Nëse Dimal Basha ka përfolur UÇK-në sikurse Serbia?

Nëse Dimal Basha ka përfolur UÇK-në sikurse Serbia?
Nëse Dimal Basha ka përfolur UÇK-në sikurse Serbia?

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 01 September 2025 - 07:50

Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

-Atëherë del  krejtësisht e qartë, se ai moralisht, duhet të vetëdorëheqet nga pozita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

 Prandaj, nuk ka fare nevojë për panik dhe për  kurrfarë demonstratash e as protestash të OVL-UÇK , mbase vetë Dimali, vullenarisht duhet ta braktisë karrigen e kryeparlamentarit të Kosovës, nëse ka shkelur në “drrasën e kalbur” të Serbisë vrastrae të 2 milionë e gjysmë shqiptarësh në Kosovë (1989-1999).

Madje, nëse Gjykata Themelore e Prishtinës konstaton se Dimal Basha ka bërë vepër penale me rastin e “përfoljes” së UÇK-së, me qëllim që  ta  shpifë si “organizatë kriminale e terroriste”, ashtu siç thonë akuzat, paditë, gënjeshtrat dhe anatemat e regjimit gjenocidal të Sobodan Milosheviqit, që UÇK-në me çdo kusht ta “kualifikojnë” si “organizatë mafioze , kriminale dhe terroriste”, duke e krahasuar dhe futur në të njëjtin “thes” me organiztat famëkeqe terroriste dhe kriminale ndërkombëtare, atëherë GJYKATA duhet të marrë vendim ligjor lidhur me rastin “Dimal Basha - UÇK”.

Kjo nuk duhet të jetë e diskutueshme, por e zbatueshme me ligj dhe me Kushtetutën e Kosovës, sepse UÇK-ja nuk ka qenë  kurrfarë “organzatae” kriminale, mafioze e as terroriste, por ORGANIZATË ÇLIRIMTARE KOMBETARE DHE ANTIKOLONIALE KUNDËR pushtimit, agresionit dhe gjenoidit kolonial të Serbisë së Slobodan Milosheviqit , të Aleksanër Vuçiqit, të Ivica Daçiqit, Sheshelit, Arkanit….etj.

-UÇK-ja ishte palë ndërluftuese për çlirimin dhe shpëtimin e Kosovës dhe të popullit shqiptar nga Serbia gjenocidale (1991-1999).Këtë të vërtetë e justifikon edhe shkenca juridike ndërkombëtare (E Drejta humanitare ndërkombëtare dhe ajo publike ndërkombëtare). Kështu flet, edhe libri im me titull “ UÇK-JA DHE E DREJTA NDËRKOMBËTARE, 2010” .Jo vetëm Dimal Basha, por secili që, në çfarëdo formë ka ofenduar, shpifur, gënjyer, mashtruar, manipuluar dhe demonizuar UÇK-në, nuk mund të jetë kryetar i parlamentit, as kryemnistër, as president, as ministër e as deputet i Kuvendit të Kosovës.

Fundja, me sa “palë mend” të bëhet  ndonjë krahasim apo njëjtësim i UÇK-së në llogarinë e terrorizmit ndërkombëtar, kur Amerika dhe aleatët e saj evropianoperëndimorë e kanë njohur si palë ndërluftuese kundër forcave pushtuese çetniko-fashiste serbe (1991-1999)?!

2.

-Urime Dimal Basha në postin e Kryetarit të Parlamentit të Kosovës, më 26 gusht 2025. Zgjedhja jote është plotësht e ligjshmE dhe në frymën e Kushtetutës së Kosovës (15 qershor 2008). Mirëpo, nëse Gjykata Themelore e Prishtinës e verifikon, se në punimin tuaj kundër fundamentalizmit islam në Kosovë (2012), në çfarëdo forme e keni denigruar, krahasuar dhe akuzuar UÇK-në gjoja për bashkëpunimin e saj me “elemente” apo grupe të ndryshme kriminale, me tendencë, që ta fusnit në “ingranazhet” e terorizmit botëror, atëherë, duhet të reflektoni urgjentisht, duke dhënë dorëheqje vullnetare nga posti i KRYEPARLAMENTARIT të KUVENDIT TË KOSOVËS.

- Dimal i nderuar, po të isha në postin tuaj të kontestuar, unë menjëherë do të dorëhiqesha, pa asnjë ultimatum të oponentëve politikë…etj.

-Ndryshe, nëse Gjykata nuk gjen asnje element inkriminimi të UÇK-së, atëherë çdo gjë është në rregull, vazhdoni detyrën e juaj të re të besuar nga Parlamenti i Kosovës dhe nga vota e ligjshme dhe demokratike e  zgjedhësve tuaj, edhe si kryetar, edhe si deputet i deritashëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".