Përgjegjësia ka emër e mbiemër, pse Kosova nuk ka bërë padi kundër Serbisë në GJND për gjenocid mbi shqiptarët

Përgjegjësia ka emër e mbiemër, pse Kosova nuk ka bërë padi kundër Serbisë në GJND për gjenocid mbi shqiptarët
Përgjegjësia ka emër e mbiemër, pse Kosova nuk ka bërë padi kundër Serbisë në GJND për gjenocid mbi shqiptarët

Muhamet Kelmendi

  • 21 May 2024 - 22:26

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Kryetari i Lëvizjes Qytetare "Odgovor", Bogdan Bogdanoviq, ka nisur një fushatë për krimet e kryera të Serbisë ndaj popullatës civile në Kosovë. Ai ka bërë të ditur në platformën 'X", se ka paraqitur padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë veçanërisht për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës, në vitin 1999. Dështimi i organeve në Kosovë për këtë çështje në fushën e drejtësisë, detyroi Bogdan Bogdanoviqin të paraqes padi për gjenocid.

 

Në Kosovë dhe ndaj shqiptarëve, në 100 vitet e fundit, shteti serb me ideologjinë e shtetit të madh serb ka kryer gjenocid në mënyrë të vazhdueshme. Gjenocidi i shtetit serb ka filluar në vitet 1878 dhe ka vazhduar deri në vitin 1999, atëherë kur mbi 13.500 civilë shqiptarë u masakruan barbarisht. Në periudhën dy vjeçare 1998-1999 kemi edhe veprime kriminale në fushën e dhunimit. Mendohet se janë rreth 20 mijë femra dhe burra shqiptarë të përdhunuar. Po në këtë kohë u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Mbi 150 mijë objekte u shkatërruan tërësisht. Veç shtëpive, u shkatërruan shkolla, objekte të kulturës, të fesë dhe lagje të tëra, si në Gjakovë dhe në Pejë, në Skenderaj, në Drenas e në Rahovec; në Deçan etj. Rreth 1 milion shqiptarë i barten në këmbe dhe me trena jashtë Kosovës. U bë plaçkitje madhe e qytetarëve shqiptar. Veprimet e shtetit serb nuk u kualifikuan nga ndërkombëtarët në veprime të gjenocidit nga pushtuesi daktatorial. U la kjo dhe mbeti ideologjia e njëjtë serbomadhe në pushtet. U konkludua se ato masa shkatërruese hyjnë në kuadër të krimeve të luftës. Por, as këtej nuk pati përgjegjës adekuate. U kap krimineli neofashist Millosheviq me disa veta dhe aty përfundoj përgjegjësia e shtetit serb në Tribunalin mbi Jugosllavinë në Den Hagë. Kjo mos përgjegjësi dhe në veçanti dështimi i shtetit të Kosovës në fushën e përgjegjësisë gjenocidiale të Serbisë ndaj shqiptarëve vuri në lëvizje edhe disa forca demokratike në Serbi. Kryetari i Lëvizjes Qytetare "Odgovor", Bogdan Bogdanoviq, ka nisur një fushatë për krimet e kryera të Serbisë ndaj popullatës civile në Kosovë. Ai ka bërë të ditur në platformën 'X", se ka paraqitur padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë - veçanërisht për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës, në vitin 1999.

 

Dështimi i organeve në Kosovë për këtë çështje në fushën e drejtësisë, detyroi Bogdan Bogdanoviqin të paraqes padi për gjenocid. Tash është paraqitur edhe një Rezolutë në OKB për gjenocidin serb në Srebrenicë. Mirëpo, nuk u paraqitë për gjenocidin serb në Kosovë. Duket se numri i të vrarëve në vitet 1998/99 prej 13.500 njerëzve në Kosovë nuk 'mjafton" për gjenocid për një rezolutë në OKB. U la kjo çështje në harresë dhe tash përsëri po përkrahet shteti serb. Vetëm në muajin prill të vitit 1999 ka vrarë Serbia mbi 4.082 shqiptarë. Shifra e tillë flet vetë për nivelin e dhunës gjenocidiane. Por, Kosova kurrë nuk e paditi Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të gjitha krimet e kryera në Kosovë. Nga Bogdan Bogdanoviq është padia e parë e paraqitur në GJND. Këso padi nuk u paraqitën nga Kosova. U la kjo fushë në "harresë". Fare nuk ka të dhëna pse nuk e paditi Kosova shtetin serb për gjenocid! Njerëz profesional për padi ka Republika! Me siguri edhe fakte dhe dëshmi! Duket se ka munguar guximi apo edhe më rëndë- vullneti politik, që shteti serb të paditet për gjenocid në GJND!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".