Vetëm dënimi dhe izolimi i regjimit të Aleksandër Vuçiqit siguron paqen dhe stabilitetin në Ballkan

Vetëm dënimi dhe izolimi i regjimit të Aleksandër Vuçiqit siguron paqen dhe stabilitetin në Ballkan
Vetëm dënimi dhe izolimi i regjimit të Aleksandër Vuçiqit siguron paqen dhe stabilitetin në Ballkan

Muhamet Kelmendi

  • 07 February 2024 - 17:15

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Gazetarët dhe politikanët perëndimor kërkojnë me ngulëm dënimin e Aleksandër Vuçiqit dhe të politikës agresive të Beogradit kundër Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit. Në perëndim janë shtuar zërat për ta dënuar shtetin serb, politikën agresive nacional raciste serbe dhe vetë Aleksandër Vuçiqin me klikën e vetë.

 

Gazetari gjermane i Frankfurter Allgemeine Zeitung, që është një gazetë ditore shumë e respektuar në opinionin gjerman, i kushton një artikull të gjatë gjendjes dhe agresionit serb, politikës ndërkombëtare dhe rrezikut për luftë. Analiza është e drejta dhe shumë konstruktive për çështjen. Artikulli i gazetarit Michael Martens, të botuar në profilin e tij, në platformën "x", është një analizë që i bënë gazetari gjendjes në Ballkan, në BE, në SHBA , agresionit rus dhe tërë gjendjes, që drejtpërdrejtë ka lidhje Ballkanin Perëndimor. Artikulli i ka disa pjesë: 1. Lufta agresive në Ukrainë dhe municioni, armët dhe gjërat tjera ushtarake që Serbia me ndihmën e NATO-s, të prodhuara në Serbi i dërgohen Ukrainës. Në kuadër të mjeteve përmendet municioni, që është shumë preciz dhe kualitativ, raketat me veprim të gjatë dhe mjetet tjera luftarake. Këto i dërgon Serbia në Ukrainë nëpërmjet NATOs. 2. Zgjedhjet në SHBA, duke marrë si pikëvështrim, fitoren e Trampit, në zgjedhjet presidenciale, mundë të bëjnë ndryshim të tërë gjendjes në Ballkan. Z. Martes shprehet, duke u mbështetur në punimin e z. Grenel, të botuar kohët e fundit, që është shumë kritik ndaj z.Kurti, lidhur me ndalesën e dinarit, dhe ku kërkohet ndryshim i qasjes amerikane në favor të Beogradi, është domethënës për politiken e z.Tramp. "Rreziku, më i madh, shprehet autori, është për Bosnjën e Hercegovinën dhe për Kosovën. Agresionit serb fiton në peshë dhe Kosova edh Republika Serbe janë vatrat e para të veprimit agresiv serb". "Fitorja e z.Tramp në SHBA është rrezik permanent për agresionin serb në Kosove", shprehet z.Martens. Mendimet e tilla kanë ardhur erdhe nga politikanë gjerman, anglez, austriak dhe amerikan. Z. Server bënë thirrje për syçelëti dhe për një angazhim të të gjitha forcave në Kosovë për të ruajtur shtetin e pavarur të Kosovës. Michael Ruth, deputet i SPD, në Bundestagun gjerman, kërkon nga SHBA që të dënon politikën agresive të Beogradit dhe agresioni kriminal në Banjskë. Z.Ruth bënë krahasim midis terrorit në Banjskë dhe ndalimit të dinarit në Republikë dhe kërkon që të dënohet agresioni kriminal serb.. E jo ndalesa e dinarit, që është e drejtë e Republikës së Kosovës. Mendime mbi këtë çështje ka shumë. Të gjithë bëjnë thirrje për dënimin e Aleksandër Vuçiqit dhe të politikës së Beogradit. Kërkohet të veprohet me përkushtim, derisa është herët, para se të shpërthen lufta e re në Evropë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".