'Whatever' vjen nga Ava Max dhe Kygo

  • A.P /
  • 23 January 2024 - 21:17
'Whatever' vjen nga Ava Max dhe Kygo

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max ka bashkëpunuar me producentin e famshëm norvegjez Kygo, duke sjellë në skenën muzikore një hit të ri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kënga karakterizohet nga një ritëm energjik që të fton të kërcehesh, është publikuar dhe ka marrë menjëherë vëmendjen e dashamirësve të muzikës.

Ava Max, e njohur për sukseset e saj të mëparshme dhe stilin e saj unik, edhe një herë dëshmon aftësitë e saj vokale të mrekullueshme me këtë këngë të re.

Vokali i saj i fuqishëm dhe karakteristik përshtatet në mënyrë të përkryer me linjat melodike të Kygos.

(Kosova Sot Online)