Ndërkombëtarët duhet ta bindin Vuçiqin për nënshkrim të marrëveshjes me Kosovën, palët të fillojnë urgjentisht e reciprokisht ta zbatojnë me detyrim

Ndërkombëtarët duhet ta bindin Vuçiqin për nënshkrim të marrëveshjes me Kosovën, palët të fillojnë urgjentisht e reciprokisht ta zbatojnë me detyrim
Ndërkombëtarët duhet ta bindin Vuçiqin për nënshkrim të marrëveshjes me Kosovën, palët të fillojnë urgjentisht e reciprokisht ta zbatojnë me detyrim

Hajrullah Ternava

  • 29 December 2023 - 07:58

Shkruan:ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti edhe pas mbledhjes së fundit të Qeverisë për këtë vit, ka deklaruar se është Serbia ajo që po e bllokon procesin e formimit të Asociacionit, sepse është Vuçiqi ai që nuk po garanton zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe nuk po e nënshkruan as aneksin për Asociacionin, pavarësisht që palët janë pajtuar për draftin të cilin bashkimi Evropian e ka ofruar.

-Njohjen e tabelave të shtetit të Kosovës, për lëvizje të lirë nga ana e Serbisë, tani ndërkombëtarët ta përdorin si mjetin kryesor me të cilin duhet ta luajnë rrolin e tyre, që ti bëjnë presion presidentit serb Vuçiqit, edhe për nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit si garanci, që edhe Kosova ta krijoj Asociacionin e komunave me shumice serbe. Tani është koha që, pas pranimit nga ana e Serbisë për zbatimin e plotë të marrëveshjes për lëvizjen e lirë, duke njohur edhe tabelat e shtetit të Kosovës, faktori ndërkombëtar ti bëjë presion presidentit serb Vuçiqi edhe për nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit në mënyrë që Kosova të fillon veprimin tjetër që po e kërkojnë ndërkombëtarët, krijimin e Asociacionit të komunave me shumicës serbe, bazuar gjithmonë në ligjet dhe kushtetutën e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti edhe pas mbledhjes së fundit të Qeverisë për këtë vit, ka deklaruar se është Serbia ajo që po e bllokon procesin e formimit të Asociacionit, sepse është Vuçiqi ai që nuk po garanton zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe nuk po e nënshkruan as aneksin për Asociacionin, pavarësisht që palët janë pajtuar për draftin të cilin bashkimi Evropian e ka ofruar. Madje, kryeministri Kurti ka deklaruar se liderët e BE-së dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e kishin rastin para më shumë se dy muajsh, më 26 tetor, që ta merrnin nënshkrimin e tij për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por ka munguar gatishmëria e palës tjetër, Serbisë. “Unë nuk mund të bëj më shumë sesa të nënshkruaj. Lapsin e kam në dorë, teksti është i akorduar – thanë jo. Çka t’iu bëj tash? Çka me iu bë unë kur thonë jo ata? Duhet me u kthy me zëvendëskryeministren Gërvalla me u kujdes për qytetarët, sepse kemi shumë punë këtu”, ka deklaruar Kurti duke e hedhur gjithë përgjegjësinë tek pala serbe, Presidenti Aleksandër Vuçiq dhe mungesa e forcës së zyrtarëve të BE-së që ti bëjnë më shumë presion Vuçiqit dhe ta bindin atë për të bashkë firmosur marrëveshjen bazë dhe aktet tjera së bashku me Albin Kurtin.

Kryeministri Kurti ka zbuluar të gjitha detajet nga takimi i 26 tetorit, duke treguar se më 26 tetor i është thënë që situata është urgjente, nuk po përfundon agresioni rus në Ukrainë, nisi edhe një luftë në Lindjen e Mesme, dhe rrjedhimisht është çështje jetike, urgjente, normalizimi i marrëdhënieve. “ Me që është ashtu, sonte po e nënshkruajmë. Por ka renditje të dokumenteve për nga rëndësia dhe kronologjia: marrëveshja bazike, aneksi i zbatimit dhe draft-statuti për të cilin unë dy ditë më herët i kisha dërguar vërejtjet e mia”, tha Kurti duke treguar se Vuçiq kategorikisht ka refuzuar. “Ajo ishte një shans e madhe. Ata që në Bashkimin Evropian ishin shumë të interesuar, për shembull, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, përkatësisht për draft-statutin e propozuar, e patën shansin.

Presidenti i Serbisë që vazhdimisht e përmend Asociacionin, e pati shansin. Por nuk u bë për mungesë të gatishmërisë sime, andaj nuk ka kuptim të vazhdoni të më pyesni mua edhe më shumë. Pra, duhet të pyeten ata atje pse e humbën atë shans aq të mirë. Unë që isha i gatshëm për nënshkrim, tash a jam serioz? Po ku ka më serioz sesa të thuash eja nënshkruajmë sonte. Më seriozitet se kaq në marrëdhënie ndërkombëtare dhe për marrëveshje ndërkombëtare, nuk ka. Aty jo serioziteti i doli palës serbe, që nuk nënshkruan”, shtoi kryeministri.

Gjithsesi se ky sqarim i Kryeministrit Kurti flet mjaftueshëm se tash faktori ndërkombëtar, nëse e ka seriozisht që të ndihmon arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve, duhet ta drejton gjithë presionin tek pala serbe, për të kërkuar nënshkrimin reciprok të secilit dokument të pranuar, akorduar sepse dihet që vendosja e firmës është garanci flet se edhe pala tjetër ka marr obligim para faktorit ndërkombëtar për ta respektuar dhe zbatuar secilën pikë të marrëveshjes. Ndryshe shtypi kroat, Gazet prestigjioze Jutarnji List, e ka cilësuar vendimin e Serbisë për njohjen e targave kosovare si njohje defakto të shtetit të Kosovës, kurse tani radha është te Kosova që të vazhdon me Asociacionin. “Për Kosovën, kjo përfshin obligimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe për Serbinë njohjen de facto të Kosovës përmes respektimit të integritetit territorial të Kosovës, njohjes së dokumenteve dhe simboleve shtetërore, si dhe moskundërshtimit të Kosovës për anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, “përfundon teksti i Jutarnji Listit.

Tërë situata rreth çështjes së pajtimit të mundshëm mes këtyre dy shteteve tani është në kompetencat e ndërkombëtarëve, të cilët duhet ta përfundojnë këtë çështje me njohje reciproke, qoftë me njohje de fakto si në fillim, por edhe de jure me kalimin e kohës, sepse pa një rehati në Ballkan edhe Evropa nuk mund të ketë perspektivë zhvillimi e integrimi, e kur dihet se Ballkani është pjesë e Evropës, prandaj ndërkombëtarët tani e kanë rastin që të tregohen vigjilent dhe ti detyrojnë këto dy shtete që ta njohin pavarësinë reciproke mes veti, dhe njëherë e përgjithmonë në këto treva të mbretëroj rehatia e përjetshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".