Lexoni edhe:
Serbia paraqet rrezik permanent për paqen botërore
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Kërkesa, tanimë edhe zyrtare e Qeverisë së Kosovës drejtuar BE-së për anulimin e masave kufizuese ndaj Kosovës, është pikërisht çelësi kryesor që arsyeton edhe veprimet tjera të cilat duhet ti ndërmarr Kosova në funksion të stabilizimit të plotë të situatës në veri të vendit. Njëkohësisht kjo kërkesë ka të bëjë edhe me realizimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, që nënkupton, përgatitjet tanimë në përfundim e sipër, edhe të organizimit të zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës, për 4 komunat në veri të Kosovës për realizimin me të përpiktë të nevojave imediate të nivelit lokal.
-Bazuar në nivelin e deritashëm të funksionimit stabil të institucioneve të shtetit, shtrirjen e sundimit të ligjit edhe në veri të Kosovës, lojalitetin që po e tregojnë atje qytetarët e komunitetit minoritar serb dhe përgatitjet serioze për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi i ka shkruar një letër emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak duke ja bërë të ditur së është koha e fundit që të hiqen masat kufizuese, të padrejta dhe diskriminuese ndaj Kosovës.
Serbia paraqet rrezik permanent për paqen botëroreLexoni edhe:
Në letrën e Besnik Bislimit tregohen përpjekjet e Kosovës për të plotësuar kërkesat e BE-së, lidhur me heqjen e masave që Bashkimi Evropian i ka vendosur ndaj Kosovës vitin e kaluar, duke e akuzuar padrejtësisht Kosovën për gjendjen e tensionuar, të shkaktuar nga Serbia në veri të Kosovës, përfshi edhe sulmin terrorist serb, të vjeshtës së kaluar. Ai ka specifikuar edhe rrëmbimin e policëve të Kosovës,në brendi të territorit tonë si dhe sponsorizimin e sulmit terrorist serb të 24 shtatorit nga Serbia, ndaj dhe sqaron: “Po ju shkruaj për të renditur përpjekjet që ka bërë Kosova drejt kërkesave për heqjen e masave, dhe 1 ju lus Ju dhe HRVP që të bëni një kërkesë urgjente dhe formale për këtë". Masat kundër Kosovës u miratuan nga BEAS dhe DGNEAR kur tregimi i përhapur padrejtësisht, fajësoi Kosovën për përshkallëzimin e gjendjes në katër komunat veriore, masa që qartazi e nxitën Serbinë drejt radikalizmit duke rrëmbyer edhe tre policë nga brenda territorit të Kosovës.
Disa muaj më vonë, Serbia sponsorizoi aktin e agresionit dhe sulmit terrorist në Banjskë me synimin e qartë për një destabilizim më të gjerë”, ka thënë Bislimi në letër, duke treguar edhe për elementet të cilat i ka zbatuar Kosova, përfshirë zbatimin e të gjitha elementeve në Marrëveshjet e Bratislavës, të rënë dakord më 10 korrik 2023. Andaj tani kemi arritur në një situatë joracionale ku Kosova po mbron sundimin e ligjit ndërsa është nën masa, përderisa Serbia vazhdon të ushqejë radikalizmin pa asnjë pasojë nga BE.
Është e vetëkuptueshme se ky veçim i padrejtë i Kosovës dëmton edhe procesin e normalizimit me Serbinë që po përballet me dekurajim për të zyrtarizuar dhe zbatuar marrëveshjen ashtu siç është negociuar”, thuhet në litër, masa këto që po ndikojnë negativisht edhe në progresin dhe reformat e Kosovës për anëtarësim në BE, ndaj dhe ka kërkuar heqje të menjëhershme të këtyre masave. Më lejoni t’ju kujtoj se Kosova është një lider rajonal në dëshirën e saj për t’iu bashkuar BE-së me mbështetjen më të lartë të qytetarëve dhe të gjithë spektrit politik, por bllokimi në ekzekutimin e projekteve IPA dëmton përpjekjet tona për rritje të përshpejtuar, konvergjencë të BE-së dhe reforma strategjike thelbësore. Kështu që, një heqje e menjëhershme e këtyre masave negative jo vetëm që do të na ndihmonte të mobilizonim përpjekjet për përparimin e përshpejtuar të reformave, por në të njëjtën kohë do të krijonte një mjedis të favorshëm për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin më të shpejtë të BB6”, ka thënë Bislimi, më tej.
“Një nga prioritetet kryesore të Programit të Qeverisë 2021-2024 është integrimi i të gjitha komuniteteve në shoqërinë kosovare, qëllimi i të cilit është të mbështesë integrimin e komunitetit serb të Kosovës dhe komuniteteve tjera përmes masave që stimulojnë pjesëmarrjen e tyre në sektorin institucional, ekonomik. dhe jeta shoqërore. Ky prioritet është në përputhje me vlerat dhe “themelet e BE-së së pari”, që i jep përparësi institucioneve të qëndrueshme që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, respektimin dhe mbrojtjen e pakicave, si dhe një ekonomi tregu funksionale në përputhje me standardet e BE-së”. Bislimi më pas ka përmendur edhe pikat që ka përmbushur Kosova, n$e mesin e të cilave edhe krijimin e mekanizmit për verifikimin e diplomave të lëshuara nga shkollat e mesme të sistemit serb në Kosovë, kurse edhe Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit Mitrovica është shndërruar në Kolegj Publik të Arsimit të Lartë, subvencionet shtesë për katër komunat në veri të Kosovës dhe riparimi i dëmeve në Manastirin e Banjskës pas sulmit terrorist serb, të 24 shtatorit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".