
Lexoni edhe:
Qarri: Trupat amerikane nuk do të tërhiqen nga Kosova
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Trupat amerikane janë të pakta në rajon, por domethënëse për paqen dhe sigurinë; numri është simbolik, por prezenca është tregues pozitive për paqen. Nuk besoj se do të ketë tërheqje, por tërheqja eventuale do të thotë mobilizim për europianët.
Qarri: Trupat amerikane nuk do të tërhiqen nga KosovaLexoni edhe:
-Politika e Trumpit nuk dihet se çfarë fati do t’i sjellë amerikanëve; kjo politikë është jashtë kontekstit të ndikimit amerikan. Por nëse vazhdon kështu, europianët duhet të mendojnë për veten e tyre, por pa SHBA. Deri më tash, europianët e kanë pasur aleatin më të madh botëror.
Kjo nuk ka të bëjë vetëm me forcat amerikane, por me politikën e tyre në botë. Ose një Amerikë e dobët e larguar, ose lënia e botës nën mëshirën ruse dhe kineze. Kjo nuk tingëllon mirë, por të shohim, të shohim a është Amerika e para sipas Trumpit, apo e lodhur. Bota varet prej SHBA-së, sidomos siguria, a është Trump forcimi i SHBA-së, apo një lojtar i tërhequr, i mplakur dhe i lodhur. Do ta shohim.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".