Shtetët e NATO-së do të bëhen bashkë për ta ndaluar dominimin rus

Shtetët e NATO-së do të bëhen bashkë për ta ndaluar dominimin rus
Shtetët e NATO-së do të bëhen bashkë për ta ndaluar dominimin rus

Nue Oroshi

  • 06 March 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Shumë shtete Evropiane janë të shqetësuara nga ndikimi i Rusisë dhe përpjekjët e saj për ta shtrirë sa më shumë ndikimin. Rusia nuk zgjedh mjete për ta arritur në gjë të tillë. Unë mendoj se shtetët e NATO-së do të bëhen bashkë për ta ndaluar dominimin rus. Por edhe Amerika nuk do të qohët kundër shtetëve të NATO-së.

 

-Nga i gjithë ky balansim politikë më së vështiri do ta pësojnë shtetët e vogla. Por një gjë mund ta them se sado që Amerika mund të bëj një veprim taktik që ta ndaloj Rusinë në veprimet e mëtutjeshme ajo asnjëherë nuk do të afrohët me Rusinë në atë shkallë sa që të ndërprej marëdhëniet me shtetët e tjera të NATO-së.

Një gjë duhet të thuhet se në këto dekadat e fundit në një mënyrë apo tjetër shtetët kryesore evropiane nuk kanë investuar sa duhët në armatim dhe ata kanë bërë një gabim shumë të madh. Një gabim e ka bërë edhe Gjermania e cila ka disa dekada që nuk i ka kushtu rëndësi të duhur forcimit të ushtrisë së saj.

Por besoj se shumë shpejtë Gjermania, Britania e Madhe, Franca , Italia dhe shtetët e tjera mund të forcohën në këtë drejtim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".