Gjenerali amerikan Wesley Clark plot dinjitet, koherent dhe shumë i qartë
Akademik Flori Bruqi
Nga Flori Bruqi
Çfarë dëshmitari!
Dhe çfarë qëndrimi; plot dinjitet, koherent dhe shumë i qartë në çdo fjalë. Argumentues, logjik, i kthjellët dhe mbi të gjitha këto, i vërtetë.
Gjenerali Wesley Clark, edhe përpara Gjykatës Speciale të Dardanisë në Hagë, provoi se sa e drejtë ka qenë lufta e UÇK-së dhe se prej asaj lufte, Dardanisë, iu bë aleate edhe vetë NATO e prirë nga SHBA.
Me gjithë sa tha, por edhe me çfarë nuk tha, Gjenerali Clark konfirmoi edhe një herë se në atë gjyq nuk po gjykohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët, në fakt kanë më shumë se 5 vjet që janë marrë peng e mbahen padrejtësisht të burgosur në Hagë , për interesa që nuk kanë të bëjnë me drejtësinë ndërkombëtare.
Në Gjykatën Speciale të Dardanisë në Hagë, po i bëhet gjyqi komandantit legjendar të UÇK-së Adem (Shaban) Jasharit dhe gjithë të rënëve e martirëve të luftës. Po i bëhet gjyqi UÇK-së dhe vetë Dardanisë.
Gjykata Speciale e Dardanisë në Hagë, duhet ta mbyllë farsën e ngritur mbi akuza e sajesa të pabaza, që për paradoks e shëmti, janë ushqyer edhe prej dëshmish të turpshme të disa shqiptarëve jugosllavë të Dardanisë, të cilët, nuk e kanë për gjë të hedhin baltë mbi gjakun e derdhur në themelet e lirisë së Dardanisë dhe mbi luftën e drejtë e patriotike të UÇK-së.
Me dëshminë e vet, gjenerali amerikan tregoi edhe si dëshmitar, i ofroi një shans gjykatës ndërkombëtare , që ajo të ketë mundësi të mbrojë nderin e vet dhe të drejtësisë ndërkombëtare, njësoj siç gjenerali ia mbrojti nderin Dardanisë dhe luftës së saj për çlirim dhe pavarësi!.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
