Meha: Përgjegjësia për krijimin e Kuvendit të Kosovës i takon të gjithë deputetëve

Meha: Përgjegjësia për krijimin e Kuvendit të Kosovës i takon të gjithë deputetëve
Meha: Përgjegjësia për krijimin e Kuvendit të Kosovës i takon të gjithë deputetëve

Xhevat Meha

  • 01 July 2025 - 07:29

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Krijimi i Kuvendit të Kosovës tani po shihet si i shplarë, se është duke u sabotuar. Pyetja është: Po përgjegjësia ku qëndron?

Është fakt që përgjegjësia për krijimin e Kuvendit të Kosovës i takon të gjithë deputetëve që kanë marrë besimin qytetar. Megjithatë, përgjegjësia shpërndahet më tej. Deputetët kanë përgjegjësi të barabartë për të votuar, pa dallim. Ata kanë përgjegjësi për të votuar hapur apo fshehurazi, dhe kjo është një përgjegjësi e barabartë për të gjithë deputetët. Kjo përgjegjësi e barabartë ka edhe të drejtat e barabarta për çdo deputet.

 

-Është e drejtë e deputetit të vendosë se si të votojë, në mënyrë të hapur ose të fshehtë; kjo zgjedhje nuk mund t'i imponohet nga askush. Në mendimin tim, kryesuesi i seancave është duke shkelur të drejtat e deputetëve. Ky kryesues nuk po u ofron mundësinë deputetëve të zgjedhin mënyrën e votimit. Ai po imponon krijimin e një komisioni, pa respektuar të drejtën e deputetit për mënyrën e votimit.

Në krijimin e Kuvendit të ri, ekziston gjithashtu përgjegjësia politike për interesin qytetar. Përgjegjësia politike nuk është e barabartë për të gjitha grupimet politike. Përgjegjësia më e madhe politike është për grupimin më të madh politik, që në rastin e tanishëm është VV. Mendoj se kufizimet në ligje dhe kushtetutë rreth kësaj çështjeje nuk janë të drejta.

Fitues i votimeve do të duhej të ishte grupimi politik që ka 50+%. Nëse askush nuk arrin këtë përqindje, atëherë e vërteta është se kemi një grupim politik më të madh dhe grupime politike më të vogla, varësisht nga fuqia politike, dhe bashkë me këtë vjen edhe përgjegjësia politike. Fuqia politike nuk mund të ndahet nga përgjegjësia politike; ato janë të barabarta dhe të ngjitura.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".