Miqësia me Amerikën përmes partneritetit e interesave afatgjata, e jo poltronizmit dhe konformizmit vullnetar afatshkurtër

Miqësia me Amerikën përmes partneritetit e interesave afatgjata, e jo poltronizmit dhe konformizmit vullnetar afatshkurtër
Miqësia me Amerikën përmes partneritetit e interesave afatgjata, e jo poltronizmit dhe konformizmit vullnetar afatshkurtër

Fadil Maloku

  • 23 February 2024 - 20:00

Shkruan: Sociologu- Fadil Maloku

Në trojet shqiptare e sidomos në Kosovë partneriteti i sinqertë dhe i sigurt gjeopolitik me Amerikën i kultivuar dhe i trashëguar rugovian, pas luftës (nga ca politikan tanë) gati u shndërrua në një ikonografi folklorike dhe në një rutinë formale politike. Ky tip “partneriteti”, (për ca vota politike) rrezikoj të mbijetoj në skenën politike kosovare duke u përdorur më shumë si argument ideologjik për të stigmatizuar e steretipizuar kundërshtarët politik me epitete (si;”antiamerikan” , “koreanoverior”, “komunist”, etj.) komprometuese, se sa për të dëshmuar lojalitet e konformizëm racional publik politik ndaj mikut dhe partnerit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Shpresa e Vuçiqit për “një kompromis” të mundshëm në negociatat që është duke e rindërtuar e ri dizajnuar përmes agjitacionit dhe lobimit nga ana ekipit të tij, gjatë gjithë periudhës së pasluftës, s’ bashku me naivitetin tonë politik të amputuar qëllimshëm për ta krijuar e besuar blanko narracionin për “njohjen reciproke”, pa një angazhim të theksuar (sepse; këtë punë do e “kryen krejt Amerika”!?) kreativ e vetanak (sepse; na mjafton fizikusi ynë dhe prapë; suflerizmi amerikan!) tonin, ishin dhe mbetën jo vetëm dy perceptime të dëshirueshme por, edhe dy ligjërime jo dobiprurëse e jo produktive në komunikimet publike politike , midis Beogradit dhe Prishtinës. Klod Levi Straus, një antropolog i mirënjohur në qarqet shkencore e ka një thënie antologjike (mendoj unë) kur analizon raportet socio kulturore midis shoqërive të ndryshme, që përafërsisht parafrazohet kështu; “pothuajse, çdo raport ndëretnik posedon një nivel imagjinar dhe në tjetër të realizuar…”. Edhe Vuçiqi, edhe Thaçi, edhe Mustafa, e tash edhe Kurti, po duket sheshazi që e “ushqyen” me vetëdije një “raport të tillë strausian”….Pyetja milionëshe, që tani shtrohet, është; Ishte ky një naivitet i paparë diplomatik, dhe një nonsens i padëgjuar i adoleshencës sonë politike, apo ishte një nevojë e kohës ku në mungesë të forcës vetanake, ishim të detyruar (dhe padyshim; të obliguar) t’i zbatonim si urdhrat ashtu edhe interesat e tjerëve më të mëdhenj se ne. Në historitë dhe narracionet e përvojave politike e kulturore botërore, kemi shumë raste të popujve e kombeve shumë më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm se sa që jemi ne (të cilët përmes puqjes së interesave të veta me ato amerikane) që të kenë arritur t’i realizojnë me happy end (p.sh. Gjermania e pasluftës, Izraeli, Japonia, Koreja e Jugut, Tajvani, etj.) si prosperitetin dhe emancipimin tyre kombëtar, ashtu edhe zhvillimin dhe ekspansionin e tyre shtetëror. Pra me një Happy end, që në rastet e apostrofuara nuk u ndërtua e as kultivua me naivitete (improvizuese), as konformizma (iracionale), e as servilizma (strausian), por, me sakrifica sublime sociologjike e me përkushtime të sinqerta nga të dyja palët. Ngase, tipi partneritetit (që përveç interesit bazohet edhe në sinqeritet) për të cilin e kam fjalën nuk mund të ndërtohet e aq më pak të “mirëmbahet” pa interesa të përbashkëta; gjeoekonomike, gjeopolitike e ndërshtetërore me partnerët (miq) strategjik. Në trojet shqiptare, e sidomos në Kosovë partneriteti i sinqertë dhe i sigurt gjeopolitik me Amerikën që qe inauguruar, kultivuar e trashëguar para lufte nga karizma dhe reputacioni i Ibrahim Rugovës (që më pastaj u (keq)përdor shumë nga ca politikan!), pas luftës gati u shndërrua në një ikonografi folklorike e në një rutinë formale politike që u shërbente më shumë kauzave partiake e ideologjike, se sa atyre shtetërore e kombëtare. Ky tip “partneriteti”, (që formalisht “shitej” për ca vota politike) rrezikonte të instalohej në skenën politike kosovare ekskluzivisht si argument ideologjik për të stigmatizuar e stereotipizuar kundërshtarët politik me nofka e epitete (si;”antiamerikan” , “koreanoverior”, “komunist”, etj.) komprometuese, e jo si një alibi që dëshmonte lojalitet e konformizëm racional politik ndaj mikut dhe partnerit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tani, SHBA-ja duhet të qëndroj në aulën e”kompromisit” që po e lyp Vuçiqi, edhe për ca arsye tjera; a. Arsyeja e parë, ajo si kumbare fillestare dhe kryesore e krejt projektit të pavarësisë, ishte dhe mbeti bartëse dhe avokate e gjithë procesit të shtet ndërtimit; b. Arsyeja e dyte ka të bëjë me interesat gjeostrategjike, që ajo ende edhe për një kohë i ka në këtë pjesë të botes, e që fatmirësisht ato janë në përputhje të plotë me synimet dhe ambiciet tona afatgjata kombëtare e shtet ndërtuese. c. Arsyeja e tretë, ka të bëjë me ri dëshmimin e interesimit për një rikonfigurim afatgjatë të Ballkanit Perëndimor, si nga Senati ashtu edhe nga Pentagoni.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".