Bojkotimi i zgjedhjeve në 4 komunat e veriut, siguron vazhdimin e ushtrimit të detyrës kushtetuese për kryetarët shqiptar deri në fund të mandatit

  Bojkotimi i zgjedhjeve në 4 komunat e veriut, siguron vazhdimin e ushtrimit të detyrës kushtetuese për kryetarët shqiptar deri në fund të mandatit
  Bojkotimi i zgjedhjeve në 4 komunat e veriut, siguron vazhdimin e ushtrimit të detyrës kushtetuese për kryetarët shqiptar deri në fund të mandatit

Gani Qarri

  • 16 April 2024 - 07:34

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Bazuar në ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nëse referendumi, parimisht dështon, atëherë qytetarët apo ai 20% i qytetarëve i cili është vu në lëvizje dhe kanë kërkuar referendum për shkarkimin e kryetarëve të tanishëm dhe hapjen e rrugës ligjore për zgjedhje të reja , nuk do të gëzojë mundësinë që këtë ta bëjnë, përsëri me herët se para 1 viti. Pra sipas ligjit në fuqi, ata nuk do të kenë mundësi pa kaluar edhe një vit, që edhe njëherë ti mbledhin nënshkrimet dhe të tentojnë ti shkarkojnë kryetarët të cilët tashmë janë në pozita, që praktikisht i bie se deri atëherë, vjen koha për zgjedhjet e rregullta lokale të cilat shpallen 6 muaj më herët.

-Bazuar në ligjin dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës,për të pasur sukses votimi me referendum, për largimin e kryetarëve të tanishëm, duhet të arrihet rezultati i domosdoshëm i cili parasheh të përmbushen kushtet ligjore sidomos plotësimi i pragut prej 50% plus 1 vota, për largimin e kryetareve aktual nga postet që mbajnë dhe shkuarjen në votime të parakohshme për zgjedhjen e kryetarëve të rinj.

Në anën tjetër, gëzon shumë argumenti tanimë i vërtetuar edhe në terren, se për herë të parë, që nga çlirimi i Kosovës, pas mese një çerek shekulli, edhe sipas konfirmimit të organizatës joqeveritare “International Crisis Group”, e cila ka mision parandalimin e konflikteve në rajon dhe botë, në deklarimet për veriun, që vetëm deri para 1-2 vitesh kontrollohej nga grupet kriminale të krye terroristit Radojçiq dhe bandat e organizatave të ndaluara terroriste serbe, të ashtuquajtura "mbrojtja civile" dhe "brigada e veriut" me pezullimin e veprimtarisë së tyre dhe dëbimin e terroristëve serb, matanë kufirit në Serbi, vërtetohet se Kosova është duke fituar tërësisht betejën për kontrollin komplet të pjesës së saj veriore.

Prandaj nëse referendumi qytetar, respektivisht votimi për largimin nga detyra të kryetarëve të tanishëm në veri, për shkak të thirrjes për bojkotin e votimit nga ana e Listës serbe, dhe qeverisë në Beograd, dështon, kryetarët aktual do të mbeten të paktën edhe për një vit tjetër në postet që, sipas ligjit dhe kushtetutës me të drejtë, ata mbajnë dhe ushtrojnë.

Mirëpo stabilizimi i gjendjes në veri të Kosovës, është parë qartë, se nuk i ka konvenuar asnjëherë Serbisë, siç vërehet tanimë se edhe kthimi i qetësisë dhe stabilitetit në veri, po i pengon më shumë seç pritej Vuçiqit dhe bandës së tij, ndaj Serbia edhe po vazhdon me provokime të pareshtura ndaj Kosovës, siç iu diktua, së fundi me urdhrin e Vuçiqit, minoritetit serb, që të mos marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë, e madje ta bojkotoj edhe votimin për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri, gjë që ata vet, me shumë ngulm, tash e sa kohë, e kanë kërkuar, me qëllimin e vetëm, që nëse arrijnë, përsëri ta përshkallëzojnë sado pak, situatën plotësisht të qetësuar në veri.

Ndaj megjithëse përfaqësuesve ndërkombëtar, nisur edhe nga përvoja e deritanishme, nuk u besohet, ngase ata pothuajse në çdo rast dalin në mbështetje të Serbisë dhe serbëve minoritar, kryetarët aktual që janë në detyrë të ligjshme, legale dhe kushtetuese, do duhej të merrnin mbështetjen edhe nga faktori ndërkombëtar për të vazhduar deri në fund të mandatit, pasi që ligjet dhe kushtetuta e Kosovës nuk lejojnë përsëritjen e të njëjtës procedurë votimi për marrje të mandati pa kaluar afate prej, të paktën një viti, tjetër nga mbajtja e referendumit, respektivisht-votimit të parë për shkarkimin e tyre.

Kështu që bazuar në ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nëse referendumi, parimisht dështon, atëherë qytetarët apo ai 20% i qytetarëve i cili është vu në lëvizje dhe kanë kërkuar referendum për shkarkimin e kryetarëve të tanishëm dhe hapjen e rrugës ligjore për zgjedhje të reja , nuk do të gëzojë mundësinë që këtë ta bëjnë, përsëri me herët se para 1 viti.

Pra sipas ligjit në fuqi, ata nuk do të kenë mundësi pa kaluar edhe një vit, që edhe njëherë ti mbledhin nënshkrimet dhe të tentojnë ti shkarkojnë kryetarët të cilët tashmë janë në pozita, që praktikisht i bie se deri atëherë, vjen koha për zgjedhjet e rregullta lokale të cilat shpallen 6 muaj më herët.

E për të pasur sukses votimi me referendum, për largimin e kryetarëve të tanishëm, duhet të arrihet rezultati I cili parashihet me ligj, pra të plotësohen të gjitha kushtet ligjore sidomos ato për pragun prej 50% plus 1 vota për largimin e kryetareve, përndryshe nëse kjo nuk arrihet, atëherë përveç se do të konsiderohet si iniciativë e dështuar, nisma e njëjtë nuk do të mund të përsëritet, të paktën pa kaluar edhe një vit.

Që nënkupton se nuk do të mund të përsëritet referendumi fare gjatë këtij mandati për shkak se në 6 muaj e fundit të mandatit të kryetarëve edhe nëse pozita e Kryetarit mbetet vakante, meqenëse zgjedhjet edhe ashtu shpallen brenda vitit, nuk parashihet të organizohet referendum, apo proces paralel i votimit.

Kështu që, në rast të dështimit eventual të referendumit, do të pushonin edhe arsyet e pa baza e të gabuara për masat që i janë shqiptuar Kosovës nga BE dhe po vazhdojnë të mbahen akoma padrejtësisht në fuqi, pikërisht në pritje të procesit të zhvillimit të zgjedhjeve në veri të cilat po shihet katërçipërisht, se ka tendencë të hapur që të pengohen, dhe të mos zhvillohen fare, pikërisht për shkak të shantazhit nga lista serbe, si dhe grupet kriminale që, akoma vazhdojnë të defilojnë në veri të Kosovës dhe ti kërcënojnë minoritarët serb për të mos ju bindur institucioneve legale dhe ligjeve të shtetit të Kosovës.

Përndryshe mbi të gjitha, është me shumë rëndësi fakti, se Serbia përkundër shkëpurdhjeve të kota të saj, nuk ka asnjë shanse ta sulmojë Kosovën dhe rrezikojë përsëri konfrontimin me NATO-n, duke pasur parasysh përvojën e keqe dhe mësimet e hidhura, që ka marrë nga përballja e vitit 1999, me këtë Aleancë e cila është edhe aleanca më e madhe në botë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".