Njohja e tabelave të Republikës së Kosovës nga Serbia, hapi i parë konkret

Njohja e tabelave të Republikës së Kosovës nga Serbia, hapi i parë konkret
Njohja e tabelave të Republikës së Kosovës nga Serbia, hapi i parë konkret

Hajrullah Ternava

  • 27 December 2023 - 18:55

Shkruan:ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Vendimi Serbisë për njohjen e targave të Kosovës më në fund është një dëshmi e zbutjes së politikës serbe ndaj Kosovës, dhe kjo zbutje na lë me nënkuptua se marrëveshja e Ohrit po vjen duke u jetësuar, e që tani edhe Kosova duhet ti ndërmerr hapat e duhur dhe ta dëshmoj edhe në vepër jetësimin e vendimeve që po kërkojnë ndërkombëtarët, sikur që është Asociacioni i komunave serbe, por gjithnjë duke llogaritur jetësimin në përputhshmëri me ligjet dhe kushtetutën e Kosova.

 

Tani mundë te thuhet se vendimi i Serbisë për njohjen e targave të Kosovës, është vetëm një hap i ri që mundë ta lëvizë situatën drejtë shtensionimit, dhe njëkohësisht e obligon edhe Kosovën për të njëjtin veprim, por edhe marrjen e veprimeve konkrete të finalizimit të draftit për Asociacionin, në mënyrë që të përmbushen edhe pritjet e Bashkimit Evropian për përafrim eventual të qëndrimeve për një marrëveshje deri në fund të janarit të vitit vijues. BE-ja e ka mirëpritur vendimin e Serbisë për t’i njohur zyrtarisht targat e automjeteve RKS dhe tash pret edhe nga Kosova të bëjë një hap. Pasi emisari Miroslav Lajçak u paraqit më i kënaqur së fundmi duke përmendur progresin në normalizimin e marrëdhënieve, vendimi i fundit i Beogradit e hedh topin te kryeministri Albin Kurti, nga i cili ndërkombëtarët presin që të lëvizë urgjentisht drejt formimit të Asociacionit. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano e ka vlerësuar si veprimin deri më tash më të duhur të Serbisë karshi procesit të dialogut me Kosovën dhe marrëveshjeve që janë nënshkruar, por tani më ai thotë se BE pret hapa konkret edhe nga Kosova që të përgjigjet në mënyrë të ngjashme. “Ky vendim paraqet një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe detyrimet e mëparshme nga dialogu lidhur me Lirinë e Lëvizjes. Kjo tregon se është e mundur të arrihet progres në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo gjithashtu përbën një hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi më të mirë rajonal dhe evropian të Ballkanit Perëndimor, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët e rajonit. Ky vendim i hap rrugën heqjes së plotë të regjimit të afisheve. BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme”, tha Stano. Bllokimi i kësaj marrëveshje, mos zbatimi nga ana e Serbisë ka zgjatur hiq më pak se 13 vite, sepse për zbatimin e kësaj pike të Marrëveshjes për lëvizje të lirë, Serbia ishte pajtuar në vitin 2011. Krye negociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq ka thënë se lejimi i të gjitha automjeteve të regjistruara nga Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë për të marrë pjesë në komunikacion në rrugë bëhet ekskluzivisht për arsye praktike, me qëllim që të lehtësohet pozita e individëve dhe të mundësohet liria e tyre e lëvizjes, dhe nga ana tjetër ai ka deklaruar se me këtë hap nuk duhet nënkuptuar si veprim i shtetit serb për njohjen e pavarësisë së Kosovës, por tha që tash Serbia pret që Kosova t’i respektojë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, duke përmendur specifikisht atë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Për ndërkombëtarët, ka një urgjencë që për asociacionin gjërat të lëvizin shpejt, ndërsa në Kosovë ka shumë pikëpyetje. Lidhur me Draft-statutin e publikuar, pati edhe reagime se do ta shkelte Kushtetutën. Kryeparlamentari Glauk Konjufca, pas një “shikimi sipërfaqësor” kishte thënë se propozimi ndërkombëtar për Asociacionin “është plotësisht në përputhje me Kushtetutën, por Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani e kryenegociatori Besnik Bislimi nuk kanë garantuar për këtë, prandaj kanë paralajmëruar dërgimin për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Veprimet që po ndërmerren nga ana e ndërkombëtarëve që po i ndërmjetësojnë këto dy shtete Serbi-Kosovë, shpresat janë se edhe kjo çështje shpejt do të tejkalohet sipas marrëveshjes së Ohrit, dhe dy shteteve në fjalë do t’iu hapen dyert drejtë shteteve të BE-së, si dhe institucioneve tjera ndërkombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".