
Viti 2024, Kosova dhe gazeta 'Kosova Sot'


Skender Kapiti
Shkruan: ANALISTI-Skender Kapiti
Edhe disa ditë na ndajnë nga fundi i vitit 2024, vit i cili ka qenë me plot ngjarje të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare. Por për Botën shqiptare ashtu si gjithmonë Kosova është epiqendra e zhvillimeve në Ballkan të cilat kanë rëndësi kombëtare për shqiptarëet po se po, por Kosova ka qenë edhe këtë vit epiqëndra e vëmëndjes europiane dhe botërore në Ballkan.
Me këtë rast meriton vlerësimin dhe respektin publik më të lartë Gazeta “KOSOVA SOT”, si media e publikut dhe për publikun, si gazeta avangard e fjalës së lirë, si media e pavarur, jo politike e cila ka promovuar interesin kombëtar, agjendën kombëtare dhe shtetërore të Kosovës.
Këtë urim të merituar për “KOSOVA SOT” them se e meriton kur bën krahasimin me shumë media e tjera të interesit personal e grupal si në Shqipëri e Kosovë të cilat promovojnë agjenda që janë konform interesave të politikës dhe të interesave mercenare të botuesve të tyre, në kontrast me disa media që promovojnë edhe agjenda përcarëse politike, fetare dhe media interexhije të parasë.
Kjo gazetë që me daljen e parë të saj gjithmonë ka thënë, shkruar e botuar të vërtetën e pakorruptuar, dhe i urojmë që në vitin 2025 të dalë në letër, në shtypin e shkruar sepse është mjaft e nevojshme për publikun.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".