Lexoni edhe:
Një vit sjellje bojkoti nga opozita i dha imazh të keq punës së Kuvendit, prodhoi mungesë efikasiteti në planin legjislativ
Shkruan:ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Edhe nëse formohet Asociacioni, gjithsesi se duhet të jetë plotësisht në përputhshmëri me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, pa asnjë kompetencë dykuptimëshe që vë në pikëpyetje funksionimin unik të shtetit, e të mos flasim për kompetenca përtej kushtetutës që në një të ardhme afatgjatë mundë të përdoren edhe për rrezikimin e sovranitetit të shtetit.
-Në rrethanat e tanishme, kur po ndërmjetësojnë ndërkombëtarët për pajtimin e mundshëm mes Serbisë dhe Kosovës, sipas marrëveshjes së Ohrit, dhe sikur që ndodhi tash kur Serbia i ka pranua targat e Kosovës (RKS), tani edhe Kosova duhet të dëshmohet në vepër për hartimin e draft statusit të Asociacionit në përputhshmëri me ligjet e Kosovës, prandaj tani është koha që më në fund ta marrin përsipër vetë institucionet e Kosovës hartimin pa vonesë të një draft statuti kosovar për Asociacionin, duke u nisur nga Qeveria e Kosovës, Kuvendi dhe subjektet politike pozitë e opozitë, pasi që Kryetari i Kuvendit të Kosovës i cili përfaqëson partinë në pushtet, Glauk Konjufca e ka thënë qartë që draft-statuti i hartuar dhe sjellë në zyrat e qeverisë e partive politike nuk do të kalon, në formën siç është hartuar.
“Ky draft-statut i BE-së, unë i them faleminderit shumë që na keni këshillu në këtë mënyrë kaq miqësore. Jo more, nuk implementohet ai draft. Nëse këto janë këshillat tua, faleminderit shumë, por aty ka edhe shumë gjëra problematike. Pse janë ato gjëra? Sepse nuk e ka shkruar Kosova. Kaq thjesht”, ka deklaruar Konjufca, madje ai ka treguar në detaje se ai dokument nuk e përmend fare Asociacionin si emërtim, por i referohet një lloj vetëmenaxhimi që nënkupton autonomi të gjerë institucionale veprimi për minoritetin serb. Konjufca madje ka thënë se krejt ajo çka mundë dhe do të pranohet nga Kosova, duhet të diskutohet pasi Serbia të nënshkruan marrëveshjet dhe njeh zyrtarisht shtetin e Kosovës.
“Aty as nuk përmendet Asociacionit, por përmendet një formë e vetëmenaxhimit të këtyre interesave të këtij komuniteti i cili do të ndodhë me një mekanizëm i cili ndoshta nuk quhet fare Asociacion. S’e di pse e kemi këtë urgjencë me iu qasë vendit tonë kështu. Vendit tonë duhet t’i qasemi kështu: Kosova e ka kompetencë me prezantua nëse e ki nga kuptimi i borxhit që e kemi, nga ky kuptim kemi mbetur aty. BE-ja ka thënë, po ata pajtohen, kjo është e Kosovës, dhe është e brendshme ajo, dhe ajo nuk del as në negociata me Serbinë. Dhe tash kur do të bëhet ajo, nëse bëhet. Mendoj se nuk bëhet hiç, sepse pozicioni i qeverisë sonë dhe i shtetit tonë është ky: ajo mund të bëhet vetëm me njohje dhe në një marrëveshje e cila është e nënshkruar nga Vuçiqi në emër të Serbisë e cila e njeh defakto shtetësinë e Kosovës. Unë mendoj se Vuçiqi nuk e bën kurrë. Dhe ne arrijmë te konkludimi që nëse nuk e bën ai, nuk do të bëhet as kjo pjesa jonë”, potencoi kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.
Qeveria e t(m)errit!Lexoni edhe:
Pra tani më në fund të vitit gjithçka po qartësohet dhe është moment që edhe spektri politik të bashkohet dhe të merr qëndrim të unifikuar institucional dhe politik. Gjithsesi se duhet ta kemi parasysh që nga kjo situatë , kurrsesi nuk duhet lejuar që Kosova të dëmtohet me ato propozime që i propozon Serbia, sepse me Serbinë e kemi të qartë të kaluarën tonë, e cila në historitë e kaluara gjithnjë ka synuar pushtimin e Kosovës dhe shfarosjen e shqiptarëve, kemi pësua me gjenocid dhe krime të pareshtura që i ka bërë kombit tonë.
Akoma i kemi të freskëta krimet e fundit të viteve nga 1990 e sidomos gjatë luftës 1998-1999, e kur dihet që serbët në Kosovë janë vetëm rreth 3-5%, e që në të tjera shtete ku kanë përqindje të tilla të kombeve të ndryshme, dhe në ato shtete as që flitet për statuse të posaçme, për ato pakica. Prandaj edhe Asociacioni nëse formohet gjithsesi se duhet të jetë plotësisht në përputhshmëri me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, pa asnjë kompetencë dykuptimëshe që vë në pikëpyetje funksionimin unik të shtetit, e të mos flasim për kompetenca përtej kushtetutës që në një të ardhme afatgjatë mundë të përdoren edhe për rrezikimin e sovranitetit të shtetit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".