Presidentja t'i kërkoj llogari Gjykatës Kushtetuese për gjykimin skandaloz lidhur me 20 hektarët tokë të pronave private

Presidentja t'i kërkoj llogari Gjykatës Kushtetuese për gjykimin skandaloz lidhur me 20 hektarët tokë të pronave private
Presidentja t'i kërkoj llogari Gjykatës Kushtetuese për gjykimin skandaloz lidhur me 20 hektarët tokë të pronave private

Blerim Burjani

  • 22 January 2024 - 17:40

Shkruan:ANALISTI- Blerim Burjani

Kjo çështje sa serioze, po aq e ndërlikuar dhe sensitive në rrafshin juridik, politik e diplomatik, mundë të riaktivizohet vetëm me një iniciativë, nismë të re dhe me prova plotësisht të reja nga ana e Presidentes, nga Kryeministri , nga grupet parlamentare dhe komuna. Janë pra të vetmet këto instanca që mundë të kërkojnë sqarime për zbatimin e aktgjykimit apo të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese të sqaroj rastin në plotëni, respektivisht të kërkohet interpretim në segmente të caktuara të aktgjykimit të fundit përfundimtar të kësaj Gjykate. Tash le ta vlerësoj Presidentja apo Kryeministri se çfarë mund të kërkojnë nga kjo Gjykatë përveç sqarimeve interpretuese. E vërteta është se është kushtëzuar në masë të madhe anëtarësimi i Kosovës në KE për shkak të mos zbatimit të deritashëm të aktgjykimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese . Më tutje duhet të mendoj dhe të vlerësoj Presidentja dhe Kryeministri.

 

Anëtarësimi i Kosovës ne Këshillin e Evropës po kushtëzohet me zbatimin e aktgjykimit te Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit. Shikuar nga praktika gjyqësore, pas interpretimit nga Gjykata Kushtetuese s’ka më aspak hapësirë për ta kundërshtuar zbatimin e aktgjykimit, nëse nuk ka prova të rja me të cilat do të del dhe fakton pala e cila merr nismën për ta kundërshtuar, respektivisht filluar një procedurë të re të rishqyrtimit, të gjykimit të rastit me prova dhe argumente të reja që më parë kanë munguar dhe nuk janë trajtuar, kur dihet se aktgjykimi nuk mund të rrëzohet me asnjë mjet juridik sepse është akt përfundimtar dhe i pa apelueshëm juridikisht. Kjo pra i jep vulë përfundimtare rastit, prandaj tash është e pamundshme të rikthehet në rigjykim edhe në Gjykatën Supreme, e cila ka dhënë verdiktin më herët nëse nuk ka prova të reja . Në këtë situatë të krijuar, kjo çështje tash më është shumë e komplikuar dhe është i pamundësuar trajtimi i sërishëm i rastit, pavarësisht që Serbia këto prona ia ka “dhuruar” Manastirit të Deçanit me ato ligjet diskriminuese që shkelin të drejtat e njeriut dhe janë ligje të miratuara pas rrënimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Millosheviqi. Në kohën e UNMIK-u janë zhvlerësuar apo janë heq nga fuqia e ligjeve të zbatueshme në Kosovë të gjitha ligjet diskriminuese, dhe për këtë përjashtim të këtyre ligjeve është votuar nga legjislatura e parë e Kuvendit të Kosovës. Andaj pas atij vendimi të UNMIK-ut dhe Kuvendit të Kosovës, ligjet diskriminuese ishte dashtë të abrogohen që të gjitha , të gjitha ligjet pa dallim që i ka bërë Serbisë pas heqjes së autonomisë të Kosovës, e me të cilat ligje janë atakuar, uzurpuar edhe pronat publike apo private në Kosovë. Gabimi në këtë rrafsh është trashanik, sepse është e çuditshme si është nxjerr aktgjykim nga Gjykatës Kushtetuese për pronën e Manastirit të Deçanit, duke mos i marr fare për bazë ligjet që i ka shfuqizuar UNMIK-u dhe të njëjtat po ashtu i ka votuar për anulim, shfuqizim Kuvendi i Kosovës më 11 dhjetor të vitit 2003. Lidhur me këtë veprim jo profesional dhe fare të pa analizuar e të pa konsultuar, përgjegjësia direkt bie mbi gjyqtarët e kësaj gjykate, nëse veç duhet të sqarohet diçka nga kjo gjykatë. Tani në këtë situatë pezullimi i zbatimit të këtij aktgjykimi është i pamundshëm sepse rasti duhet të ketë prova plotësisht të reja bindëse për sensibilizimin dhe bindjen e gjykatës e cila ka bërë shkelje kushtetuese kur ka nxjerr aktgjykim në dobi të Manastirit. Kjo çështje sa serioze, po aq e ndërlikuar dhe sensitive në rrafshin juridik, politik e diplomatik, mundë të riaktivizohet vetëm me një iniciativë, nismë të re dhe me prova plotësisht të reja nga ana e Presidentes, nga Kryeministri , nga grupet parlamentare dhe komuna. Janë pra të vetmet këto instanca që mundë të kërkojnë sqarime për zbatimin e aktgjykimit apo të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese të sqaroj rastin në plotëni, respektivisht të kërkohet interpretim në segmente të caktuara të aktgjykimit të fundit përfundimtar të kësaj Gjykate. Tash le ta vlerësoj Presidentja apo Kryeministri se çfarë mund të kërkojnë nga kjo Gjykatë përveç sqarimeve interpretuese. E vërteta është se është kushtëzuar në masë të madhe anëtarësimi i Kosovës në KE për shkak të mos zbatimit të deritashëm të aktgjykimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese . Më tutje duhet të mendoj dhe të vlerësoj Presidentja dhe Kryeministri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".