Kush po kërkon zgjedhje të parakohsme në Kosovë?!...

Kush po kërkon zgjedhje të parakohsme në Kosovë?!...
Kush po kërkon zgjedhje të parakohsme në Kosovë?!...

Ismail Muçiqi

  • 01 April 2024 - 11:33

Shkruan Gazetari Ismail Muçiqi 

Në momentin kur paqja dhe Siguria Globale për njerëzimin po rrezikohet nga konfliktet gjithandej Botës, kur Ballkani gjendet në udhëkryq për shkak të hegjemonisë Serbe partitë opozitare në Kosovë janë ngritë në këmbë për të kërkuar zgjedhje të parakohshme Parlamentare. Këto parti kanë harruar ose fare nuk qajnë kokën për kërcënime të përditshme të Serbisë ndaj Kosovës e cila e ka dislokuar ushtrinë afër kufijve të Kosovës duke bërë plane për pushtimin e vendit ton. Shtrohet pyetja: Çfarë të mirash mund ti sjellin vendit këto parti politike të cilat janë konsumuar skajshmërish me vite e dekada duke qëndruar në politikë e në pushtet. Pothuajse në këto parti me vite e dekada udhëhiqen nga të njëjtit liderë dhe nga klanet e ngushta të cilat i kanë gërshetuar interesat më shumë personale sesa në të mire të Kosovës.

Si mund të kërkoj zgjedhje të reja opozita e cila udhëhiqet me të njëjtat struktura partiake që nga pas lufta. Nëse e analizojmë Partinë Demokratike pothuajse është e njëjta e përbërë me figura të cilat që nga konstituivi i Parlamentit të Kosovës 90% të deputetëve të kësaj partie janë të njëjtit njerëz apo të njëjtit emra. Çfarë rezultati pret kjo parti e cila ishte bartëse e procesit të privatizimit të aseteve ekonomike gjigante të Republikës së Kosovës. Se çfarë keqpërdorimesh dhe abuzimesh u bënë me fabrikat dhe me pronën shoqërore e tani publike nuk donë koment. Një numër individësh bartës të strukturave të Partisë Demokratike u pasuruan brenda nate dhe u bënë milionerë. Çka pret Lidhja Demokratike e Kosovës?. Duhet të themi se edhe kjo parti nuk dallon shumë nga Partia Demokratike. Ishte kjo Lidhja Demokratike në vazhdimësi në koalicion Qeveritarë me Partinë Demokratike dhe me Aleancën duke e ndarë kulaçin qoftë për të mire apo për të keq.

Platforma: “Rruga e re” apo drejtimi i ri të cilën e ka lansuar kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku është vetëm një improvizim i kalkulimeve politike duke ju qitur hi syve elektoratit të kësaj partie e cila në kohën kur u themelua nga lëvizja gjithë popullore në krye me Ibrahim Rugovën, e kishte përcaktuar rrugën gjeneralë për një Kosovë të lire dhe demokratike me vlera euro perëndimore në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu çfarë të mirash apo çfarë reformash mund ti sjell Kosovës Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila më shumë i përngjanë një klani farefisnorë e familjarë sesa ndonjë subjekti që mund ta pranojë elektorati. Koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me të ashtuquajturën parti Nisma të Fatmir Limaj nuk besoj se qytetarët e Kosovës do të bëjnë gabime tjera duke i rikthyer në institucionet e shtetit individët të cilët që nga pas lufta u përfolën duke u akuzuar në shumë instanca gjyqësore për maliverzime, zhvatje dhe keqpërdorime të parasë publike. Andaj kërkesa për zgjedhje të parakohshme nuk do ti sjellë asnjë të mire Kosovës me këta njerëz të konsumuar por është humbje e kohës dhe shpenzim i panevojshëm i buxhetit të shtetit dhe i polarizimit të skenës politike në dëm të njerëzve të këtij vendi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".