
Lexoni edhe:
Prokuroria Speciale dhe thirrja për intervistim e Kryeministrit, një manovër e rrezikshme
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Paralajmërimet e rritjes së çmimit të energjisë elektrike në këtë fazë të procesit paszgjedhor janë goditja më e frikshme pas premtimeve megalomane për ngritje të pagave dhe rritje të mirëqenjes sociale të qytetarëve. Siq duket, Qeveria e Kosovës është duke e pritur me padurim rastin për të shfrytëzuar këtë rritje të mundshme të çmimit të energjisë si një mundësi për të mbushur arkat e shtetit, duke i lënë pas nevojat e bizneseve dhe qytetarëve!
-Rritja e paralajmëruar e energjisë elektrike nga 30-35 % ka alarmuar bizneset prodhuese dhe ato komerciale, të cilët do të përballen me vështirësi të mëdha për të mbijetuar në tregun e punës nga shtypja e çmimeve që vijnë si produkt i faktorëve të tjerë ekonomikë.
Në këtë rast, produktet esenciale, si mielli, buka, qumshti dhe produktet e tij, mishi dhe artikujt e tjerë të përditshëm do të bëhen të shtrenjta dhe të papërballueshme për xhepin e qytetarëve, për shkak të rritjes së çmimit të energjisë, e cila do të ndikojë në ngritjen e nivelit të varfërisë dhe pabarazisë sociale në Kosovë!
Në fakt, ky është një problem serioz i keq-menaxhimit të resurseve prodhuese dhe riprodhuese vendore nga ana e Qeverisë, të cilat do të ndikojnë në rënjën e mëtutjeshme të zhvillimit ekonomik dhe rritjes enorme të inflacionit në vendin tonë.
Andaj, me të drejt kanë reaguar përfaqësuesit e bizneseve dhe njohësit e çështjeve ekonomike, të cilët e presin me shqetësim të madh rritjen e paralajmëruar të energjisë elektrike prej 30-35 %, duke paralajmëruar se, më së shumti do të pësojnë bizneset prodhuese në Kosovë e rrjedhimisht edhe qytetarët të cilët përveç se do të paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë ata do të kenë edhe produkte më të shtrenjta, përfshirë ato esenciale siç është buka.
Si pasojë e kësaj, bizneset prodhuese do ta kenë të pamundur që të operojnë dhe të mos i rrisin çmimet e produkteve të tyre.
Rritja e çmimeve të energjisë elektrike do të favaorizojë importin nga jashtë të artikujve ushqimorë dhe do të gjunjëzojë prodhuesit vendor!
Qeveria në detyrë Republikës në Kosovës e ka në dorën e saj shtrënjëtimin ose jo të energjisë elektrike!
Andaj, pa humbur kohë, që i bie, pa e pritur përfundimin e procesit të numërimit të votave të qytetarëve, Qeveria e Kosovës duhet ta hartojë një plan për parandalimin e shtrenjtimit të rrymës për bizneset dhe qytetarët, në të kundërtën, mund të përballet me pakënaqësi dhe trazira të mëdha sociale!
Premtimet e mëdha nuk duhet të pasohen me masa ndëshkuese ndaj qytetarëve dhe bizneseve, por duhet të stimulohen akoma më shumë nga shteti për shtimin e kapaciteteve prodhuesev vendore, për të luftuar inflacionin dhe mundur importin agresiv nga vendet fqinjë, i cili tashmë ka vërshuar të gjitha tregjet e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".