SHBA-të, pas zgjedhjeve presidenciale, a do të ndjekin politikën e jashtme apo të doktrinës izolacioniste?

SHBA-të, pas zgjedhjeve presidenciale, a do të ndjekin politikën e jashtme apo të doktrinës izolacioniste?
SHBA-të, pas zgjedhjeve presidenciale, a do të ndjekin politikën e jashtme apo të doktrinës izolacioniste?

Agim Bajrami

  • 24 January 2024 - 17:19

 Shkruan:ANALISTI- Agim Bajrami

Për Ballkanin Perëndimor ,sipas të gjitha parashikimeve , ajo është e gatshme të shpërthejë në flakë në çdo moment ,edhe pse tanimë Bashkimi Evropian, po i josh këto vende ballkanike konfliktuoze me ndihma për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie të përgjithshme shoqërore ,por siç duket në skenën e zhvillimeve ballkanike më të predispozuara janë forcat e orientuara për luftë, se sa ato për zhvillim dhe paqe dhe mirëqenie të përgjithshme ,dhe siç duket, ky vit do të jetë përcaktues i luftërave të përmasave botërore, se sa paqes dhe sigurisë botërore.

 

SHBA-të, këtë vjeshtë do ti mbaj zgjedhjet presidenciale, dhe varësisht se cilat forca politike do të vinë në qeverisje amerikane, edhe skena ndërkombëtare rreth sigurisë në përgjithësi do të shkojnë kah përkeqësimi, për çka reflekton edhe për zhvillimet rreth Kosovës. Tani zhvillimet ndërkombëtare po zhvillohen në përmasat e ndryshimeve e mbajtjes së ekuilibrit të qetësisë dhe sigurisë globale, duke shkuar në thellimin e forcimit të aleancës së lindjes në krye me Kinën,Rusinë,Iranin Korenë e Veriut dhe Turqinë e të tjera.Turqia e cila në kohën e fundit gjithnjë e më shumë po i afrohet kësaj aleance të lindjes edhe pse ajo tani për tani është anëtare e aleancës së NATO-s. Me hapjen e krizave të ndryshme, dhe luftërat që tani po zhvillohen si në Ukrainë, e sulmuar nga fqinji i saj shumë herë më i madh, dhe me një kulturë dhe besim të përbashkët ,duke u arsyetuar nga Rusia,se agresionin i saj ndaj Ukrainës bëhej me pretekstin, se minoriteti rus po rrezikohet nga siç e quan politika ruse, nga regjimi ukrainas, dhe nga frika se Ukraina do të bëhej anëtare e NANT-s dhe do të "rrezikohej siguria e Rusisë" gjithnjë sipas vlerësimit të lidershipit rus. Kriza tjetër e mundshme mund të jetë në Azi në lindje të largët , siç është Taivani nga invazioni i mundshëm i Kinës komuniste, dhe lufta aktuale biblike që po zhvillohej në rripin e bregut të Gazës , ku forcat e boshtit të së keqes po rreshtohen kundër hebrenjve biblik dhe shtetit të Izraelit. Rrezik tjetër i përhapjes së luftës nga agresioni i Rusisë nga format e ndryshme të luftës janë, shtetet nordike fqinjë të Rusisë së Putinit si;Finlanda ,Norvegjia dhe Suedia. Rrezikun e luftës për këto shtete e ka paralajmëruar, edhe Ministri i mbrojtjes të Suedisë. Dhe rrezik tjetër për luftë në Evropë mund ketë edhe Gjermania si vendi qendror i Evropës ,nga edhe Ministri i mbrojtjes gjerman, pak ditë më parë deklaroj," se bota po ndryshon ,dhe ne nuk mund të sillemi në këto ndryshime sikur nuk po ndodh asgjë,dhe se ne duhet të përgatitemi për të gjitha skenarët dhe të një lufte të mundshme". Edhe vendet për rreth Rusisë,si Moldavia,Estonia,Letonia dhe Polonia , varësisht nga zhvillimet e sigurisë në Evropë, mund të jenë të ekspozuar të rrezikut të luftës. Për Ballkanin Perëndimor ,sipas të gjitha parashikimeve , ajo është e gatshme të shpërthejë në flakë në çdo moment ,edhe pse tanimë Bashkimi Evropian, po i josh këto vende ballkanike konfliktuoze me ndihma për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie të përgjithshme shoqërore ,por siç duket në skenën e zhvillimeve ballkanike më të predispozuara janë forcat e orientuara për luftë, se sa ato për zhvillim dhe paqe dhe mirëqenie të përgjithshme ,dhe siç duket, ky vit do të jetë përcaktues i luftërave të përmasave botërore, se sa paqes dhe sigurisë botërore. E tëra kjo, do të varet nga tërheqja e shahut nga presidenti i ardhshëm amerikan, i dalë nga zgjedhjet në SHBA ,për politikë të jashtme izolacioniste, apo do të ndjek politikën e deri tanishme të ekuilibrit të sigurisë ndërkombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".