Fati i Kosovës ishte edhe fati i gazetës KOSOVA SOT

 Fati i Kosovës ishte edhe fati i gazetës  KOSOVA SOT
 Fati i Kosovës ishte edhe fati i gazetës  KOSOVA SOT

Hasan Preteni

  • 23 March 2024 - 14:00

Nga: Hasan Preteni

Lindja e Kosovës Sot emocionalisht më kujton edhe angazhimin tim personal në UÇK. Kosova Sot filloi botimin e unë vesha uniformën. Në vjeshtën e vitit 1998, në mënyrë të organizuar e informoja ushtarët se çka po ndodhë në vend dhe në botë ( përkrahja për Kosovën). Distribuimi nga Prishtina nëpërmes Mitrovicës për çdo ditë arrinte në Shalën e Bajgorës. Ishte tani heroi Elmaz Peci që me autobusin e tij çdo ditë në ora 12 e 30 sillte gazetën tek ne.

-Të nderuar punëtor të gazetës KOSOVA SOT. Historia e gazetës së juaj lidhet ngushtë me fatin e Kosovës. Ne fillimin e dekadës së nëntë të shekullit të kaluar, armiku i mbylli të gjitha dritaret informative, i zaptoi mediet elektronike dhe pamundësoi punën e atyre të shkruarave. Disa mediume filluan punën nën presion dhe sanksione të vazhdueshme. Mediumet në atë kohë shkruanin vetëm për ata që po keqtrajtohen nga armiku, u trajtonim të gjithë por ata që keqtrajtoheshin fizikisht.

Me intensifikimin e rezistencës së armatosur u shtua nevoja që të kemi informacione të besueshme se çka po ndodhë, kush po e merr përgjegjësinë për ato akte. Ishte nevoja që edhe opinioni ndërkombëtarë të informohet më shumë,drejtë e saktë edhe për Kosovën. Lindja e KOSOVËS SOT emocionalisht më kujton edhe angazhimin tim personal në UÇK. Kosova Sot filloi botimin e unë vesha uniformën. Në vjeshtën e vitit 1998, në mënyrë të organizuar e informoja ushtarët se çka po ndodhë në vend dhe në botë ( përkrahja për Kosovën).

Distribuimi nga Prishtina nëpërmes Mitrovicës për çdo ditë arrinte në Shalën e Bajgorës. Ishte tani heroi Elmaz Peci që me autobusin e tij çdo ditë në ora 12 e 30 sillte gazetën tek ne. Ishte edhe korrespodenti lokal tani i ndjeri Hysni Syla, gazetar i atëhershëm i KOSOVA SOT, i cili na vizitoi disa herë, fotot dhe tekstet u përhapnin shpejtë dhe shumë. Fati i Kosovës ishte edhe fati i gazetës KOSOVA SOT. E shkatërruan me të vetmin qëllim, të sigurojnë terr informativ, e mbyllen të vetmen dritare, e mbyllën zërin çlirimtar, e mbyllen të vetmin yll që shndriste. Juve gazetareve, stafit, pronareve dhe të gjithë ata që e duan dhe e respektojnë këtë medium, ju uroj punë të mbarë e suksese në vazhdimësi.

(Kosova Sot Online)