Përgjegjësia për këtë dështim në formimin e qeverisë bie mbi ‘tre dreqnit e mëdhenj’

Përgjegjësia për këtë dështim në formimin e qeverisë bie mbi ‘tre dreqnit e mëdhenj’
Përgjegjësia për këtë dështim në formimin e qeverisë bie mbi ‘tre dreqnit e mëdhenj’

Xhevat Meha

  • 30 October 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Thuhet se dështimi në formimin e qeverisë është papërgjegjësi e madhe politike, dhe tani të gjithë e dinë këtë. Përgjegjësia më e madhe për këtë dështim bie mbi tri partitë e mëdha, ose thënë ndryshe, "tre dreqnit e mëdhenj". Prijësit e këtyre tri dreqnive të mëdha po vendosin interesin personal e partiak mbi interesin e qytetarëve.

 

-Si vazhdim i dështimit të papërgjegjshmërisë politike të tre prijësve politikë, këta janë të gatshëm të shkojnë në votime të reja pa bërë asnjë përpjekje për të çuar në vend vullnetin qytetar të shprehur në shkurt të këtij viti. Absolutisht nuk është në interes të qytetarëve që të shkohet përsëri në votime, vetëm e vetëm se interesat personale e partiake të drejtuesve të tre dreqnive të mëdha nuk janë përmbushur.

Degradimi i madh që ka ndodhur këto 15-20 vitet e fundit në vlerat politike dhe shoqërore ka përmbysur autoritetet individuale të ndershme nga fusha, qofte akademike, qofte intelektuale, artistike, profesionale, biznisore etj. Nuk kemi tani ndonjë individ me autoritet moral që do të mund të ndërhynte tek tre dreqnit e mëdhenj për t'i afruar e për t'i sjellë në një marrëveshje politike që do të çonte përpara vullnetin politik të qytetarëve të paraqitur në shkurt të këtij viti. Definitivisht nuk është interes i qytetarëve që të shkohet përsëri në votime.

“Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".