Me Qeverinë Kurti po ndodhë ringjallja e shtetit

Me Qeverinë Kurti po ndodhë ringjallja e shtetit
Me Qeverinë Kurti po ndodhë ringjallja e shtetit

Skender Mulliqi

  • 10 March 2024 - 08:51

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

\Drejtësia në vendin tonë funksionojë për shumë vite keq, dhe duhet bërë reforma të mëdha, që gjendja të rregullohet. Me drejtësi seleksionuese nuk bëhet shteti ligjor dhe funksional. Me drejtësi të ndikuar nga politika ditore, apo e direktivizuar nga njerëzit e fuqishëm të politikës, nuk do të kemi drejtësi të baraspeshuar, nuk do të janë të gjithë të barabartë para ligjit. Kjo praktikë e keqe duhet të ndryshohet, më zbatim të ligjit të Vetingut. Edhe në këtë sistem reformat duhet të zbatohen sa më parë.

 

Te largohen të gjithë ata të cilët janë ndikuar nga politika, apo kanë punuar sipas direktivave të tyre për qëllime meskine, të mbrojnë veten nga keqpërdorimet. -Shteti ndërtohet mbi themele të forta, mbi të cilët edhe mbështet. A ndërtuam në shtetin më të ri në Evropë ashtu si duhet?Nuk e ndërtuam e i patëm të gjitha mundësitë për të qenë shtet mbi themele shumë më të forta. Cilat janë themelet e shtetit shtrohet pyetja logjike?Arsimi është para të gjithave . Sistemi i arsimit për të funksionuar mirë, nevojitet që të fillohet të ndërtohet mirë nga fillorja, shkollimi i mesëm, dhe arsimimi i lartë. Nëse devalvohen këto tre nivele të arsimimit , atëherë vjen në shprehje kalbja e arsimit , e që nuk ka asnjë mundësi të kemi shtet si duhet. Kosova është në nivel shumë të dobët të arsimit , dhe nëse nuk ndryshohet ky kurs negativ, nuk do ti kemi punët mirë si shtet dhe si komb. Duhet bërë reforma përmbajtjesore që kjo gjendje e arsimit të përmirësohet. Para së të kërkohet rritje e pagave siç po kërkon rregullisht SBASHK-u, ato duhet merituar. Mua më duket së është bërë gjendja emergjente që sistemi arsimit të ndryshon për të mirë në Kosovë. Shtylla tjetër shumë e rëndësishme e shtetit janë organet e drejtësisë, të cilat nuk funksionuan as për afër ashtu siç është pritur. Këto organe shumë e kanë humbur legalitetin dhe legjitimitetin. Nuk kanë funksionuar mbi parimet bazë dhe betimit të dhënë. Drejtësia në vendin tonë funksionojë për shumë vite keq, dhe duhet bërë reforma të mëdha, që gjendja të rregullohet. Me drejtësi seleksionuese nuk bëhet shteti ligjor dhe funksional. Me drejtësi të ndikuar nga politika ditore, apo e direktivizuar nga njerëzit e fuqishëm të politikës, nuk do të kemi drejtësi të baraspeshuar, nuk do të janë të gjithë të barabartë para ligjit. Kjo praktikë e keqe duhet të ndryshohet, më zbatim të ligjit të Vetingut. Edhe në këtë sistem reformat duhet të zbatohen sa më parë. Te largohen të gjithë ata të cilët janë ndikuar nga politika, apo kanë punuar sipas direktivave të tyre për qëllime meskine, të mbrojnë veten nga keqpërdorimet, siç janë korrupsioni dhe krimi i organizuar të cilat po e gërryejnë shtetin nga brenda. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit të cilat fenomene goditën shumë keq dhe fortë Kosovën e pas luftës, bëhen më kuadro të forta , më njerëz kredibil të ndarë nga politika. Dihet së sa sherr i madh ju është pa këtyre deformimeve shoqërore dhe politike, të cilat e kanë lënë Kosovën shumë mbrapa në të gjitha proceset. Unë mendojë së duhet bërë hapja e dosjeve politike , që situata të spastrohet një herë e mirë në të gjitha sistemet e jetës dhe të punës. E dimë të gjithë së hapja e dosjeve politike edhe kusht për inkuadrimin në strukturat relevante të Evropës. E kjo është temë tjetër .Shtyllë e rëndësishme është sistemi i informimit,shfaqja e mendimeve në mënyrë të lirshme, e që edhe në këtë segment të rëndësishëm endë po çalojmë. Madje, ka gazetar të cilët nuk janë duke i kontribuar zhvillimeve të gjithëmbarshme , nuk janë duke bërë gazetari konstruktive. Bukur shumë ka depërtuar edhe mercenarizmi në mjetet e informacionit dhe në rrjetet e ndryshme sociale, që janë duke shkaktuar dëme proceseve të trazicionit që shumë edhe po zgjatë. Shëndetësia është kaptinë në vete, ku duhet shumë punë për të rënë në binarë normal. Ky segment dihet së sa është i rëndësishëm për të ruajtur shëndetin e popullatës, e që për shumë vite është ballafaquar më keqpërdorime të te gjitha formave. Dekadencës shumë vjeçare ka filluar ti jap fund pushteti i ri, i cili ka filluar mirë të punojë në të gjitha sferat e jetës. Janë ndalë shumë keqpërdorimet e parasë publike, hajnit dhe kontrabandimet e ndryshme. Vlerat shoqërore dhe politike edhe pse ka shumë për tu bërë po shtohen. Kosovës i duhet një evoluim i përgjithshëm, e sidomos ekonomik për ti riparuar defektet e mëdha në të gjitha sistemet, që i instalojë klika e vjetër pushtetare.Të pakurrizorëve në të gjitha hallkat e pushtetit ju ka ardhur tashmë fundi. Kosova e ka vendin në Evropën e Bashkuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".