Kosova shtet lider për nivelin e demokracisë në rajonin e Ballkanit

Kosova shtet lider  për nivelin e demokracisë në  rajonin e Ballkanit
Kosova shtet lider  për nivelin e demokracisë në  rajonin e Ballkanit

Arsim Aziri

  • 10 March 2024 - 08:53

Shkruan: ANALISTI- Arsim Aziri

Se Kosova ka filluar të ndryshoj për të mirë, të merr imazh liderit në mes të shteteve të rajonit të Ballkanit për lirinë dhe demokracinë që po ndërtohet, më barazi të plotë për të gjithë qytetarët pa dallim, e konstaton së fundi edhe raporti më kredibil ndërkombëtar i publikuar së fundi nga një institut hulumtues profesional dhe i pa varur suedez, me renome ndërkombëtare.

 

 

Kosova si shteti më i ri në globin tokësor, në Evropën e zhvilluar dhe të demokratizuar, është renditur së fundi e para në Ballkanin Perëndimor për nga niveli i zhvillimit e avancimit të demokracisë. Kjo renditje ka dalë nga Raporti Vjetor i Demokracisë për vitin 2024, i publikuar nga Instituti suedez VDem i cili u publikua para dy ditësh. Marrja e atributit të shtetit lider në rajon për demokraci të zhvilluar dhe avancuar nga ana e Kosovës, është një fakt që demanton të gjitha kritikat e deritashme të opozitës, për kinse ngufatje të demokracisë dhe ndërhyrje të qeverisë në të gjitha institucionet e pa varur, madje edhe në ato të drejtësisë. Askush tani që mendon esëll nuk mundë ta mohon faktin se Kosova po ndryshon me hapa të shpejtë, dhe se perspektiva e saj evropiane ka zënë fill në këta tre vjet të qeverisjes me duar të pastra nga ana e këtij koalicioni që morri besimin qytetar me votë maksimale si në një referendum popullor. Në fakt, raporti Suedez e paraqet realitetin e përparimit të shoqërisë Kosovare në aspektin e avancimit të demokracisë dhe përpjekjes për respektim të të drejtave të njeriut e sundim të ligjit, e ku në mesin e 179 vendeve të Botës, e ka renditur Kosovën si vendin më demokratik në rajon, pra në Ballkanin Perëndimor, duke tejkaluar të gjitha shtetet që në procesin e tyre të shtet ndërtimit kanë traditë madje shekullore. Ky raport pozitiv për Kosovën është edhe një vlerësim po aq pozitiv dhe stimulues për të vazhduar tutje edhe nga ana e Qeverisë, në pjesën e mbetur të mandatit në vazhdim me fermat politike dhe demokratike, e sidomos në ato të fushës së sundimit të ligjit, që është bazamenti i ndërtimit të shoqërisë ne themele të qëndrueshme të demokracisë me vlera evropiane. Sipas këtij instituti, Kosova ka zënë vendin e 62’t në një listë prej 179 vendesh të botës, për nivelin e demokracisë. Shteti më i ri i në globin tokësor, shtet i Evropës, sipas listës së publikuar është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor prandaj ky vlerësim do të duhej të ishte edhe një avancim plus në procesin që kemi përpara për përafrim dhe integrim në BE. Është për tu inkurajuar fakti që Kosova ka bërë përparim të shpejtë në këto dy dekada shtet ndërtimi, e sidomos në këto tre vitet e fundit që vlerësimet pozitive nga organizatat dhe institutet ndërkombëtare janë avancuar në masën 100% , për dallim nga mandatet e kaluara që kanë humbur shumë kohë në këtë drejtim. Sikur që vërehet në këtë raport, pas Kosovës pozicionohet Maqedonia e Veriut, që ka zënë vendin e 89’të, dhe Bosnja e Hercegovina, që pozicionet e 92’ta. Shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Mali i Zi, dhe Serbia, janë listuar si vende autokratike, që është një pasqyrë mjaft negative e pushtetit politik autokratik që po i sundon këto dy shtete. Pra, në mesin e 179 shteteve të botës të përfshira në këtë raport, Shqipëria është renditur e 82’ta, Mali i Zi i 99’ti, ndërkaq Serbia e 107’ta. Nga shtetet tjera ballkanike edhe Kroacia është vlerësuar si shtet demokratik, duke zënë vendin e 55’të, ndërsa më së miri qëndron Sllovenia, në pozitën e 34’t. Disa vende janë gjithashtu në “zonën e hirtë demokratike” ose “zonën e hirtë autokratike”. Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina mbeten në “zonën e hirtë demokratike”, kurse Serbia kategorizohet puro “autokraci elektorale” që nga viti 2014. V-Dem dallon katër lloj regjimesh: demokraci liberale, demokraci elektorale, autokraci zgjedhore dhe autokraci të mbyllura. V-Dem gjithashtu rendit vendet bazuar në rezultatin e tyre në Indeksin e Demokracisë Liberale (midis 0 dhe 1). Kosova shënoi 0.49 pikë duke marrë vendin e 62-të nga 179 shtete të total dhe së këndejmi, mbetet shteti me më së shumti pikë në Ballkanin Perëndimor. Mali i Zi shënoi 0.47 pikë, pasur nga Shqipëria me 0.40 pikë dhe Maqedonia e Veriut me 0.36 pikë. Bosnje-Hercegovina shënoi 0,35 pikë në matjet e fundit, ndërsa Serbia vetëm 0,25 pikë. Danimarka kryeson listën me 0.88 pikë, kurse më së dobëti renditen Koreja e Veriut dhe Eritrea me nga 0.01 pikë secila. Nëse i referohemi këtij raporti në mënyrë shumë serioze analitike, atëherë del konstatimi i pastër sipas të cilit opozita kosovare e cila vazhdimisht po e sulmon qeverinë, pra po e sulmon partinë në pushtet dhe po provon për ta penguar në realizimin e obligimeve ligjore e kushtetuese të avancimit përpara në zhvillim për interesin publik, do të ketë një fund të mjerueshëm elektoral dhe politik në zgjedhjet e radhës , sepse besimi qytetar është në rritje të vazhdueshme në raport me qeverisjen aktuale. Pra edhe ky raport i publikuar nga instituti Suedez i jep një lloj infuzioni stimulativ Qeverisë Kurti për të vazhduar reformat të cilat i ka filluar dhe është duke i zbatuar, pavarësisht pengesave që dalin nga opozita destruktive, kritike, në betejë për pushtet dhe interesa të ngushta puro politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".