Lista Serbe të futet në Listë të zezë nga SHBA dhe BE

Lista Serbe të futet në Listë të zezë nga SHBA dhe BE
Lista Serbe të futet në Listë të zezë nga SHBA dhe BE

Muhamet Kelmendi

  • 11 April 2024 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi 

Serbia nuk e ka ndërmend të përgjigjet për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe për gjenocid të bërë në Kosovë nga forcat militare, paramilitare, policore dhe ushtarake serbe. Si rrjedhoj as subjekti politik në Kosovë i krijuar nga krimineli i luftës Vuçiq nuk futet në kërkim falje për veprat e përmendura të luftës. Është feminizëm të kërkohet nga Lista Serbe të bëjë kërkim falje kur shteti që i udhëheq, Serbia, si dhe udhëheqësit atje nuk kërkojnë falje. Në fakt Kosova as që duhet të shqetësohet pse nuk kërkojnë falje ndaj shqiptarëve për gjenocidin, krimet dhe masakrat e bëra ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Shqetësim më i madh është vazhdimi edhe tadh pas 25 vjetëve të paqes, ai vazhdim  i politikës serbomadhe për ta bashkuar “botën serbe” dhe ripushtuar Kosovën. Lista Serbe është subjekt i krijuar në Kosovë. I takon Republikës dhe vepron në Kosovë. Kuptohet se ky subjekt është nën kontrollin e vazhdueshëm dhe udhëhiqet nga klika e Vuçiqit. Ky e ka krijuar. Si subjekt që vepron në Kosovë kërkohet t'i respektoj ligjet e vendit. Nuk lejohet krimi të del nga kjo listë dhe aktivitetet tjera anti ligjore. Mos pjesëmarrja në regjistrim të popullsisë, në zgjedhje dhe në jetën tjetër politike të Kosovës nuk është vepër penale. Për atë nuk mund të ndëshkohet. Ndëshkimi vjen vetëm kur del kundër shtetit jo në kuptimin politik dhe vepron me mjete demokratike, por vetëm kur organizon dhe bënë akte të dhunës kriminale. Këtu duhet të veproj shteti.

E ndalon dhe e ndjek penalisht. Drejtuesit i kap dhe i dënon. Të tjerat veprime, ato që nuk janë të ndaluara dhe kanë karakter paqësor janë legale. E pranoj terroristi Radojçiq se ishte organizator i aktit terrorist në Banjskë. Dha dorëheqje nga Lista Serbe. Nuk u pranua se prapa aktit terrorist në Banjskë është Lista Serbe. Lihet i lirë si subjekt. Nëse konstatohet nga hetimet se qëndron prapa terrorit në Banjskë Lista Serbe duhet të ndiqet dhe të shpallet antiligjore. Këtë e bëjnë organet në Kosovë. Ndalimi i këtij subjekti nga BE a SHBA është i pakapshëm dhe nuk pritet të ndodhë. Mundë të shpallet Lista Serbe nga këto subjekte kriminale dhe të futet në listën e zezë. Por, ndjekja bëhet nga organet e Kosovës dhe aty ipet përgjegjësia penale e saj. Shpallja e tillë nuk do të bëhet nga BE e SHBA derisa palë për ta në Serbi është Vuçiq dhe klika e tij serbomadhe. Shpallja dhe futja në listë e Vuçiqit me kompani të SHBA-ve , të Aglisë e të BE-së e futë rrjedhimisht edhe Listën Serbe në këtë pozitë dhe ndiqet penalisht. Jan veprime që shkojnë bashkarisht.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".