Kosova është shtet sovran dhe kështu duhet të veproj si ndaj BE-së edhe SHB-ve pa u ndikuar në zhvillimet e atjeshme elektorale

Kosova është shtet sovran dhe kështu duhet të veproj si ndaj BE-së edhe SHB-ve pa u ndikuar në zhvillimet e atjeshme elektorale
Kosova është shtet sovran dhe kështu duhet të veproj si ndaj BE-së edhe SHB-ve pa u ndikuar në zhvillimet e atjeshme elektorale

Muhamet Kelmendi

  • 11 June 2024 - 08:05

Shkruan:ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Në kuadër të diskutimeve për pozitën e ndërmjetësimit janë disa kandidatë. Njëri ndër ta është edhe z. Pahor nga Sllovenia. Ka edhe kandidatë të tjerë. Se kush do të zgjidhet mbetet të shihet?

Ndryshime të dukshme kundruall Kosovës dhe Serbisë, tërë Ballkanit Perëndime, nuk priten nga BE. Këto mundë të ndryshohen dukshëm nga rezultatet e zgjedhjeve në SHBA. Fitorja e z.Biden e legalizon më tej politikën aktuale nda çështjes së Kosovës dhe të Serbisë. Por, fitorja e z.Tramp e ndryshon tërë politikën ndaj kësaj çështjeje, mundet edhe ndaj tërë Evropës. Sidokudo, pozita e Kosovës nuk do të këtë ndryshime të mëdha.

Zgjedhjet evropiane, të BE-së mbaruan. Dolën 778 deputet të Parlamentit Evropian nga shtetet anëtare të kësaj organizate të Evropës. Me këto zgjedhje bëhet edhe zgjedhja për Këshillin e BE-se dhe të Komisionit. Këtu dalin edhe komisarët për fusha të ndryshme. Z Borel zëvendësohet në një politikan tjetër. Natyrisht edhe Përfaqësuesi Special i BE- së për dialogun Kosovë-Serbi do të zëvendësohet. Këto zëvendësime nuk e bëjnë edhe ndryshimin automatik të politikës së BE-së dhe të kësaj organizate kundruall raporteve Kosovë-Serbi. Megjithatë, një detyrë të madhe e ka ndërmjetësuesi. Ai ndërmjetëson dhe e orienton politikën e BE-së sipas qëndrimeve të veta. Mirë është që ndërmjetësi mos të vije nga një shtet që nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, sikundër ishte z. Borel dhe z.Lajqak, sepse edhe ky a ai/ajo mbështetet në politikën e shtetit të vetë dhe nuk e kryen detyrën e ngarkuar nga BE-ja. Në kuadër të diskutimeve për pozitën e ndërmjetësimit janë disa kandidatë. Njëri ndër ta është edhe z. Pahor nga Sllovenia. Ka edhe kandidatë të tjerë. Se kush do të zgjidhet mbetet të shihet? Ndryshime të dukshme kundruall Kosovës dhe Serbisë, tërë Ballkanit Perëndime, nuk priten nga BE. Këto mundë të ndryshohen dukshëm nga rezultatet e zgjedhjeve në SHBA. Fitorja e z.Biden e legalizon më tej politikën aktuale nda çështjes së Kosovës dhe të Serbisë. Por, fitorja e z.Tramp e ndryshon tërë politikën ndaj kësaj çështjeje, mundet edhe ndaj tërë Evropës.

Sidokudo, pozita e Kosovës nuk do të këtë ndryshime të mëdha. Mundet dhe duhet pritur vazhdimin e dialogut, duke e forcuar atë, si dhe duke kërkuar me qartë dhe me më këmbëngulje dialogim, me njohje de-fakto të Kosovës dhe të Serbisë. Pozita e shtetit serb do të pëson ndryshime të vogla. Serbia do të jetë nën presion më të lartë. Ndërsa, Kosova do të detyrohet të bëjë hapa në drejtim të asociacionit, si kusht për ecje. Këtu lypset qëndrim adekuat i Kosovës. Është shumë mirë nëse projekt statuti i paraqitur nga BE dhe i përkrahur nga SHBA të dërgohet në Komisionin e Venecias para se të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Bazë e tërë punës kërkohet të jetë Kushtetuta e Kosovës. Me këtë nuk lejohet organizim i pushtetit të ri. Kosova është shtet me pushtet dy shkallësh dhe çdo propozim tjetër duhet të refuzohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".