Politika e bashkuar gjithmonë vetëm në funksion të deformimit të Ligjit zgjedhor

Politika e bashkuar gjithmonë vetëm në funksion të deformimit të Ligjit zgjedhor
Politika e bashkuar gjithmonë vetëm në funksion të deformimit të Ligjit zgjedhor

Blerim Burjani

  • 29 December 2023 - 07:38

Shkruan:ANALISTI-Blerim Burjani

Ka pasur shumë ankesa të kandidatëve meshkuj deri në Gjykatë Kushtetuese. Ligji aktual i ndryshuar nuk i ka marr parasysh rekomandimet e BE,e as ato të OSBE-së, gjatë viteve të kaluara. Pra asnjëherë s’ka pasur reformë të mirëfilltë, por ka pasur vetëm dialog.

-Duhet saktë të qartësohet se çka e ka shtyrë me kaq vonesë këtë Ombudspersonin që të dirigjohet nga dikush dhe ta dërgoj këtë ligj, pra Ligjin për zgjedhjet e Përgjithshme në Gjykatën Kushtetuese. Avokati i Popullit do të duhej të tregon se përse nuk ka reaguar për ato parregullsi që i përmban plotësimi e ndryshimi i ligjit të zgjedhjeve menjëherë pas aprovimit nga Kuvendi. Ky ligj është i njëjti, ka pasur defekte kur që kur është miratuar madje shumë serioze, siç është votimi i 10 kandidatëve në listë gjë që shihet ashiqare se është një zgjidhje skandaloze e cila stimulon vjedhjen e votave individuale.

Gratë me ligjin e deritashëm e kanë të garantuar përfaqësimin 30%, a ligji për barazi gjinore e thotë se duhet të jetë përfaqësimi 50%. Realisht këtu s’ka barazi, edhe pse 30% i listës duhet të jetë femra. Pra edhe ashtu ka pabarazi, pra ka defekte. Skandali tjetër del në situatat kur një parti ka fitua vetëm 4%, dhe janë bërë dy gra deputete apo këshilltare komunale dhe dy meshkuj. Ka pasur shumë ankesa të kandidatëve meshkuj deri në Gjykatë Kushtetuese. Ligji aktual i ndryshuar nuk i ka marr parasysh rekomandimet e BE,e as ato të OSBE-së, gjatë viteve të kaluara. Pra asnjëherë s’ka pasur reformë të mirëfilltë, por ka pasur vetëm dialog. Herën e fundit pati një ndrydhim por jo edhe reformë zgjedhore e cila është kërkuar nga KE, ODIR-i, apo nga BE-ja.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".