Skënderbeu, besimi i tij dhe orientimi i tij Perëndimor

Skënderbeu, besimi i tij dhe orientimi i tij Perëndimor
Skënderbeu, besimi i tij dhe orientimi i tij Perëndimor

Gjon keka

  • 25 May 2024 - 09:56


Nga Gjon Keka


-Trojet iliro-dardano- arbërore që nga fillimi i kanë takuar ritit të vjetër Perëndimor të krishterimit, edhe pas ndarjes së madhe (skizmës) të vitit 1054 ,disa pjesë dardano-arbërore vazhduan të ruajnë raportet me kishën Perëndimore, edhe pse disa i takonin ritit lindor si në atë të kohës nën Leo I ,por veçanërisht nën Leo III.Isaurin i cili në viti 732 në shenjë hakmarrje ndaj Papa Gregorit III, i transferon dioqezat si ato të Ilirisë ,Sicilisë dhe Kalabrisë nga autoriteti apo jurdiksioni i Romës në atë të Konstandinopojë, kjo edhe mund të quhet edhe skizma e parë.

Megjithëkëtë religjioni tek dardano-arbërorët nuk ka pas ndonjë rëndësi të madhe, e gjithë jeta e dardano-arbërorit ka qenë në ruajtjen e lirisë së tij,gjuhës së tij dhe të pronës së tij, e më vonë edhe pengesa që e ka dëmtuar atë mjaftë shumë ishte edhe gjakmarrja apo hakmarrja.

Duke parë këtë si në Dardani ashtu edhe në Arbëri e kudo dardano-arbërorët nuk kanë qenë të rrënjësour thellë në asnjë religjion,ky ështe realiteti, kjo është edhe arsyeja e moszënjes vend të asnjë religjioni në hapësirën tonë dardano-arbërore.

Por nëse flasim për trashëgimin dhe ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe kulturës iliro-dardano-arbërore ,atëherë sigurisht që është kisha e vjetër e krishterë Perëndimore(katolike) nën udhëheqjen e klerikëve të saj të shquar dardano-arbëror që e kanë ruajtur atë dhe ende edhe sot e ruajn.

Ndërsa sot ka tendenca nga ideologji apo religjione që kanë lënë pushtuesit sikur është ideologjia islamike që duan ta zhdukin kulturën, traditën dhe figurat historike e humane të kombit tonë iliro-arbëror. Për të mos shkuar më tutje, duke ditur se tema për të cilën do të trajtojë këtu nuk është e historisë së ideologjive religjioze por, të sqarimit të asaj të besimit ose jo të kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Se familja apo fisi Kastrioti sikur flasin dokumentet i takonin besimit të krishterë Perëndimor(katolik) ,prandaj edhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte rritë në fisin dhe familjen me një besim të tillë si i krishterë i kishës së vjetër të ritit Perëndimor(katolik), ashtu siku e kishte besimin edhe i ati i Gjergjit dhe vëllezërve të tij ,ashtu e kishin edhe fëmijët kjo është tradita që nga ajo kohë e që vazhdon edhe sot. Ndërsa nëna e Gjergj Kastriotit Vojsava i takonte ritit lindor,prandaj edhe emrat e fëmijëve iu vendosën disa nga ana e babait si: Gjergj ,Konstantin,Maria e njohur edhe si Mara, Angjelina,Diela(e njohur edhe si Jela) , e disa nga nëna sipas emrave të ritit lindor si: Reposh,Stanisha, Mamica,Vlaica. Sikur shihet Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte një i krishterë sipas ritit perëndimor(katolik) sikur ishte dhe babi i tij Gjoni.Sigurisht edhe pse Vojsava ishte një arbërore e ritit lindor me martesat e asaj kohe që u bënë, gruaja që shkonte në familjen e princit apo mbretit si në këtë rast e praktikonte ritin që i takonte aty ku është martuar sipas traditës së asaj kohe, gjithnjë po flasim për kohën e mesjetës dhe jo të sotëm ku secili beson aty ku ai dëshiron,ose nuk beson,sepse besimi ose mosbesimi është çështje personale.

Por, në atë kohë religjioni kishte ndikim politik tepër të madhë, pra roli i fesë në Mesjetës ishte vendimtar për secilin komb apo popull të Europës së sasaj kohe,ngase në atë kohë ende religjioni apo kisha dhe shteti ishin të lidhura ,ende nuk kishte ndodh ndarja e kishës nga shteti sikur është tani me shtetin që është sekular dhe religjioni e ka vendin e tij jashtë shtetit e institucioneve.

Të gjitha dokumentet që kam gjetë në arkiva dhe biblioteka europiane nënvizohet tepër qartë se Gjergj Kastrioti Skënderbeu i takonte besimit të vjetër të krishterë perëndimor(katolik).Sikur dëshmohet edhe nga bashkëkohësit dhe bashkëpunëtorët e tij si Pal Engjëlli,Dhimitër Frangu, dhe më pas edhe te Marin Barleti ,Frang Bardhi etj, aty ata e nënvizojnë tepër qartë besimin e tij në Krishtin si një i krishterë perëndimor dhe më lidhje të veçanta me Romën, Venedikun,Napolin, Raguzën ,Hungarinë vende këto të besimit poashtu të krishterë Perëndimor(katolike) europiane.

Si te Barleti ashtu edhe te kronistët e ndryshëm europian dhe të tjerë botëror ,nënvizohet edhe kjo se Gjergj Kastrioti Skënderbeu edhe pse i marrë pengë nga Sulltani, ai në zemër kurrë nuk ishte mysliman,por një i krishterë për nga besimi dhe këtë e mbante fshehur në zemër sa ishte në oborrin e sulltanit.Sipas dëshmive të kohës kur Gjergji me vëllezërit ishte marrë peng, sulltani i kishte premtuar babait të tij me anë të një marrëveshje se nuk do t'i bënte mysliman, por sapo i kishte marrë menjëherë i rrethpreu, i futi në mësime ideologjike religjioze islamike dhe e gjithë kjo u bë pa dëshirën e prindërve dhe sigurisht edhe pa dëshirën e Gjergjit dhe vëllezërve të tij.

Edhe përkundër kësaj Gjergj Kastrioti Skënderbeu e kishte rujatur në zemër atë besim që e gëzonte kur ishte në oborrin fëmijëror në atdheun e tij sëbashku me prindërit e tij dhe ajo dritë e brendshme nuk ishte shuar asnjëherë as e besimit ,por as edhe drita e atdheut që ai e donte fortë. Prandaj edhe e nxorri nga zemra dritën për atdheun dhe ia dha lirinë bashkë më arbërorët Arbërisë e Dardanisë dhe dritën ee besimit ,që pas kthimit në Krujë menjëherë iu rikthye besimit të vjetër të krishterë perëndimor(katolik),për t'u bërë kështu shembull për të gjithë pasardhësit e brezat që mbajnë në vena gjakun e tij Iliro-dardano-arbëror.

Kronistët dhe bashkëkohësit dëshmojën se Gjergj Kastrioti Skënderbeu bënte lutje sa herë shkonte në betejë për ta ruajtur Zoti atë nga çdo dorë e armikut dhe gjithshtu për ta ruajtur edhe popullin e tij nga rreziqet e shumta. Poashtu ai kur fitonte në beteja kundër pushtuesit otoman ai i ulte gjunjtë dhe e falënderonte Zotin që e ruajti dhe i ndihmojë të qëndrojë dhe të fitojë sëbashku me popullin e tij e ushtarët e tij që i kishte bërë heronjë të gjithë nën udhëheqjen e tij të urtë ,vizinare, si një strateg e gjeneral i të gjitha kohërave.

Me pak fjalë ,ky është Gjergj Kastrioti Skënderbeu i cili edhe ai si çdo njeri besonte në Zotin, ishte një besimtar i sinqert dhe i moralshëm i besimit të vjetër të krishterë Perëndimor(katolik) në Iliri ,prandaj edhe jeta e tij ishte në shërbim të Atdheut të tij dardano-arbëror ,lirisë dhe të besimit të tij të vjetër që e ruajti dhe e mbrojti, madje u bë edhe mburojë e gjithë Europës dhe civilizimit të përbashkët.Pastaj edhe u quajt Atlet i Krishtit,sepse ishte i tillë për kohën në të cilën ai jetoi dhe veproi. Dhe jo rastësisht ai vdiq dhe u varros në Lezhë në kishën Katedrale të Shën Kollit,sikur thoshte një kronist europian:“Shpirti që e frymëzoi u bëftë sërish dominues mes brezave të popullit të tij, të cilët dikur luftuan me kaq guxim për besimin e vjetër e të shenjtë!“ Sot nuk duhet asnjë të quajturit historian ,studiues apo intelektual etj, të ngurrojnë e as të mohojnë që ta potencojë edhe atë se Gjergj Kastrioti Skënderbeu përveç se ishte një çlirimtar, një mbrojtës i atdheut dhe udhëheqës i papërsëritshëm dardano-arbëror e kryehero, ai ishte edhe një besimtar i mirë, i sinqertë,një i krishterë iliro-dardano-arbëror, si e gjithë Europa e asaj kohe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".