
Lexoni edhe:
Burjani: Kjo çka po ndodh në Kuvend është absurde, shteti është i pari e jo interesi
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Politikanët tanë duhet t’i shohin të emëruarit amerikanë për Kosovën gjithmonë si diplomatë të Shteteve të Bashkuara dhe jo si individë të veçuar. Është e domosdoshme të bëhet dallimi mes personalitetit dhe funksionit diplomatik. Problemi qëndron në faktin se politika e Kosovës prej vitesh ka devijuar nga binarët e orientimit pro-amerikan dhe nga marrëdhëniet me shtetet mike evropiane.
Burjani: Kjo çka po ndodh në Kuvend është absurde, shteti është i pari e jo interesiLexoni edhe:
-Ajo ka mbetur si ai burri që nuk i qëndronte besnik gruas së tij, Humës, por shkonte tek e dashura, Hana dhe kur ra një shi i madh, mbeti në mes të ujit, ndërmjet dy cungjeve. Kur doli dielli dhe filloi të ngrinte, iu kërcitën dhëmbët nga të ftohtit dhe nisi të këndojë vetë: “Hajt Hasan, qysh t’ka zënë puna, As te Hana, as te Huma,
N’mes t’ujit, nër dy cunga.”
Edhe politika jonë nuk mund të ulet në dy karrige. Këtu shtrohet pyetja: A jemi apo nuk jemi në marrëdhënie diplomatike dhe miqësore me SHBA-në dhe me shtetet mike evropiane? Pikërisht këtu lind zhgënjimi i administratës amerikane. Orientimi i politikës sonë drejt armiqve të Kosovës dhe të aleatëve tanë strategjikë është alarmues. Edhe unë shpesh e pyes veten: Si ndodhi që një pjesë kaq e madhe e popullit shqiptar u tjetërsua në një mendësi jo shqiptare ku as nuk mendojnë më si shqiptarë, e as si mbrojtës të shtetit të Kosovës? Mendimi i tyre duket se është ta çojnë shqiptarin në errësirë, ku kurrë nuk do ta shohim dritën e diellit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".