Përse t'i bandit ke katër-pesë vende pune dhe babi im nuk ka punë dhe nuk kemi bukë!

Përse t'i bandit ke katër-pesë vende pune dhe babi im nuk ka punë dhe nuk kemi bukë!
  • 08 April 2016 - 09:13

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

Korrupsioni nuk ka të ndalur në Kosovë

Shumica sosh nuk kanë bukë e kripë t'u shtrojnë në sofër fëmijëve

Korrupsioni me "izën" të Qeverisë kuislinge, në Republikën e Kosovës jo vetëm që nuk ka të ndalur, por me të madhe dhe me hapa të shpejtë po shtrihet si vaji në lakra. Akoma nuk kam parë dhe nuk kam dëgjuar Qeveri më të poshtër që punon kundër interesave të popullit. Ç´është e vërteta, kjo Qeveri kuislinge ka dalë nga grupet mafioze të nëntokës dhe nuk ka dalë nga vota e lirë e sovranit. Përndryshe nuk do të punonte pamëshirshëm kundër popullit të vet që varfëria ka prekur mish e asht. Pjesa dërmuese e popullatës shqiptare në Kosovë jeton me më pak se dy (2) dollarë në ditë, ndërkaq, banditët që janë të strehuar në kopenë e kësaj bande qeveritare, përpos të ardhurave të jashtëligjshme, kanë vjedhur aq shumë saqë kanë siguruar jetesën për dhjetë-njëzet breza. Me shumë të drejtë thuhet se peshku kalbet nga koka. Banditë të bandës qeveritare, ministra të dikastereve të kësaj bande kusarësh punojnë nga katër-pesë punë, ndërkaq, në Kosovë, pjesa dërmuese e popullatës në vend, nuk ka asnjë person të punësuar gjëkundi. Shumica sosh nuk kanë bukë e kripë t´u shtrojnë në sofër fëmijëve. Nuk kanë para për t´u blerë ilaçet anëtarëve të familjes për t´i shëruar plagët dhe për të zbutur dhembjet. Dhe ky fukarallëk i skajshëm që ka përfshirë Kosovën nga sherri i këtyre banditëve, ndoshta do ta shtyjnë ndonjë njeri të vjedhë një kilogram miell, vaj, qumësht ose kripë dhe për këtë që e bën nga zori i madh mund të burgoset. Dhe, akoma në Kosovë, mjerisht ka njerëz me të meta mendore që mendon se në vendin tonë ekziston ligji, gjykata, prokuroria. Në qoftë se janë të shëndoshë në tru dhe mendojnë se ka ligj dhe gjykatë, atëherë ky leh aty ku ha. Ndryshe nuk ka që bëhet!

Sa të pashpirt janë këta idiotë të korruptuar

Sebep i këtij shkrimi u bë kur ditë më parë, një i njohur, më shkruan sms dhe kërkon para vetëm për bukë, se babi im po kërkon punë po nuk po mundet të gjejë dhe kur të fitojë babi do t´i kthejmë. E mora në telefon dhe ndërrova ca fjalë, sepse e njoh që është familje e mirë dhe e ndershme. Biseduam për të vetmen arsye që të mos e bëjë publike këtë punë. Por, ky më preku tej mase, kur vazhdoi: "La Reshat, a e dëgjove në televizion se dikush i ka katër-pesë punë, e baba jem s´ka punë dhe po lyp punë...!". Shih për këtë, se sa të pamëshirshëm dhe të pashpirt janë këta idiotë që po na udhëheqin vendin. Profesor fakulteti, punojnë jashtëligjshëm nëpër disa fakultete, mjekët punojnë në spitalin shoqëror dhe në spitale private, marrin ryshfet zagarët ose i lënë në korridor të japin shpirt në qoftë se nuk japin para ryshfet. Kanë hapur barnatore në emër të rrospijeve të tyre dhe kinse nuk ka ilaçe dhe i drejtojnë nëpër barnatoret e tyre, por thash më lartë se i kanë regjistruar në emrin e kurvave të tyre. Pra, shikoni se sa të pashpirt janë këta idiot të korruptuar, përpos katër-pesë punëve dhe hapjen e lokaleve të ndryshme, në emër të çingeneve të tyre, marrin edhe ryshfet dhe nuk i trazon dot kush. Punojnë dhe vjedhin lirshëm, sepse kjo bandë hajdutësh, kusarësh, pas parave haram vrapojnë si qentë pas kockave. Qeveria kuislinge e mbushur me hajna, kriminelë, udbashë, banditë i kanë bërë zap prokurorinë, gjyqësinë dhe ata qen të gjakut titist nuk guxojnë të bëjnë as gëk e as mëk, përndryshe fluturojnë nga puna. Për të ndalur këtë sëmundje kombëtare që ka përfshirë vendin, vetëm populli mund t´i thotë "NDAL!". Populli duhet trazuar i madh e i vogël për të shporrur këtë qeveri kuislinge, të formuar nga banditët,titistët dhe kusarët që u zgjodh kanaleve të nëntokës duke tradhtuar elektoratin. Personalisht, për mua nuk është aspak për të habitur, sepse në gazetën më të lexuar në vend "KOSOVA SOT", kam shkruar se në krye të Qeverise jo qëllimisht, me pëlqimin e kumbarëve serbianë është vënë në krye ish-titisti, spiuni i bandës së Rrahmanzinjve, hajni i Diasporës, ISA MUSTAFA DHE BANDITËT ATY RROTULL TIJ.

Derdimeni Isa Mustafa

Ky derdimen, Isa Mustafa, ia la amanet edhe bijve të tij që besnikërisht të bashkëpunojnë pashkëputur me serbianët. Djemtë e këtij derri qorr, fshehurazi bashkëpunojnë me kumbarën e gjakut të vojvodëve të Drazh Mihajlit dhe Vojo Sheshelit, që deviza e tij është: "Shiftarët mos të vriten me plumb, por të ngulen në hu gardhi...", u lidhen me Mishkoviqin, që publikisht nuk patën qare pa e pranuar, por, jo si burrat, por me bishtdredhur. Mesitninë me këtë kriminel serb e ka bërë babëziu Isa Mustafa, nga kumbaria e hershme që i lidh nga koha e Rrahman Morinës, kryetradhtarit dhe burrit të shkinës, "Bubës", avokate nga Nishi. Ndër shqiptarë njihet koha e bandës se Rrahmanzinjve, që u vranë shumë shqiptarë dhe humbën pa shenjë e pa dok. Miliona euro i paguan Serbisë së Mishkoviqve, zezënaja e Mustajve. Dhe pa fije turpi zgërdhihen dhe lehin si langonjtë pas hënës. Mishkoviqi dhe Isa Mustafa kanë punuar bashkë në këtë kohë me një kulm. Kur vriteshin shqiptarët rrugëve, këta zagarë duartrokisnin dhe bënin gosti me def e me violinë, duke pirë raki rrushi dhe "Slivovicë" pa ia da mishin e derrit të vrarë në malet e Shumadisë... Djali që kërkonte para për bukë i mallkoi këta banditë, kriminelë, zagarë, langonj të Qeverisë së Zogollve dhe të Toptanëve, që janë të korruptuar, hajna, kriminelë, që më shumë ka në Qeveri se sa në burgje, që kanë nga katër-pesë punë dhe popullin e lënë të vdesin urie. Këta lehaqenësh, nuk i ofendoj qentë e racës së pellazgëve dhe racës së Sharrit, por këta janë qen të Krajlevës, mashtruan popullin se do të hapen afro 500.000 vende pune, vetëm sa për të marrë votën. Dhe kjo u vërtetua vetëm për interesa personale kishin lehur, morën nga pesë vende pune dhe nga dy vende pune rrospitë e tyre, sepse të ishin të ndershme, ato nuk do të pranonin që një familje, përkatësisht burrë e grua të kenë pesë-gjashtë vende pune dhe familjet shqiptare nuk kanë çka t´u shtrojnë fëmijëve bukë në sofër për BAJRAM E PËR PASHKËT! Dhe krejt në fund, djalit i kemi kryer hallin pa merak fare, por nuk do të ndalemi për të luftuar korrupsionin e udhëhequr nga banda mafioze, vrastare, kusarësh e vagabondësh të Qeverisë kuislinge... Çuditërisht, në këtë valle të turpit janë kapur edhe disa barkmëdhenj dhe gushëvarur deri në kërthizë të UÇK-së, që po lehin nga stanet e tyre nga hiri i kësaj zezënaje të Qeverisë kuislinge! Lehni ju pa pushuar se për këtë punë paguheni. Por, mos harroni se ashti ka për t´u mbetur në grykë! Dhe do të ikni me turp nga kjo botë:"Luftuan, por vodhën më keq se shkijet dhe shkelen në gjakun e DËSHMORËVE TË KOMBIT!!! Pasi përfundova bisedën me hallexhiun për bukën e gojës, u nisa për në punë, ngisja veturën dhe me tingëllonte në vesh disa herë:"La Reshat (la ose lal nga anët tona në Verri dhe krahinën e Lumës i thuhet bacit) , a dëgjove televizionin, dikush nga katërpesë punë e babai im pa punë dhe nuk kemi bukë për të ngrënë..." Kaq kësaj radhe nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI Për këtë shkrim përgjigjem moralisht dhe penalisht.