Shtimi i interesimit për migrim të popullatës pas liberalizimit të vizave alarm për zbrazje të madhe të shtetit

Shtimi i interesimit për migrim të popullatës pas liberalizimit të vizave alarm për zbrazje të madhe të shtetit
Shtimi i interesimit për migrim të popullatës pas liberalizimit të vizave alarm për zbrazje të madhe të shtetit

Nexhat Haziri

  • 23 February 2024 - 19:59

Shkruan: ANALISTI- Nexhat Haziri

Nëse Qeveria vazhdon të sillet në mënyrë inferiore ndaj fenomenit të emigrimit çdo ditë në rritje të qytetarëve tanë drejtë BE-së, rrezikojmë mungesën e fuqisë punëtore por edhe të stafit profesionist në shumë lëmi dhe zëvendësimi i tyre me punëtor e staf që vijnë nga vendet e largëta e të varfra, nuk do të jetë zgjedhje për ekonominë e vendit, pasi këta të fundit Kosovën e shohin vetëm si një trampolinë për të arritur në BE. Shpopullimi i vendit si pasojë e emigracionit duhet parë si problem kombëtar më të cilin duhet të ballafaqohemi seriozisht në vitet e ardhshme

 

Migrimi i popullsisë tashmë është shndërruar në fenomen ballkanik, ku të gjitha shtetet e rajonit po përballën me një shpopullim të tyre që natyrisht do të ndikojë në ekonomitë e këtyre vendeve në mungesë të fuqisë punëtore thuajse në të gjitha sektorët ekonomik, por edhe sektori i shëndetësisë që duket se po goditët bukur shumë, për shkak se profesionistët e fushës së mjekisë po kërkojnë paga më të larta dhe kushte më të mira të cilat nuk po i gjejnë në vendet e tyre dhe si zgjedhje po e shohin shtetet e perëndimit. Në këtë aspekt të emigrimit, Kosova duket se do të goditët më së shumti, bazuar edhe në të dhënat e hulumtimit nga instituti GAP, për emigrimin e qytetarëve të Kosovës të cilat janë shqetësuese dhe vërehet mungesa e stafit dhe fuqisë punëtore në shkallë të lartë në të gjitha sektorët si ndërtimtari, hoteleri, gastronomisë, por edhe në fushat e tjera sidomos ajo e shëndetësisë. Shifra e të anketuarve që del nga ky hulumtim se 28 % e qytetarëve duan të ikin, do të duhej të vente në lëvizje Qeverinë e Kosovës për të hartuar një strategji e cila do të ndikonte në frenimin e migrimit të qetarëve. Por në këtë aspekt, qeveria jo që është vonuar, por nuk duket se është duke reflektuar , sidomos tani edhe pas liberalizimit të vizave, proces ky që do ta bënë më të lehtë emigrimin dhe punësimin në shtete e BE-së, pa marrë parasysh se një nga kriteret liberalizimit të vizave thuhet se nuk është për punësim, por që realisht ndihmon që qytetarët apo ata që emigrojnë të vijnë tek puna më lehtë. Kur jemi te Qeveria dhe masat parandaluese për ta frenuar emigrimin e qytetarëve, duhet të merren hapa të shpejtë siç është rritja e pagave në sektorin publik, dhe stimulimin e sektorit privat që po ashtu të bëjë ngritjen e pagave, shqyrtimi i orarit të punës për ta bërë atë sa më të përballueshëm dhe atraktiv për të punësuarit, krijimi i kushteve për punë, sigurimet, krijimi i kushteve dhe stimulimi për investime nga jashtë apo të huaja të cilat do të ndihmonin në hapjen e vendeve të reja të punës, ngritja e asistencës sociale dhe të pensioneve, reforma të shpejta dhe investime në shëndetësi, të cilat mendojë se do të ishin hapa shpresëdhënës për qytetarët tanë për ta realizuar në një më të mirë edhe në Kosovë. Por nëse Qeveria vazhdon të sillet në mënyrë inferiore ndaj fenomenit të emigrimit çdo ditë në rritje të qytetarëve tanë drejtë BE-së, rrezikojmë mungesën e fuqisë punëtore por edhe të stafit profesionist në shumë lëmi dhe zëvendësimi i tyre me punëtor e staf që vijnë nga vendet e largëta e të varfra, nuk do të jetë zgjedhje për ekonominë e vendit, pasi këta të fundit Kosovën e shohin vetëm si një trampolinë për të arritur në BE. Shpopullimi i vendit si pasojë e emigracionit duhet parë si problem kombëtar më të cilin duhet të ballafaqohemi seriozisht në vitet e ardhshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".