëror, sidomos pas 2 janarit 1944.Konferenca e KNÇ i bashkoi të gjitha këshillat ilegale që kishin vepruar deri atëherë në tërë Kosovën. Pasi që u zgjogjën delegatët nga Rrafshi i Kosovës, deri më 21 dhjetor 1944, përmes Fadil Hoxhës dhe për Rrafshin e Dukagjinit përmes Ismet Shaqirit, Konferenca i i filloi punimet në Kullën historike të Sali Manit në Bujan. Dokumentet e KNÇ më 12 janar 1944, Fadil Hoxha ua dërgoi Enver Hoxhës për aprovim, ndërsa Josip B. Titos për njohtim. Enveri e pranoi Dosjen Bujani në tërësi. Kurse Tito e autorizoi Millovan Gjillasin që të i prezantoi vrejtjet, edhe pse ishte fjala për njohtim zyrtar.39. (39. A KQ PKJ/ 1944, 12 janvar 1944).

Më 28 mars 1944 Millovan Gjillasi e nisi Letrën e tij për Komitetin Krahinor të PKJ-ës për Kosovë. Komiteti Krahinor i PKJ-ës për Kosovë, Letrën e M. Gjillasit e shqyrtoi në detale më 16 qershor 1944 në lokalitetin Kolosian. Aty, çdo vednim historik i KNÇ me kërkesë të M. Gjillasit u kthye në defaktorizim të Luftës antifashiste në Kosovë. KNÇ sipas urdhëresës së M. Gjillasit nuk kishte të drejtë të prodhoj dhe aprovoj ligje; Kosova dhe Dukagjini u kthye në Kosova dhe Metohija; Komiteti Krahinor i PKJ u kthye në Komitet rregjional; Shtabi Kryesor i UNÇ dhe AP për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit u kthye në Shtab Operativ të Kosovës dhe Metohisë; Aradha “Bajram Curri” (E Kosovës) dhe Aradha “Perlat Rexhepi” (E Shqipërisë) që ishin fuzionuar si Aradhë “Curri-Rrexhepi”,  e që e kishte kryer sigurimin e Konferencës Bujanit, u rasformua. Kjo e kishte simbolikën se: “Nuk ka bashkim të Kosovës me Shqipërinë”.40. (40. A. KQ PKJ, 1945/ Analizë e Koça Popoviqit më 1945 në 5 faqe me makinë, serbisht).

5.Cilat janë argumentet tjera të defaktorizimit të Kosovës nga Jugosllavët 

 Po i theksojmë si një lloj rezymeje 

1.Më 2 shtator 1944 J. B. Tito me urdhëresë e degradoi Shtabin Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës në Shtab Operativ; 2. Më 21 nëntor 1944 i amnestoi të gjithë çetnikët, të cilët u kthyen në “partizanë”; 3. Tito e bindi palën serbiane se Kosova do të jetë pjesë e Serbisë federale më 10 tetor 1944; 4. Tito vëndosë Diktaturë ushtrake në Banat, Baçkë dhe Baranjë më  18 tetor 1944 për t` i shfarosë Gjermanët dhe hungarezët; 5. Tito vëndosë Diktaturë ushtrake në Kosovë më 8 shkurt 1945 për t` i likviduar shqiptarët; 6. Tito përmes M. Gjillasit dhe A. Rankoviqit e ndau Sanxhakun më 29 mars 1945 në mes Malit Zi dhe Serbisë; 7. Tito përmes M. Gjillasit provoi për ta ndarë Kosovën në mes Malit Zi, Serbisë dhe Maqedonisë më 21 shkurt 1945 në Beograd, duke provuar që aty të ishin prezent Fadil Hoxha dhe Miladin Popoviqi. Me që Miladini reagoi aty për aty më 19 shkurt në zyrën e Gjillasit, më 20 shkurt u muar vendimi që Miladini të dergohet ambasador në Poloni, kurse Fadil Hoxha të dërgohet ambasador në Turqi.41. (41. Mr Hakif Bajrami, Kronologji i luftës jugosllave për defaktorizimin e LNÇ të Kosovës, 1976, f. 18).

Kështu rifilloi historia e Kosovës për luftë dhe shpresë, se një ditë do të avansohet në Republikë. Këtë ide dhe ideal e realizoi lufta e UÇK-ës dhe NATO-s pas shembjës së RSFJ, të cilën shembje e deklaroi Badinteri më 4 korrik 1992. Tërë pasurinë tokësore të okupuar Tito, Rankoviq dhe Gjillas e ndan ilegalisht duke e koduar veprimin e tyre me shifër: “TIGRAT NË KAFAZ”(Vojna upravë-pushtet ushtarak). Në këto rrethana derisa u aprovua Kushtetuta e vendit në fillim të vitit 1946; 1.Tito e përdori si argument pohimin e Cherchillit për Trepçën, që do të thot se Kosova duhet sips britanikëve t` i takojë Jugosllavisë”; 2. Rankoviq e aneksoi Vojvodinën, Kosovën, Gjysmën e Sanxhakut. Ndërsa Kumanovën ia dhuroi Maqedonisë, për t` ua ulur krekosjën serbianëve se kishin fituar më 1912 në Kumanovë tërë Maqedoninë. Por historia e deshi që në Kumanovë në qershor 1999 oficerët serbian ta nënshkruajnë kapitullimin e pushtetit tyre në Kosovën e pushtuar; 3. Gjillasi u pajtua me aneksimin e gjysmës së Sanxhakut dhe lejimi që një pjesë e malazezëve të kolonizohet në pronat e gjermanëve dhe hungarezëve në Vojvodinë; 4. Tito pas largimit të nazistëve nga Istra, atë në  pazarin me Rankoviqin dhe Gjillasin ia aneksoi Kroacisë, duke e ndarë në Zona “A” dhe Zona “B”; 5. Më 1946 në “Treshën e madhe” bashkangjitët E. Kardel, i cili arrinë që për Slloveninë të “aneksojë” disa pjesë të Istrës. 6.Më 1949 jugosllavët do ta themelojnë një qeveri marionetë në Shkup me Apostol Tanefin për ta devalvuar Bujanin dhe për ta rrxuar qeverinë e Tiranës. 6. Më 1953 do ta lidhin Marrëveshjen Xhentelmene për deportimin e shqiptarëve në Turqi; 7. Më 1955/56 do ta pasojë aksioni i armëve, për ndiekje masive ndaj shqiptarëve; 8. Më 1956 do ta pasojë Procesi i Prizrenit për ndikjen penale të pushtetarëve shqiptarë në Kosovë; 9. Më 91957 do ta arratiset Ministri i Mbrojtjës i Shqipërisë në Jugosllavi-Panjot Plaku me parullën “DOSUNT ACTA- Dokument që nuk ekziston”, e që ka të bëj me vendimet e KNÇ të Bujanit; 10.  E vërteta, E. Kardel do të notojë në “detin e Titos”, pa probleme dhe në Plenumin e LKJ-ës më 1957 do të shpërthej: “Është e natyrëshme që ne Sllovenët dhe Kroatët një ditë do të gjindemi të orinetuar kah Perendimi, për shkak të kulturës dhe rreligjionit. Ndrërsa, ju Serbët dhe Malazezët është e natyrëshme të orinetoheni kah Rusia, për shkak të kulturës dhe rreligjionit”. Nga salla Dobrica Qosiq do të pyt: “E Shqiptarët kah do të ofrientohën? Kardel, Normal kah bashkimi me Shqipërinë.” 42. (42. Po ary; Zbornik podatataka o NOBU na Kosovu, Beograd, Priruçnik, 1976). Më 1958 Rankoviq do të provojë mbylljën e shkollave shqipe në Jugosllavi. Do të pasojë reagimi i Shqipërisë në OKB për pozitën koloniale të shqiptarëve në Jugosllavi. Duke u friguar nga sanksionet, KQ LKJ do të mbaj plenum ilegal për të drejtat e PAKICAVE, me që rast do të lejohet themelimi i Shkollës Lartë Pedagogjike shqiptare. Një vit më vonë (1960) do të themelohet Fakulteti Filozofik; Fakulteti Ekonomiko Juridik. Shqipëria do të largohet de fakto nga Pakti i Varshavës më 1960. Kurse KQ LKJ do ta mbaj plenumin për DECENTRALIZIMIN e pushtetit në Jugosllavi më 1962. Më 1965 do të fitojë sistemi e pushtetit nepër komuna, kurse një vit më vonë në Brione do të largohet nga pushteti sinonimi i dhunës dhe terrorit ndaj shqiptarëve-A. Rankoviq. Më 1967 në Kosovë do të fillojë fushata për avansimin e Kosovës në Republikë, kurse më 1968 Kosova me demonstratat rrevolucionare, do të renditët fuqishëm kah Evropa demokratike.

Kështu thot një dokumentet që i posedonte Vlladimir Dedier, që deshmon se përfundoi ndarja e  Kosovës. Pra rruga ishte e hapur dhe duhej marrshuar me dituri dhe politikë të shkolluar kah Republika. Konferenca e Bujanit ka treguar se: ata që kanë bërë krime dhe ata që i kanë heshtur krimet, jan&