Krimet serbe të luftës, Franca i jep goditje të rëndë trashëgimtarit të Millosheviqit, kreut të shtetit serb Vuçiq

Krimet serbe të luftës, Franca i jep goditje të rëndë trashëgimtarit të Millosheviqit, kreut të shtetit serb Vuçiq
Krimet serbe të luftës, Franca i jep goditje të rëndë trashëgimtarit të Millosheviqit, kreut të shtetit serb Vuçiq

Gani Qarri

  • 14 April 2024 - 08:43

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

 

Mbështetja franceze në rolin e shtetit bashkë sponsorizues për miratimin e rezolutës së Srebrenicës, e cila dënon krimet dhe gjenocidin serb në Bosnje, veçanërisht në rastin tejet gjakësor e makabër të ndodhur në Srebrenicë, është edhe goditja më e rëndë që mundë ti shkaktohet në këtë fazë regjimit kriminal të Aleksandër Vuçiqit! Andaj tani dhe është pikërisht momenti më i duhur, që një rezolutë të tillë kundër krimeve dhe gjenocidit të Serbisë, ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë, ta kërkojë për miratim edhe Republika e Kosovës, kur dihet se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, më 2 maj do të diskutojë lidhur me rezolutën për Srebrenicën, çështje që tashmë edhe ka shkaktuar reagime të gjithanshme dhe të shumta edhe në rajon.

 

Beteja për rezolutën që dënon gjenocidin serb mbi 8000 burrat e Srebrenicës, është kthyer në luftë të pa kompromis ndërmjet të dy taborreve, me lobim të pareshtur mes shteteve anëtarë të KS të OKB-së, ku habit veçanërisht Franca e cila, jo vetëm që i është bashkuar grupit mbështetës, por është edhe bashkë-sponsorizuese e rezolutës, përderisa Serbia e Rusia, përveçse janë vet kundër, po kërkojnë edhe aleat të tjerë par ta kundërshtuar, këtë rezolutë që në fakt është plotësisht me vend dhe shumë e drejtë, ani pse ndoshta, paksa e vonuar! Mbështetja franceze në rolin e shtetit bashkë sponsorizues për miratimin e rezolutës së Srebrenicës, e cila dënon krimet dhe gjenocidin serb në Bosnje, veçanërisht në rastin tejet gjakësor e makabër të ndodhur në Srebrenicë, është edhe goditja më e rëndë që mundë ti shkaktohet në këtë fazë regjimit kriminal të Aleksandër Vuçiqit! Andaj tani dhe është pikërisht momenti më i duhur, që një rezolutë të tillë kundër krimeve dhe gjenocidit të Serbisë, ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë, ta kërkojë për miratim edhe Republika e Kosovës, kur dihet se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, më 2 maj do të diskutojë lidhur me rezolutën për Srebrenicën, çështje që tashmë edhe ka shkaktuar reagime të gjithanshme dhe të shumta edhe në rajon. Përderisa shumica e politikanëve nga Bosnja e mirëpritën një hap të tillë, reagime negative pati vetëm nga Serbia dhe e ashtuquajtura "Republika srpska", me arsyetimin banal, se “kjo rezolutë që në fakt, dënon krimet dhe gjenocidin serbe ndaj boshnjakëve të pambrojtur, sipas Vuçiqit & Co, gjoja synuaka të stigmatizojë popullin serb”, ani pse Draft-Rezoluta për Srebrenicën në preambulën e saj nuk përmend askund të ashtuquajturën "Republikën serbe" apo Serbinë fashiste. Përkundrazi, propozimi i rezolutës u dërgua në emër të 17 vendeve në 193 adresa të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, ndërsa ajo që spikat dhe pritet të ndodhë me këtë rast, është aktgjykimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, i cili thekson qartë, se gjenocidi është kryer në vitin 1995,ndaj boshnjakëve në Srebrenicë. Duke qenë se kjo është një rezolutë e arsyeshme dhe e bazuar në faktet më të tmerrshme autentike, të ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore, në rajon dhe Evropë edhe Franca, megjithëse njihet si shtet mik me Serbinë, iu bashkua madje edhe si bashkësponsor, Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, akt i cili vërtetë duhet përshëndetur. Kjo rezolutë, duhet të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me ç`rast në një video adresim, pikërisht kryetari i Francës Emmanuel Macron tha se Franca kujton dhe do të kujtojë gjithmonë vuajtjet që Bosnja dhe Hercegovina përjetoi 29 vjet më parë në momentet më të errëta që ka parë Evropa qysh nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. “Më 11 korrik 1995 dhe në ditët që pasuan, në Srebrenicë të Bosnjës dhe Hercegovinës ndodhi një nga tragjeditë më të rënda në historinë moderne dhe Franca nuk i ka harruar më shumë se 8000 viktima, fëmijë dhe të rritur të vrarë aty, ndaj me emocione të thella, përshëndes viktimat e mbijetuara të gjenocidit dhe familjet e tyre, si dhe u shpreh të gjithëve ngushëllimet e mia, më të sinqerta”, ka deklaruar Macron. Duke qenë se Rusia ka humbur kapitalin e saj diplomatik për shkak të agresionit në Ukrainë, Serbia tani po mbështetet më shumë te Kina dhe përveç kundërshtimit të Rusisë lidhur me këtë rezolutë, Vuçiq ka thënë se në bisedën me ambasadorin kinez, Li Ming, tashmë është duke e lutur edhe Kinën që ta bëjë të njëjtën gjë... Siç dihet në një takim të mbyllur në Kombet e Bashkuara më 17 prill do të prezantohet Projekt-Rezoluta për Srebrenicën, e cila pritet ta shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë!. Prandaj do të ishte rast ideal, që edhe Kosova pa vonesë të inicioi një rezolutë të tillë, e cila mbase më së miri do të ndihmonte që të fitohet edhe e drejta e pa kontestueshme për ngritjen e shpejtë të një padije ndërkombëtare, kundër Serbisë fashiste, për gjenocidin dhe krimet e kryera ndaj shqiptarëve të pambrojtur në shtëpitë e tyre në Kosovë, nga e cila bashkë me rezolutën për Srebrenicën është sigurt se Serbia kriminale, do ta merrte një goditje, tejet të fuqishme të identifikimit dhe verifikimit si shtet me të kaluar kriminale dhe gjenociadiale në rajon!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".