
Lexoni edhe:
Zeqiraj: Propaganda e opozitës kundër LVV-së, ra në ujë
Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj
Krimet masive që i filluan përgjatë luftës disa "komandantë" kriminelë të LPK-së së djeshme, alias PAN-it të sotëm, me vrasjen e kundërshtarëve politikë, i vazhduan pas luftës. Duke shkelur mbi kufoma, me ndihmën e shërbimeve informative DGSE franceze, UDB-së (BIA) serbe, Sigurimit Sekret shqiptar SHISH, morën pushtetin, përdhunshëm e përgjakshëm. Tirana zyrtare kompozoi Qeverinë e Përkohshme të Kosovës dhe, bashkë me instruktorët sigurimsa të Enver Hoxhës, u kthye në Kosovë.
Zeqiraj: Propaganda e opozitës kundër LVV-së, ra në ujëLexoni edhe:
-Kryeministri Hashim Thaçi, me SHTAB-istët e tij, ia ofruan UNMIK-ut prokurorë dhe gjyqtarë të seleksionuar. Krimet vrastare e hajnore vazhdonin shpengueshëm. Policia i regjistronte krimet, ndoca kriminelë i arrestonte, i hetonte – shkel e shko – dhe i lironte "në mungesë të fakteve?!" Qeveria e Përkohshme e rrënoi, qëllimshëm, sistemin e drejtësisë dhe kurrë më nuk arriti të vihet në funksion të misionit që duhej ta kishte.
Lëvizja Vetëvendosje erdhi bindshëm dhe meritueshëm në pushtet më 14 shkurt 2021, duke i mundur partitë tjera, të cilat kishin sunduar, egërsisht dhe poshtërsisht, Kosovën. Kështu, LVV, së bashku me partnerët Alternativa dhe Guxo, bënë ndryshimin e shumëpritur. Qeveria Kurti-2 erdhi me premtimin e madh: luftë krimit të organizuar, korrupsionit ose hajnisë zyrtare dhe bërjen e Kosovës shtet të mirëfilltë ligjor.
Realisht, kryeministri Kurti, edhe në shkurtin e vitit 2021, e gjeti Kosovën me sistemin e drejtësisë të rrënuar. Me dhjetëra mijëra lëndë të pazgjidhura, të mbetura stoqe, qëllimshëm, në pritje për t’u parashkruar – pra, të dalë afati për t’u trajtuar, shqyrtuar ligjërisht – një praktikë sa unike, aq edhe kriminale e rrugaçërore për një shtet në kontinentin më demokratik evropian. Rastet e parashkrimeve të lëndëve, zakonisht, në të shumtën e herëve, me protagonistë zyrtarë shtetërorë dhe të tjerë të lidhur me këtë kategori.
Rrjedhimisht, mosbesimi në organet e drejtësisë ka qenë dhe mbetet masiv. Populli i Kosovës, herë pas here, ka protestuar kundër organeve gjyqësore, Prokurorisë dhe Gjykatave korruptive, të kapura, kryesisht, nga PDK-ja dhe AAK-ja. Kryeministri Kurti dhe LVV, kanë qenë dhe mbeten në luftë të përhershme me organet e drejtësisë, sepse e kanë dështuar LVV-në në njërin nga premtimet parësore. Këto organe, duke qenë të pavarura, çdo kërkesë e Qeverisë për ushtrimin e ligjshmërisë, keqkuptohet, kinse po ndërhyn në drejtësinë e pavarur.
Krejt njëjtë është akuzuar edhe Presidentja Vjosa Osmani, e cila nuk aprovoi vazhdimin e mandatit të Kryeprokurorit, edhe pse për parregullësinë e zgjedhjes së tij kishin mospajtime edhe ndërkombëtarët për monitorimin zgjedhor. Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor, duke e shfrytëzuar të drejtën e propozimit të kryesuesit të këtyre Këshillave, është koracuar dhe ka shpërfillur organin më të lartë shtetëror, siç është Presidentja e vendit.
Veç kësaj, Presidentja Vjosa është kritikuar dhe akuzuar, herë pas here, pse nuk po e praktikon të drejtën e amnistisë, faljes së dënimit të burgosurve. Harrojnë horrakët e zuzarët se Presidentja është juriste dhe e di se korrupsioni galopant në organet e drejtësisë kurrë nuk mundëson dhënien e dënimit ligjor meritor. Andaj, nuk do të bëhet pjesë e krimit, duke dekretuar lirime dhe favorizime jo meritore.
Janë shumë qindra vrasje, plagosje, tentim-vrasje politike, përfshirë edhe atentatin e 15 marsit 2005 ndaj Presidentit Rugova. Edhe pse njihen me emër e mbiemër 4 kriminelët pjesëmarrës në atentat, askush nuk është hetuar dhe as ndëshkuar. Kriminalisht e turpshëm zhurmohet për lirimin e të akuzuarve për krime lufte dhe kundër njerëzimit, kryesisht të bashkëkombësve të tyre shqiptarë. 300 dëshmitarët e Hagës, 222 prej tyre kanë dëshmuar për krimet faktike të "Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale", emërtesë adekuate e Prokurorit amerikan, Jack Smith, për të akuzuarit në fjalë. Prolongimi i hetimeve dhe i dëshmive vazhdon t’i kushtojë buxhetit të varfër të Kosovës miliona euro! Ndërkohë që krimet serike janë të faktuara me kohë.
Kryeministri Kurti dhe LVV e tij janë zotuar se do të bëjnë gjithçka për ta reformuar sistemin e drejtësisë dhe për t’i bërë efektive Prokuroritë dhe Gjykatat e Kosovës. Përgjatë gjithë mandatit 4-vjeçar, Qeveria nuk ka rreshtur së kërkuari reformimin e organeve të drejtësisë, por pengesat kanë qenë dhe mbeten të mëdha. Sepse kjo reformë godet kriminelët ekonomikë të Kosovës – të gjithëpushtetshmit "komandantë" pa ushtarë, por me banda të bollshme – zhvatës të pasurive të Kosovës.
Vetting-u, edhe pse i aprovuar në parim, është bllokuar, duke u apeluar deri në Komisionin e Venecias, sepse blloku PAN-ist është i fuqishëm, ka miliona e miliarda për të blerë këdo, për të bllokuar çfarëdo nisme e reforme të dëmshme për interesat e tyre. E njëjta gjë po ndodh për Byronë e Verifikimit të Pasurive pa mbulesë financiare. Fotografitë me rroba të leckosura të varfanjakëve të djeshëm, milionerë të sotëm të veshur me petkun e "komandantëve", janë dëshmi faktike të një abuzimi dhe krimi ekonomik të përgjakshëm. Vrasja e inxhinierit Rexhep Luci, i cili i mbrojti me jetën e tij pasuritë, tokat-troje shtetërore në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, nga grabitja e "komandantëve" të babëzitur e kriminelë, është njëra nga qindra dëshmitë e përgjakshme.
Kryeministri Kurti e shpjegon qartë degradimin e drejtësisë në Kosovë, qoftë edhe me këtë fjali të zgjeruar, më saktë, periudhë:
"Ka jo pak gjyqtarë që, kur ndajnë drejtësinë, nuk bazohen te provat materiale dhe dëshmitë e tjera në proces, por edhe në çehret e palëve. E nuk mund të ndash drejtësi, nëse në momentet vendimtare ua shikon çehret palëve."
Kjo na kujton Pleqnarët e Pajtimit, të cilët, në pamundësi për ta bërë drejtësinë e duhur, për arsye se i forti bën drejtësinë – të ka vrarë sot, të vret përsëri edhe nesër – e mbyllin çështjen, gjithnjë në dëm të viktimës. Për ta lehtësuar barrën e viktimës, për t’ia ruajtur nderin, për hakmarrjen e pamundshme, Pleqnarët i thonë: "Prano pajtimin që po të ofrohet!" Ndërsa të fortit, qoftë edhe vrasës, i thonë: "Ti mos e përsërit më atë që ke bërë!"
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".