KUSH I MERR TË GJITHA MERITAT NË NJË SHOQËRI I KA EDHE TË GJITHA PERGJEGJËSITË

KUSH I MERR TË GJITHA MERITAT NË NJË SHOQËRI I KA EDHE TË GJITHA PERGJEGJËSITË
KUSH I MERR TË GJITHA MERITAT NË NJË SHOQËRI I KA EDHE TË GJITHA PERGJEGJËSITË

Prof. dr. Hakif Bajrami

  • 31 March 2024 - 16:16

Shkruan: Prof.dr Hakif Bajrami

“Toka jeme është shumë e ëmbël, Kur në te shkeli si një burrë Ja jap BESËN se nuk largohëm Sa të jam gjallë prej teje kurrë! (Ky shkrim u është dërguar edhe qarqeve shtetërore serbiane në gjuhën e tyre! )

Bashkimi Evropian i ka vënë Republikës Kosovës masa ndëshkimore. Lidhur me këtë sipas tyre, ne shqiptarët duhet mendojmë se si serbianët duhet jetojnë si parazitë në Kosovë, ndërsa serbët duhet mendojnë se si do të na vrasin përseri. Kështu, serbianët konsiderohen se janë: “engjujtë e Evropës, dhe nuk duhet të i përgjigjen askujtë”. Madje asnjë marrëveshje deklaron drejtuesi i shtetit serbian, nuk do ta pranojë. Në këtë melodi politike, pa vetëdie përzihën të gjitha partitë opzitare shqiptare në Kosovë. Ato vetëm flasin dhe provojnë të marrin merita, e mos të ofrojnë asgjë. E parlamnetin e kanë bërë disa individë një trambolinë, ku flitët vetëm për kundërshtar e jo për konkurencë në avansimin e Kosovës në rrafshin ekonomik. Injoranca politike zotëron kudo, ka edhe mendjemadhësi por nuk ka luftë të vërtetë për dituri dhe progres. Lidhur me këtë e këshillojë Kryeministrin publikisht që as mos të mendojë për zgjedhje të reja, sepse opozita vetëm po vlon dhe nuk ka asnjë program për të qeverisur më mirë.

 

 

Madje, çdo lloj shkuarje e Kosovës në zgjedhje, e dobëson pozicionin e Kosovës në dialog, i cili në rrethana në zgjedhjeve në BE dhe në SHBA , këtë vit nuk dihet ku është koka, apo ku është doka. Në kohën e luftës kibernetike, ka lindur një fenomen i ri i kultit ndaj prijësit të kompanisë, ndaj prijësit të partisë, prijësit të shtetit, prijësit të lagjës, prijësit të një shoqërie të organizuar dhe që mirret me punë inovative dhe reprezentative. Është arritur ky nivel i vetëdijësimit për faktin se individi që është i balansuar në mendje (tru) të shëndosh ka mundësi të avansohet në tribun popullor në shumë fusha. E në lidhje me këtë, po e theksoi një fenomen, se dikush ka arritur të krijojë emër duke u bërë ndërtues i largimit të shumë familjeve nga varfëria. Zakonisht, ky fenomen sa më largë që shkohet në histori, te këto karaktere humanitare, gjejmë historira se janë shndërruar në personalitet të fetishizuar, sepse bëjnë punë humane duke nxjerr njerëz dhe familje nga problemt e jetës për jetën që duhet jetuar. Këta dhe jo vetëm këta (lexo edhe këto), por soji i tyre gjithëmonë ka lërë gjurmë kanë marrur edhe nominime, që quhën MECENA. Kjo do të thot, se quhën ata që e nidhmojnë artin, shkencën dhe kulturën në përgjithësi. Po si quhën ata që u ndihmojnë të varfurve dhe të smurëve. Quhën me plotë të drejtë humanistë. Një shembull i tillë për tërë njerëzimin është Nëna Tereze. Po në shembullin lokal, bje fjala sot në Kosovë, kush është dalluar si transformues i madh i varfërisë në një lumturi të respektuar nga i ndihmuari, është pa dyshim Halil Kastrati. Për rastin e parë, kam biseduar me personalitete indase për Nënën Tereze. Në fillim më kanë thënë se ishte një femër e drujshme. Me kohë, ajo do të fitojë reputacion dhe do të bëhet aq e respektuar sa që në cilëndo zgjedhje do ta fitonte betejën e kandiduar. Merrne me mendë në Indi, një shoqëri me mbi 3000 vjetë shtetësi, një shqiptare me kombësi shumë më të vjetër, bëhet idol i të gjitha shtresave, që e tejkalon kufijtë e dy fenomeneve. Së këndejmi, Halil Kastrati nëse do të kandidonte për ndonjë pozitë politike të cilën e pelqen, do të avansohej në faktor më të respektuar, por do të krijonte një koncept të posaçëm për emrin e tij, ndoshta edhe negativ nëse mirret me politikë. Kjo do të thot se është më i mirë, aty ku ka krijaur emër dhe respekt, aty ku din ta bëjë punën humane. Ndërsa politika, ose biznesi mendoi se do ta degradonte si bashkshtetasitë “meritokrat” të tij, shumë shpjetë, sepse edhe nëse është karakter i fortë, prapa bashkmendimtarët e tij do ta kompromitonin. Pra sot në shumicën e fushave të jetës, është i nevojëshëm “profesioni” kolektiv i të bërit punë. Lidhur me këtë, politikani që i merr të gjitha meritat në shoqëri, ai duhet për t` i marrë edhe të gjitha përgjegjësitë. Bje fjala nëse komunistët që plasoheshin në krye të piramidës shtetërore, ata i merrnin të gjitha merritat. Ata kurrë sa ishin në pushtet, nuk i kanë marrë edhe të gjitha përgjegjësitë, në anën tjetër. Në rastin e kundërt, në shoqëritë demokratike, jeta duhet të ketë koncept të karakterit të njeriut diçka ndryshe. Bje fjala, ai që është ministër, apo kryeministër, për një gabim fatal që e kanë bërë të tjerët, ai në shenjë të meritokracisë, kthehet në pozitë të njeriut të vetëpenalizuar dhe largohet nga funksioni. Në këtë nye kohërat dallojnë shumë. Ku është shoqëria e Kosovës në këtë histori Në rastin e Kosovës 1945-1999 ka shumëçka për t` u debatuar dhe për të krijuar koncept klasik të meritës dhe të përgjegjësisë. Së këndejmi, shtrohet pyetja konkrete: sa ishte niveli i meritokracisë i shpërblyer gjatë kohës së shënuar- ishte jashtë çdo kriteri se: “meritokratët” gëzonin shumë benefite, madje paguheshin sikur të kishin pushtet të plotë sepse nominalisht kishin pozita, dhe ato pozita kishin edhe pagesë sikur Kosova të kishte të ardhura nacionale sikurse Gjermania Perendimore, ndërsa ishte vendi më i prapamebtur në Evropë, të mos hyjmë në rrafshin e përgjegjësisë, ku rezulton se kanë tradhtuar kombin, sepse nuk kanë siguruar bashkimin kombëtar, për të cilin deklaronin se po luftojmë nazizmin. E shtrohet pyetja, çka do të bënte pala tjetër. Në bazë të dokuemnetve , llogaria para kombit do të ishte sot edhe më e keqe. Po i them këtë, sepse i kam mësuar sielljet e grupeve politike shqiptare në: Kretë, Nish dhe Gerum të Trieshtës. Por, askush kurrë prej atyre stafeve te të dy taborreve, nuk e ka shtruar pyetjën se kush ishte përgjegjës për ato viktima dhe faktkeqësi që i shkkatonte okupatori-okupatorët. E ‘meritokratët’ kurrë nuk kanë bërë me gishtë kah përgjegjësia e tyre. Po as humbësit e luftës kurrë nuk kanë biseduar pse muarën pozicion retrograd në shoqëri. E vërteta, bisedimet dhe kokëpocerkat- me eksponentët e okupatirit nuk janë ndalur kurrë, fakt ky që e argumentojnë faktet arkivore. Ato koketime mund të numrohen nga takimet në Prishtinë, Tiranë e deri te ato në Beograd dhe Athinë e Romë. Dhe koketime shihet se ka pasur edhe nepër Evropë e deri në Stamboll e Vashington, sidomos në dekadën e fundit të shekullit XX-t. E sot, një kastë politike ende po provon, pas një qerek shekulli jetë, ta mbulojë diellin me shoshë, se një parti, apo persona: “është meritor (e) për çdo gjë, pa e kthyer kokën në krahun tjetër kurrë, se duhet ta marrë edhe përgjegjësinë për çdo gjë”. Madje, ajo parti apo individ, konkret dihet se është e regjistruar jashtë Kosove, te njëfar V. Kambovski më 1989 dhe madje me pafytrësi atë regjistrim e feston si datëlindje.

 

E këto ditë e gjeta edhe regjistrimin në “arkivin” tim, të cilin dokument disa vite telallgjinjët e “X” partisë e shpërndanin me cinizëm dhe krenari, duke u jargitur se: “Ja kush jemi ne”!. Ata dhe këta sot, qirrën se ishin meritor, por okupatorit nuk ia shkrepën asnjë plumb. Madje festuan tinzisht kur përgjegjësit e luftës së drejtë u derguan në Hagë, duke shpresuar se do ta kanë pushtet pa konkurencë. Relacioni i njerëzve të pasur me njerzit e varfur Më ka pasë thënë një prijës i luftës çlirimtare 1941-1944 se: nga të varfurit nuk kemi pasë kurrëfar fitimi, me përjashtim nëse ka mundur të na bshkohet në luftë. Por me ia marrë ndonjë pjesë të pasurisë, as që është ëndrruar sepse nuk ka pasë çka t` i mirret. Te i pasuri ia kemi marrë drithin, bagëtinë dhe shumë herë edhe shtëpiat e banimit, sepse nuk kemi pasë strehë për pushim. Po pas marrjës pushtit ia kemi paguar ndihmën. Në lidhje me këtë, relacioni në mes njerëzve të pasur dhe të varfër, është reflektuar edhe në krijimin e standardeve kombëtare. I pasuri ka menduar si ta ruaj dhe si të begatojë mëtej pasurinë. Por i varfuri nuk ka pasë kurrë çka të humbë, përpos që nëse ka pasë logjikë të shëndosh e të luftojë për ta humbur robërinë. Pra, shqiptarët si komb nuk kanë pasë standarde që e kanë forcuar substancën kombëtare: nuk e kanë pasë shtetin e përbashkët, nuk e kanë pasë tregun e përbashkët, nuk e kanë pasë mondhën e përbashkët, nuk e kanë pasë rreligjionin e përbashkët. Po kush ka qenë emruesi i përbashkët kombëtar te shqiptarët në çdo kohë: ka qenë gjuha, ndiesia për përkatësi, ka qenë alfabeti, por vetëm nga koha kur është krijuar e të cilin e ka imponuar gjuha, para dhe pas vitit 1908. Tani shtrohet pyetja: kush e merr përgjegjësinë që njerëzit janë të varfur. Kuptohet se përgjegjësinë duhet ta marrin ata që konsiderojnë se kanë merita, kanë pushtet (pa pushtet në disa etapa). Bje fjala 1945-1966 një klasë politike në Kosovë krekosej se i merr të gjitha meritat për daljen e shqiptarëve nga epoka e analfabetizmit. Po shtrohet pyetja shtesë: kush i merr përgjegjësitë për ato deformime të një pas njëshme. Krejtë natyrshëm se i marrin ata që ishin në pushtet. Por as në Plenumin “histork” 1966 e as më vonë, ajo klasë nuk mori përgjegjësi pse Kosova ishte vendi më i prapamebtur në Evropë. E vërteta, edhe më 1966-1981 pati alarme se Kosova ka shënuar progres, e nuk ishte ashtu si shkruhej. Po pse atëherë rinia që është truri premtues i kombit, u ngrit në demonstratë dhe në tentim kryengritje më1- 2 prill 1981 në Besi, duke neutralizuar okupatorit tre kamionë me armë dedikuar kolonistëve sllavë, për të vrarë shqiptarë, vetëm për t` u larguar nga varfpria dhe nga robëria, por me luftë të drejtë. Edhe më keq, kur po ajo udhëheqësi pranoi që demonstrat të quhën kontrarevolucionare, kur rinia kryengritëse nuk kërkoi me asnjë fjali ndryshimin e sistemit ekonomiko shoqëror, e as që provoi për t` i marrë institucionet e pushtetit. Pra drejtuesit e pushtetit dhe të partisë ishin përgjegjës për çdo çdo gjë, ndërsa konsideroheshin se janë edhe meritor për çdo gjë. Kjo atmosferë e kritkës ndaj atij që nuk kishte kurrfar pushteti në Kosovë, do të zgjatë deri më 1989 kur okupatori provoi të marrë edhe atë pjesë të pushtetit që nuk e kishte, kur drejtuesit politik shqiptar ishin bërë jugosllavë, kur tentoi për t` i bërë serbian, atëherë një pjesë pushoi dhe nuk u ndie për së gjalli, por populli nuk u ndal. Madje në ato rrethana do të ftohet populli në demonstratë, nga disa ish pushtetarë. Ata do të provojnë të nxierrim diçka nga humnera. Por jo të kërkojnë falje së pari , dhe pastaj të vazhdojnë duke akuzuar prap jo partinë, edhe pse e dinin se ajo i kishte vënë në humnerë, bashkë me popullin, por eksponenetët e partisë në aksion mu sikurse ata që ishin më 1945. Po si doli-dualën në sqenën historike shumë parti më 1989-1999 Ato parti meritokrate, do të vetpromovohën se janë “shpëtimtare”. Madje edhe sot prpogandohet e njejta këngë prej tyre. Gjithëditën kritikojnë dhe nuk ofrojnë asnjë zgjidhje, që do të thot se janë kritizerë. E vërteta, sa i takon zhvillimit horizontal, sistemi shumëpartiak më shumë ka rrënuar në disa fusha se sa që ka ndërtuar. Sidomos, propoganda e kritikave me të drejtë dhe pa te, vje n nga ata që janë me kokë në Romë dhe me trup në Kosovë apo Shqipëri. Ky pozicion politik u ngjanë atyre ylemave që për shumë shekuj me tru ishin në Stamboll, kurse me trup ishin nepër lokalitetet shqiptare, ku prapamenturia ishte bërë “fati i ardhur nga zoti”!. E kjo hipokrizi do të ringjallet më 1989-1999, duke propoganduar politikë paqesore, në stilin biblik. Ndërsa okupatori në anën tjetër, propogandonge por edhe për çdo javë e muaj vrante e burgoste patriotë shqiptarë, ata dhe këta paqesoren nuk e luanin vendi. Asesi që të ndrrohet kursi. Madje edhe atëherë kur doli në skenë UÇK më 28 XI 1997. Por, politikanët tanë kulmor shkuan deri aty, sa që lansuan “faktin” se: “Na ka pranuar Republika e Mashizekut” (Melkizedekut). Madje në kushte të robërisë pati edhe luks që disa parti të quhën të “djathta”, e të cilat jo që nuk e ndihmuan luftën sikurse më 1939-1944, por e luftuan përbernda “majtizmin” duke akuzuar edhe nepër takimet “zyrtare” se “janë terroristë”, sepse dikush nga jashtë ishte bërë fenomen që së pari shkonin në Beograd dhe atje merrnin instruksione. Madej vinin në Kosovë dhe kontaktonin adresa që i kanë marrë në Beograd. Dhe nuk ka ngja rastësisht injorimi i Kosovës më 1989- 1996. Ndprsa takimet më 1997 dhe sidomos më 1998/99 me data të sakta: më 15 maj 1998 në Beograd, ku ndoshta akuza ndaj UÇK-ës ka mundur të jetë “kontabilitet” i pazarit politik, por akuzatë më 28 maj 1998 në Vashington, më 1 prill 1999 në Beograd dhe më 18 prill 1999 në Prishtinë, janë tepër të rënda. Ato sot “meritokratët” i injorojnë sepse provojnë të ushtrojnë etiketime ndaj atyre që kanë luftuar. E pa luftë, NATO nuk do të intervenonte. E pse mos ta themei kur Çernomerdinë, nga qarqet e politikës paqesore, planifikohën tubime e kontakte edhe me Jellcinin në Moskë, shih në kohën e bombardimeve të NATO-s (mars –qershor 1999), kur Serbia bëri gjenocid konceptual. Sot çarqet serbiane po i propogandojnë meritat por nuk marrin asnjë përgjegjësi për krimet ndaj shqiptarëve Më 29 mars 2024 paralajmëroi kthimin me çdo kusht të pushtetit fashist në Kosovë. Kështu, Kryetari i Serbisë, mbajti deklaratë për shtyp. Në rend të parë e “anatemoi” përfaqsuesën greke në KE që raportoi dhe kërkoi që Republika e Kosovës të pranohet në Këshillin e Evropës. Asnjë fjalë kryetari serbian nuk e tha për sulmin terroristë për Bajë më 24 shtator 2023. Asnjë fjalë për përgjegjësitë për krimet 1998/99 ndaj civilëve shqiptarë. Asnjë fjalë për 600 vareza masive. Asnjë fjalë për bartëje të kufomave shqiptare në Serbi, për maskimin e tyre nepër grëmina, për t` humbur gjurmë. Asnjë fjalë për 185 219 granatime serbe ndaj katundeve dhe qyteteve të Kosovës. Shtrohet pyetja: nëse Kosova qenka “pjesë e Serbisë”, atëherë pse nga 1315 katunde Serbia i bombardoi 1008 katunde dhe 16 qytete të Kosovës. Serbia sipas A. Vuçiqit paska politikë “neutrale”, atëherë pse lejon që ushtria ruse të ketë llogor ushtrak të spiunazhit në Nish, dhe për çka është ai llogor. Nuk është për asgjë tjetër përpos për t` i sulmuar popujt dhe shtetet për rreth Serbisë. Shtrohet pyetja: pse Serbia është në armiqësi me të gjithë fqinjët pa përjashtim. Është kështu, sespe Serbia ëndrron okupime teritoriale, të cilat ia ka fituar jo me luftë, por nepër kongrese (1878) dhe Konferenca (1913, 1919, 1946, madje edhe më 1995 në Dejton ku arrijti që me 31% popullsi të përvetsojë 49% territor të Bosnje Hercegovinës. Serbisë askush deri me sot nga ndërkombëtarët nuk ia ka shtruar kërkesën për t` i paguar dëmet e luftës, ashtu si ia shtruan Gjermanisë më 1946. E mu për këtë pozicion, mund të thuhet se ne nuk e shohim me të njetin sy Serbinë si e sheh Brukseli, bje fjala. Madje, Kryetari i Serbisë fletë për rritje ekonomike, por nuk flet për vetvrasjet e pleqëve dhe fëmijëbe nepër shkolla, nepër tërë hapsirën e shtetit etij. Serbia nazifashiste sot është aq e tjetërsuar sa që të gjithë të moshuarit kanë mbetur nën mëshirën e askujtë. Madje, kryetari i Serbisë e quan veten dhe ata që e rethojnë “pederr”, vetëm sa për t` i amortizuar sielljet amorale të partisë tij dhe të atyre që e ushtrojnë pushtetin totalitar. Kryetari i Serbisë përvetësom merita për ushtrinë e tij, e cila të gjitha luftërat e fundit 1992-1999 i ka humbur me fund katastrofal. Tash shtrohet pyetja: kur asnjë republikë sllave, nuk mundi të jetojë me popullin belagji serbian, si mundën të jetojnë shqiptarët që nuk janë sllavë. Dhe, në fund, nëse Serbia ia ka pranuar tagrat e Republikës Kosovës, nëse çështjën e dinarit Serbia do jetë e detyruar ta pranojë ashtu si është rregullorja e Bankës Qëndrore të Kosovës, nëse për pranim të Republikës Kosovës në mbledhjen e fundit të institucioneve të Këshillit Evropës votuan vetëm 3 shtete kundër propozimit që Kosova të pranohet në KE, atëherë çka ëndrron Beogradi zyrtar, përpos një fitore të Rusisë në frontin e Ukrainës dhe marrshimin e Ushtrisë ruse drejtë Beogradit, për ta “çliruar” prej terroristëve sikurse më 20 tetor 1944. Çfar siellje pati Serbia më 1941-1945 ndaj hebrenjëve fatmjerë? Dokumnetet serbian dëshmojnë se Serbia ishte e para në Evropë që më 1942 (qeveria e Millan Nediqit) të deklarojë se: “Serbia është e pastruar nga Hebrenjët”. ( lexoni publikimet dokumentare: Tomisllav Vukoviq, Mozak izdaje, Zagreb 1991- posebno deo: Poseta srpskih arhireja glavnom vojnom zapovedniku ; Srpsko pravosllavno sveçenstvo u okuoiranom Banatu, Kosovu i Baçkoj; pravosllavni sveçenici dobrovolci i çetnici, f. 173-196; Milorad Tomaniq, Srpska Crkva u ratu i ratovi u njoj, Beograd 2001, deo: “individualna odgovornost-kolektivna mrzhnja”; Koncentracioni llogori smirti u Zemunu, Nisu, Zveçanu, Pristini, Pnçevu i Zrenjaninu në AVIIB, NOB 1941-1944, osnivanje e zakoni smrti.). Kryetari i Serbisë për herë të katërt po e theksnon dëmtimin e një fëmiu serbian që paska pësuar nga hudhja e gasit lotsjellës në Kosovë para ca kohesh. Shtrohet pyetja: Kryetari i Serbisë sot (2024) më 1999 ishte Ministër i informatave në qeverinë fashiste në S. Millosheviqit, a e kishte informatën për: prejën e njeriut me sharrë në Makofc para turmës së civilëve shqiptar; a e dinë A. Vuçiq për vrasjën e 1315 fëmijëve shqiptar, nga ai 2 ditësh deri te 14 vjeçari; a denin A. Vuçiqi për eksperimentet e oficerëve serbian më 1999 nepër Kosovës duke provuar vrasje me ujë të ftoftë; vrasje me ujë të nxehtë (si eksperimenete).

 

A është ish ministri i informatave në dieni të vrasjeve të fëmijëve shqiptarë nga banditës serbian para prindëve. A e din ministri i Millosheviqit A. Vuçiq për dhunimet e nënave shqiptare para fëmijëve dhe burrit; a e dinë për vrasjet e shqiptarëve në sofër duke ngrënë ushqim. Ndërsa urdhëri për ta dhunuar baba bijën, djali nënën dhe refuzimi, e pastaj hudhja e benzinës mbi ta dhe diegja për së gjalli, është pikërisht argument i gjenocidit, për çka Serbia nuk ka dhënë asnjë llogari deri me sot. E këto histori tragjike kanë ndodhë në Kosovë gjatë janar-qrshorit 1999 dhe A. Vuçiqi ishte ministër i informatave, dhe sot negociohet me te, e provohet të joshet për t` u bërë “evropian”, po kot, ujku nuk bëret dele kurrë. Po kush ka ëndrruar më 1945 se me Gebellsin duhet negociohet. Prandaj, Serbinë ndryshe e sheh dje, sot dhe nesër viktima, e ndryshe po e shohin ata që po ndërmejtësojnë negociata, pale mos po ndryshon. Dhe, ndoshta kjo është e natyrshme, sepse tragjedia ndryshe nuk mbyllët, por vetëm duke e parë tërë plagën e saj. E vërteta, Serbia as që mendon për t` i kërkuar dikujtë falje, sepse duhet të dihet se gjaku nuk falet, por palët e hasmuara duhet të pajtohën. Po Serbia e Vuçiqit nuk don pajtim, ajo don kthim të ushtrisë dhe policisë me mercnearë e paramilitar që krimet monstruoze të përseritën edhe më ashpër se sa më 1998/99. Po, kryetarit serbian po ia kujtojë një fakt të luftës Dytë Botërore: Hitleri më 1943 insistoi për t` i tubuar të gjithë herbrenjët nga: Gjermania, Hungaria, Serbia, Rumunia dhe Bullgaria me qëllim për t` i vëndosur në Palestinë. E vërteta, ai plan deshtoi sepse këto shtete i kishin shfarosur hebrenjët qysh më 1942. Pra, vërtetë A. Vuçiq ka përse të ‘krenohet’ sepse ushtria e tij nazifashiste e ka humbur çdo luftë në: Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë. Ndërsa për çdo brifing me gazetar A. Vuçiq kërcnohet se do të marrshoj me ushtri drejtë Sarajevës dhe Prishtinës. Për Srajevë dihet se 3 vite e ka bombarduar. Ndërsa për Kosovë po i përgjigjem se e ka bombarduar 9 vite, edhe pse nuk jamë politikan: Kemi bërë luftë të drejtë, për më e çliruar Kosovën si djep i shqiptarizmit. Por nuk ka pasë asnjë fëmi, plak apo plakë e civil që është dmëtuar. E kundërta ushtria dhe policia e A. Vuçiqit nuk ka lërë gjë të zezë pa provuar në Kosovë, madje edhe në stilin e DR RESHERIT 1941-1944 në Berlin. Dhe, nëse e sulmojnë sërish serbët Kosovën, i garantoi se do ta humbas edhe Nishin, që deri me 1878 ishte qytet shqiptar me popullsi 52%, me 28% serbian dhe 18% bullgarë dhe 2 % ciganë dhe vllëhë. Por Evropa e shpërbleu Serbinë për: “përhapje të krishtërizimit”. (lexoni dokumenetet Fengo- Austriake 1878 me shifër sekret, kurrë nuk janë botura, në Arkivin e Berlinit aty ku është edhe Fondi i Gestapos dhe ABVERIT, special viti 1943!!!) Po Serbia e “meritave” është në “qendër të vëmendjës në Evropë” sot, sipas politkës serbiane. Por është kështu sepse serbët nuk kanë mësuar asgjë nga historia. Ende po jetojnë në mesjetë, në të cilën kanë trilluar fitore dhe janë shpërblyer nepër Evropë në emër të politkës kryqzatë, madje se në shej “fitorëje, më 1389 paska rrah kumbonarja e Katedralës Noterdam në Paris”. Ndërsa, mendoi se koha e kryqzatave dhe gjysëmhënës ka mbaruar. Për atë kohë serbët mund të jetojnë, duke i vizituar muzetë, pse jo edhe të tyre, për të “jetuar nja dy minuta në rrena dhe shpifje”, që i kanë profesion, duke përvetësuar merita dhe duke mos menduar fare për përgjegjësi dhe ardhmëri. E për luftën gjenocidale që e bërën serbianët në Kosovë më 1998/99 po i shënoi ata oficerë që e nënshkruan KAPITULLIMIN e ushtrisë dhe policisë fashiste serbiane në Kumanovë më 9 qershor 1999. Oficerët janë këta: Gjeneral kolonel Svetozar Marjanoviq, zavendës i komandës supreme; ndihmësi i ministrit federativ i punëve të jashtëme Nebojsha Vujoviq, zavendësi i shefit SHVK gjeneral Bllagoje Kovaçeviq, komandanti i mbrojtjës kundër ajrore të ushtrisë Jugosllave Mlladen Karanoviq; shefi i shërbimit për logjistikë ushtrake Lubomir Draganjac, Branko Krga dhe Millan Gjakoviq, gjenerali i policisë Obrad Stevanoviq dhe Sllobodan Miletiq. (Cituar sipas Agjncisë “Frans pres”, e cila i publikoi atëbotë emrat edhe të palës së NATO-s , që e detyroi kapitullimin e Millosheviqit). Së këndejmi, merita e kapitullimit të Ushtrisë dhe Policisë Jugosllave (Serbe) i takon edhe Aleksander Vuçiçit, sepse ishte ministër i informatave në qeverin e S. Millosheviqit. (Shiqo edhe: Marko Llapushina, OVK protiv Jugosllavije-kako smo izgubili Kosovo i Metohiju, Beograd 2001; Akademik Hakif Bajrami, Genocid Serbie nad Albancima 1877-1999, Pristina 2023, Sedam etapa genocida, sa srpskim argumentima njihovih arhiva.) Një ndër “informatat” besel serbe është në një libër të kishës serbe botuar më 2019 se: “Popi i Deviqit i ka lajmëruar se i kanë munguar një herë 9 dinarë më 1927, dhe herën tjetër 13 dinarë më 1931. Ajo mungesë kualifikohet në librin serbina që e kanë përhapur ne të gjitha kishat ortodokse si: “Gjenocid i shqiptarëve ndaj serbianëve”. Po e nxjerr argumentin e tyre prap se kur më 1933 emrohet popi tjetër në Deviq, ai e zbulon se ato para i ka viedhë vet popi dhe i akuzon shqiptarët. Ndërsa, krimet serbiane më 1998/99 për A. Vuçiqin nuk janë gjenocid, madje as Srebernica nuk ka psuar gjenocid sipas A. Vuçiqit; madje as vrasja e pacientëve në Spitalin e Vukovarit nuk është për Vuçiqin krim. Madje as në Bihor të Sanxhakut sipas serbianëve nuk ka pasë gjenocid, edhe pse janë vrarë dhe masakruar 9523 shqiptarë dhe boshnjakë në fillim të vitit 1943. Madje, as 1 000 000 shqiptarë të deportuar nga Kosova më 1999 nuk “është gjenocid, sepse A. Vuçiqi e kompania nuk e pranoin, sepse Dardaninë-Kosovën serbët e kanë siellë në strajca të çergaxhive nga Sibiri! Pra, meritat dhe përgjegjësia po tregon historia se mund të objektivizohën vetëm me fuqinë e drejtësisë.

Shkrimi iu kushtohet heronjëve që i organzuan Demonstratat rrevolucionare në Kosovë më 1 dhe 2 prill 1981. Lavdi