Shteti i Kosovës dhe jugonostaligjikët!?
Skender Mulliqi
Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi
Ne kemi lavdinë dhe kranarinë kombëtare , dhe nuk do të lejohen lojëra në pakufi ,nga askush për të zhbërë lirinë dhe pavarësinë të fituar historikisht më gjak.Largimi i neokomunistëve fanatikë nga jeta politike dhe aktiviteti public është e domosdoshme .Këta mjaftë gjatë kan gjetur strehë aty ku nuk e kan vendin…
Ftoftë të përballur më dimrin, të gjithë jo të lehtësuar nga gjendja ekonomike dhe politike e keqe, por të ngarkuar.U bëmë shtet i lirë dhe sovran më luftë.Menduam së të pa ngarkuar hapërojmë drejtw një të ardhmeje më të mirë , më të lumtur .Por, nuk na dolën punët bash ashtu.Populli mendojë së zgjodhi më të mirët që kemi , në të gjitha nivelet e qeverisjës.Koha e vërtetoj,së politikanët e pas luftës nuk ishin më të mirët dhe as më të zgjuarit.Kjo u vërtetua në praktikë për 20 vite.Kur në botën e përparurar demokracia po lulëzon, në Kosovë po stagnon.Zgjedhjet locale përfunduan dhe humbësit pretendojnë se janë fitues .Kjo vetwm sa e pwrkeqwson edhe mw shumw gjendjwn politike.Mendonim se të paktën në shekullin e ri do të ishim më të qetë, më të pavarur dhe më të lumtur, kur pas disa dekadash na goditën fatkeqësi të reja.Nuk qëndruan sa duhet përballë sfidave që kërkonte faza e tranzicionit.Nuk qendruam së nuk i patëm njerëzit adekuat të politikës që gjerat të na shkojnë më mirë.U përballëm më kriza të vazhdueshme të jetës politike ,institucionale , ekonomike dhe kulturore të Kosovës sonë të bukur.U quan peshë pleshtat e shtratit në të gjitha sistemet , për të mos të na lënë të qetë.Të padurueshme , që pothuajse të padukshme për syrin , zvarritën në të gjitha dyshekët edhe të artit dhe kulturës , dhe publiku thjeshtë mbeti duke shikuar se çfarë po ndodhë, duke mos u besuar syve të tyre.E përshkrova pak gjendjen figurativisht, së ndodhitë e pas luftës ishin të tilla, jo të mira për qytetarë dhe për shtetin e Kosovës.Edhe pse në demokraci, na mbeten në derë jo bash pakw jugonostalgjikë dhe titistë , të një koncepti politik degradues dhe të huaj për shqiptarët.Këtyre njerëzve është duke ju pa sherri më të madhe.Dhe, kjo portë e hapuar, të shprehem ashtu duhet tu mbyllët përgjithmonë .Në të njëjtën kohë, goditja po kthehet nga ajo pjesë e skenës që respekton vlerat tradicionale shqiptare të endura në identitet aq fort sa asnjë revolucion nuk mund t'i çojë në dëshpërim. I kemi të gjitha kapacitetet për ta kthyer gjendjen politike jo të mirë për së mbari.Por, që nuk na nevoiten njerëzit më biografi të dyshimt , shkaterrues të shtetit.Ne kemi lavdinë dhe kranarinë kombëtare , dhe nuk do të lejohen lojëra në pakufi ,nga askush për të zhbërë lirinë dhe pavarësinë të fituar historikisht më gjak.Largimi i neokomunistëve fanatikë nga jeta politike dhe aktiviteti public është e domosdoshme .Këta mjaftë gjatë kan gjetur strehë aty ku nuk e kan vendin.Të mbretëroi demokracia , në ekonomi, në media , në fushën e kulturore , por edhe në politikë .Pra, kur sot shihni në media reagime të tepruara rreth kësaj apo asaj teme, duke errësuar artikuj nga fusha të ndryshme të jetës. Dredhitë politike tashmë janë bërë të padurueshme dhe shumë të dëmshme …Është koha e fundit për reflektim…
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
