Dy vite gjykim për një lëndë të korrupsionit, ky është kulmi i dështimit të drejtësisë

Dy vite gjykim për një lëndë të korrupsionit, ky është kulmi i dështimit të drejtësisë
Dy vite gjykim për një lëndë të korrupsionit, ky është kulmi i dështimit të drejtësisë

Gani Qarri

  • 30 May 2024 - 18:26

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri

Nga raporti më i freskët i Grupit për Studime Juridike dhe Politike zbulohet se si për një akuzë për korrupsion, rasti i trajtimit të lëndës shtyhet deri në 688 ditë, pra kjo është vetëm kohëzgjatja mesatare për zgjidhjen e rasteve të korrupsionit në gjykatat e kapura të Kosovës, e të mos flasim këtu edhe për ato që shtyhen edhe më gjatë, apo edhe që parashkruhen, pa u trajtuar fare, asnjëherë.

 

Sipas hulumtuese të GLP-së, gati dy vjet është kohëzgjatja mesatare për zgjidhjen e rasteve të korrupsionit në gjykatat në vend dhe për të ardhur deri te kjo analizë e thellë, GLPS-ja ka monitoruar vet, 458 seanca gjyqësore në periudhën, nga 1 prill 2023 deri më 31 mars 2024. Andaj përderisa Mali i Zi, para pak kohësh, ka burgosur për veprime të kundërligjshme edhe vet kryeprokurorin e shtetit, lind pyetja e domosdoshme se, pse kjo nuk ndodhë edhe në Kosovë dhe deri kur do të tolerohet ky sistem i kalbur i drejtësisë, që të bashkëjetojë lirshëm dhe bëjë avokatinë pa asnjë pengesë, krimit të organizuar e korrupsionit, kur dihet se sipas ligjit, këto institucione janë të thirrura dhe obliguara me ligj dhe kushtetutë pikërisht për ta luftuar dhe parandaluar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Mjerisht edhe raporti i publikuar të martën ka përfshirë gjetjet nga 458 seancat, 322 prej të cilave janë zhvilluar e 127 ose janë mbajtur me vonesë ose janë anuluar tërësisht, kurse për rezultate, GLPS-ja ka sqaruar se kanë analizuar edhe 143 aktgjykime të publikuara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe në këtë analizë janë pesë gjetje kryesore të raportit. Aty thuhet se numri i lartë i seancave të anuluara apo mbajtura me vonesë, kontribuon ndjeshëm në zvarritjen e zgjidhjes së rasteve të korrupsionit, dhe si arsye kryesore ceken, mosparaqitja e palëve në gjykim, por edhe neglizhimi i gjykatave në lëshimin e urdhër arresteve.

“Po ashtu, shumë seanca dështojnë për çështje teknike dhe administrative, përfshirë mungesën e personelit kyç dhe planifikimin e dobët”, thuhet në gjetjen e dytë të raportit". Prishtina ka pasur numrin më të madh të aktgjykimeve të publikuara (43), e ndjekur nga Mitrovica dhe Gjilani (25), ku “Kohëzgjatja mesatare për zgjidhjen e rasteve të korrupsionit ishte 688 ditë, me variacione rajonale të dukshme. Nga 143 aktgjykime, 89 ishin aktgjykime dënuese, 89, 51 nga këto, ishin dënime me gjobë, 9 me burg, 6 me burg e gjobë, dhe 1 me gjobë dhe burgim me kusht. Dënimet plotësuese të ndalimit të ushtrimit të funksionit në administratën publike janë aplikuar shumë rrallë”, thuhet në gjetjet tjera. Kështu që këto të dhëna dhe të gjeturat e këtij raporti, jnë vërtetë shumë shqetësuese dhe për tu alarmuar të cilat krijojnë dyshime të bazuara për lidhjen e fuqishme të sistemit të drejtësisë me grupet kriminale të interesit dhe rrjetet e krimit të organizuar.

Pikërisht vonesa e miratimit të ligjit Vetting, për mungesë të unitetit politik mes pozitës dhe opozitës, është faktori kryesor që ka ndikuar për të vazhduar lidhja e fuqishme e bashkëjetesës së sistemit të drejtësisë me nëntokën e krimit të organizuar, prandaj edhe kemi rezultate të tilla negative të analizës dhe raportimit të rezultateve vjetore në fushat specifike të sundimit të ligjit, sidomos në fushën e korrupsionit dhe të krimit të organizuar, të cilat janë bërë kancer i shoqërisë nga dështimi i efikasitet dhe mos funksionimit adekuat të sistemit të drejtësisë së kalbur!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".