
Lexoni edhe:
E zbulon analisti: Partitë politike duken të paafta për të arritur një marrëveshje
Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri
Në rrethanat kur Kuvendi i Kosovës nuk arrin të konstituohet pas 54 tentativash, nuk kemi më të bëjmë me një krizë procedurale, por me një sabotim të qëllimshëm politik. Në vend që të jetë një hapësirë funksionale e përfaqësimit dhe vendimmarrjes, Kuvendi është shndërruar në teatër për ruajtjen e privilegjeve, ku deputetët, megjithë dështimet, vazhdojnë të gëzojnë benefite pa llogaridhënie.
E zbulon analisti: Partitë politike duken të paafta për të arritur një marrëveshjeLexoni edhe:
-Kjo situatë flet për një kulturë të mungesës së përgjegjësisë: deputetët nuk ndëshkohen, qytetarët nuk përfaqësohen realisht, ndërsa institucionet bllokohen. Në këtë kontekst, mungesa e masave ndëshkuese për moskonstituim sistematik është një boshllëk serioz ligjor. Duhet të ketë heqje mandati, pezullim page apo shpallje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme nëse Kuvendi dështon të funksionojë për një kohë të caktuar.
Për më tepër, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që duhej të sillte qartësi, po përdoret si alibi për të zvarritur krizën. Palët politike e interpretojnë atë sipas interesit të vet, ndërsa qytetarët mbesin peng i një klase politike të papërgjegjshme, që e sheh shtetin si fushë manovre e jo si obligim ndaj publikut. Në thelb, kjo krizë nuk është vetëm institucionale është edhe etike dhe politike. Ajo kërkon përgjegjësi të vërtetë, reforma ligjore dhe një vetëdijesim qytetar që të mos lejojë më që demokracia të përdhoset në emër të pushtetit të përhershëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".