Aty ku nuk funksion drejtësia, lulëzon krimi e korrupsioni, hedhin valle mafia!

Aty ku nuk funksion drejtësia, lulëzon krimi e korrupsioni, hedhin valle mafia!
Aty ku nuk funksion drejtësia, lulëzon krimi e korrupsioni, hedhin valle mafia!

Hasan Preteni

  • 30 May 2024 - 18:27

Shkruan:ANALISTI- Hasan Preteni

Ditë më parë u bë lajm sensacional se si në një nga gjykatat tona, në një proces gjyqësor, rast për krim të organizuar dhe korrupsion, rastin TOKA, qenkan dënuar avokatët për shkak të mos pjesëmarrjes në seancë gjyqësore, dhe mos paralajmërimit të arsyes së mungesës, me nga 500 euro.

 

Çfarë "dënimesh drakonike" i paskan shkatërruar krejt! Çka janë 500 euro për avokatët e atyre që aq para i kanë fituar me një milimetër tokë të keqpërdorur. Nuk do të përfundon as ky rast. I gjithë ky skenar është për të prolonguar dhe harruar rastin. Qëllimi nuk është dënimi dhe konfiskimi i pronës. Qëllimi është zhvatja. Këtu ka lekë për të gjithë, ka lek për prokurorët, gjyqtarët, për avokatët, për të gjithë përfaqësuesit e shtetit dhe shumë lek për të akuzuarit. Ky është definicioni i krimit të organizuar. Ky është ligji i mafisë, shumë aktor "akordohen" që bashkërisht të kryejnë vepra penale, të zhvatin pasurinë dhe të gjithë të fitojnë. Fitojnë aktorëtmafia kurse humb fukaraja dhe shteti.

Shtetin nuk ka kush ta mbroj. Nëse epilogu ndryshon kahen dhe qëllimin atëherë duhet të veprohet kështu. Të gjithë të akuzuarit të kthehen në burg. Paraburgim për të gjithë të akuzuarit, nga paraburgimi në gjykatore. Avokatët do të vinin e prezenca e të akuzuarve do të ishte e siguruar. Nëse gjykata dëshiron ta përfundon këtë "maratonë" i ka metodat e provuara nga të tjerët. Nëse jo le të vazhdohet. As e para e as e fundit,stendat,veteranët e shumë raste tjera,të vjetërsuara e të stërvjetruara. Merrni paga të mira ju prokurorë e ju gjyqtar, bashkëpunoni me matrapazët-avokatët dhe mbushni gushat pa u frikësuar nga askush. Zgjate Zot,i thonë kësaj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".