
Maloku: Ministri Maqedonci kishte të drejtë, për kërcënimin e Serbisë


Fadil Maloku
Shkruan: Fadil Maloku
(Ministri Maqedonci deklaroj publikisht, se; "Ne i shohim gjithmonë si të mundshme këto kërcënime. Ne e shohim gjithmonë të mundshme që Serbia në një moment mund të ndërmarrë veprime për të destabilizuar rajonin...)
1. E unë them; Që duhet të kemi kujdes, sepse, Serbia gjithë këta muaj është në presion të pa parë nga pakënaqësia e brendshme!? Dhe se s'duhet mbajmë fortë ymyt vetëm në NATO-n (!), anipse, ajo me Marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezoluten 1244 e ka marrë përsipër sigurinë dhe stabilitetin e kufijve të Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor. Them kështu se edhe Ajo sikurse shumë institucione tjera (shkaku i interesave gjeopolitike e konstelacioneve të reja të mundshme gjeostrategjike) ndërkombëtare nuk është imune ndaj "virusit" të politizimit dhe një situate të re që mund të ndodh!?
2. Poashtu, them kështu edhe faktin se; në mesin e NATO-s, ne ende kemi shtete që nuk e njohin Kosovën dhe se në një situatë hipotetike, ku ajo mund ta vlerësoj si tejet kërcënuese për vetën e saj (jo aq nga Serbia sa nga aleanca Ruso-Kineze), mund t'a "testoj" edhe opsionin e indiferences (qysh ndodhi, nëse u kujtohet në Bosnje kur u lidhën për shtylla ushtarët holandez!?)...
3. Së këndejmi, mendoj se; kërcënimi i paralajmëruar është serioz (ashtu siç e tha edhe ish koloneli britanik në emisionin Kosova Today) dhe se poashtu na duhet një Marrëveshje e re tripalëshe (Uashington-Bruksel- Prishtinë. Sepse, Marrëveshja e Kumanovës, nuk besoj që është më në përputhje me rrethanat dhe konstelacionet e reja globale...), e cila përveç obligimeve të ruajtes së status quos, do merrte përsipër edhe garantimin interesave të saja në pikën më neuralgjike, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por, për gjithë Europën;
Dilema e vetme mbetet; Si të arrihet Marrëveshje e re tripalëshe, kur ende shkaku i "paralizës" (ngërçin)nuk kemi Zot shtëpie!?
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".