Për paqe të qëndrueshme afatgjatë dhe stabilitet në rajon, koha vonon por politika duhet të vepron me strategji bashkimi për të gjithë shqiptarët në një shtet

Për paqe  të qëndrueshme afatgjatë dhe stabilitet në rajon, koha vonon por politika duhet të vepron me strategji bashkimi  për të gjithë shqiptarët në një shtet
Për paqe  të qëndrueshme afatgjatë dhe stabilitet në rajon, koha vonon por politika duhet të vepron me strategji bashkimi  për të gjithë shqiptarët në një shtet

Dardan Grapci

  • 29 December 2023 - 07:41

Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci

Bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet, herët apo vonë, është zgjidhja e vetme dhe nuk ka alternativë, është formula e fundit e garantimit të stabilitetit afatgjatë të rajonit të Ballkanit, prandaj edhe një ditë, herët apo vonë kufijtë do të korrigjohen, por mos të kërkojmë tash bashkim me Shqipërinë, por le të fokusohemi që ti marrin tokat tona të pushtuara në Serbi, deri te Nishi, pastaj në Mal të Zi deri në Podgoricë dhe në Maqedoninë e Veriut deri në Shkup, Tetovë dhe Gostivar.

Sa i përket asociacionit i propozuar nga BE-ja nuk është vetëm Serbia kundër saj, por edhe Kosova. Serbia shumë shpejtë do të mundë të shkojë në zgjedhje të reja, për shkak të protestave masive që po ndodhin në Beograd dhe qytete tjera. Në këtë situatë është e pa mundur të dialogohet dhe të përafrohen palët për të arritur një marrëveshje kompromisi. Prandaj cila do parti që fiton, i fiton zgjedhjet e përsëritura në Serbi, nëse kjo ndodhë për shkak të protestave, është e sigurt që Aleksandër Vuçiqi do të jetë humbës, si dhe do të hetohet edhe për aferat kriminale dhe për marrëveshjet sekrete që i ka zhvilluar prej vitesh, edhe për të gjitha përgjegjësit të ciilat ia i bartë lidhur me dialogun e pa sukseshëm me Kosovën, për negociatat publike e të fshehta që janë zhvilluar, fillimisht me ish Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, edhe në pozitën e ish Presidentit të Kosovës, e për të vazhduar deri në këtë mandat të tashëm me Kurtin.

Ajo çka duhet të insiston Kosova në këtë rast është paprekshmëria e kufijve, ruajtja e plotë e sovranitetit dhe integritetit të shtetit. Por ajo se çka jam kundër si qytetar i Republikës se Kosovës është se nuk tash për tash në këtë fazë të hershme, ne nuk duhet të nxitojmë dhe të kërkojmë të parët që të korrigjohen kufijtë, që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci me u fut në hartën e Kosovës. Gjithashtu në këtë fazë të hershme, nuk është në interes të Kosovës që ta hapim as temën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, por duhet të luftojmë dhe punojmë për konsolidimin e mëtutjeshëm të shtetit të pa varur e sovran të Kosovës, kështu siç është , sikur që e kemi shpallur dhe kemi fituar njohje të fuqishme ndërkombëtare.

Kur i kthehemi historisë mbrapa e shohim që 500 vjet kemi qenë nën sundimin otoman, 100 vjet nën sundimin e Serbisë, edhe të ish-Jugosllavisë, dhe tash jemi shtet i pa varur akoma në formësim e ndërtim, prandaj nuk mundë ta parashohim se çka do të kishim fituar tani nëse do të kërkonim një strategji të re për dy shtet në një tërësi të bashkuar. Shtrohet me të drejtë pyetja serioze tani se çka do të ndodhë nëse qysh tani kërkojmë të bashkohemi me Shqipërinë, si do të reagon faktori ndërkombëtar që është në proces të ndërmjetësimit me Serbinë për njohje reciproke si shtete të pa varura , me qëllim të pajtimit dhe normalizimit.

Për të mos provokuar forcat antishqiptare që të mobilizohen kundër bashkimit të shqiptarëve në një shtet, duhet të udhëhiqet një diplomaci shumë e mençur dhe Kosova të tregohet bashkëpunuese para faktorit ndërkombëtar në funksion të ruajtjes funksionalitetit dhe stabilitetit të shtetit. Për të mos me ardhur deri te një situatë e re që ndez vatër të re krize, me një lufte mes Shqipërisë dhe të Serbisë e mbështetur nga aleatët e saj, është më mirë të presim e të blejmë kohë për ditë më të mira të zhvillimit të aleancave ushtarako politike strategjike, pra të vazhdojmë ta ndërtojmë shtetin tonë e të qëndrojmë kështu si jemi, si shtet me emrin - KOSOVA, dhe në si qytetar të Kosovës. Bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet, herët apo vonë, është zgjidhja e vetme dhe nuk ka alternativë, është formula e fundit e garantimit të stabilitetit afatgjatë të rajonit të Ballkanit, prandaj edhe një ditë, herët apo vonë kufijtë do të korrigjohen, por mos të kërkojmë tash bashkim me Shqipërinë, por le të fokusohemi që ti marrin tokat tona të pushtuara në Serbi deri te Nishi,pastaj në Mal të Zi deri në Podgoricë dhe në Maqedoninë e Veriut deri në Shkup, Tetovë dhe Gostivar.

Prandaj mos të kërkojmë më shumë tani, sepse mund ta humbim edhe këtë që e kemi dhe atë për të cilën e kemi obligim të punojmë që ta rikthejmë dhe integrojmë në kuadër të shtetit të pa varur e sovran të Kosovës. Bashkimi me Shqipërinë është varianti i fundi për të të cilin duhet menduar me strategji mbarë kombëtare pasi Kosova ta ketë përfunduar shtet formimin dhe faktorizimin në rrafshin ndërkombëtar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".